Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit

4 posters

Shko poshtë

Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit Empty Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 21 Feb 2012 - 9:01

Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit Cigarija-300x198Të gjithë duhanpirësit me siguri shumë herë kanë dëgjuar se sa e dëmshme është cigarja. Të gjithë ne jemi rob të disa shprehive dhe i rutinës, por të gjitha ato janë të pranueshme derisa nuk e rrezikojnë shëndetin tonë.
Pirja e duhanit është e rrezikshme dhe derisa mendoni për ta ndërprerë, por ju mungon motivimi, ne ju sjellim disa nga gjërat që ju presin pas ndërprerjes së konsumimit të duhanit.
Seksi më i mirë
Me ndaljen e cigares do të përmirësohet qarkullimi, çka do të rritë ndjeshmërinë në stimulime. Meshkujt të cilët kanë ndërprerë konsumimin e cigares pohojnë që ereksioni u është përmirësuar. Femrat, nga ana tjetër, pohojnë që orgazmat e tyre janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme pas ndaljes së cigares. Po ashtu, joduhanpirësit janë 3 herë më tërheqës për gjininë e kundërt.
Fertilitet i përmirësuar
Ndërprerja e duhanit përmirëson mukozën e mitrës, ndërsa forcon spermën e mashkullit. Ndalja e cigares rrit mundësinë e mbetjes shtatzënë, ndërsa redukton probabilitetin e abortit spontan. Ajo çka është më e rëndësishme, përmirëson shanset për lindjen e fëmijës të shëndetshëm.
Pamje më rinore e lëkurës
Ndalja e cigares në mënyrë të dëshmuar ngadalëson plakjen e fytyrës dhe shtyn shfaqjen e rrudhave. Lëkura e joduhanpirësve fiton më shumë materie ushqyese, duke përfshirë edhe oksigjenin. Ndalja e cigares do të përmirësojë lëkurën, lëkura do të duket më e shëndetshme, më e re dhe më e bukur.
Dhëmbët e bardhë
Konsumimi i duhanit shkakton nxirjen e dhëmbëve. Me ndaljen e cigares dhëmbët tuaj do të duken më të shëndetshëm, ndërsa do të keni edhe frymëmarrje më të freskët. Ish-duhanpirësit kanë probabilitet më të vogël nga zhvillimi i sëmundjes së mishit të dhëmbëve dhe humbjes së hershme të dhëmbëve, për dallim nga duhanpirësit.
Frymëmarrja më e lehtë
Njerëzit marrin frymë më lehtë dhe më pak kolliten kur ndalin cigaren. Kapaciteti i tyre i mushkërive rritet edhe deri në 10 për qind në afatin prej 9 muajsh. Ndikimi i duhanit në mushkëri nuk mund të jetë i dukshëm në vitet e njëzeta dhe tridhjeta derisa nuk vendosni për aktivitete intensive fizike. Megjithatë, kapaciteti i mushkërive reduktohet me kalimin e viteve. Në vitet e mëvonshme mund të ndieni vështirësi në frymëmarrje edhe atëherë kur nuk bëni asgjë.
Jetë më e gjatë
Gjysma e të gjithë duhanpirësve afatgjatë vdesin më herët nga sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, mushkërive dhe bronkitit kronik. Personat që ndërpresin duhanin deri në moshën 30 vjeçare, jetës së vet ia shtojnë 20 vjet. Personat që ndërpresin duhanin në moshën 60-vjeçare, ia shtojnë vetes 3 vite jetë. Me fjalë të tjera, kurrë nuk është vonë ta lini duhanin. Me ndërprerjen e konsumimit të duhanit nuk do t’i shtoni vetëm vite jetës, por edhe do të rrisni probabilitetin që të mos sëmureni rëndë.
Me pak stres
Hulumtimet kanë treguar që njerëzit janë të ekspozuar ndaj nivelit më të ulët të stresit pasi që ndërpresin duhanin. Cigarja nuk është ilaçi i duhur për stres, vetëm vepron në mënyrë lehtësuese në atë moment. Me ndaljen e cigares do të rritet niveli i oksigjenit në trup, çka do të nënkuptojë koncentrim, kujtesë dhe shëndet mentor më të mirë.
Ndjeshmëri më e mirë ndaj aromave dhe shijeve
Me ndaljen e cigares do të zgjohen ndjenjat tuaja të shijes dhe të aromës. Trupi këndellet nga qindra kimikate helmuese, të cilat i keni konsumuar me duhan dhe keni shtypur ndjeshmërinë e shijes dhe të aromës.
Më shumë energji
Në afat prej 2 deri 12 javë pas ndaljes së cigares do të përmirësohet dhe qarkullimi. Në këtë mënyrë të gjitha aktivitetet fizike do t’i kryeni shumë më lehtë. Heqja dorë nga cigarja forcon sistemin e imunitetit, çka do të lehtësojë luftën kundër ftohjes dhe gripit. Rritja e oksigjenit pas ndaljes së cigares do t’u japë më shumë energji dhe do të ndiheni më pak të lodhur.
Shëndeti i më të dashurve
Pas ndaljes së cigares do ta mbroni po ashtu edhe shëndetin e miqve dhe familjarëve tuaj. Pirja pasive e duhanit rrit rrezikun nga formimi i kancerit të mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru. Ata po ashtu kanë madje 3 herë rrezik më të madh për të fituar kancer të mushkërive më vonë në jetë, për dallim nga personat që nuk janë vazhdimisht në afërsi të duhanpirësve. Ndërprerja e duhanit është e mirë për ju, por edhe për shëndetin e tyre!
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit Empty Re: Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit

Mesazh nga Anakonda Tue 21 Feb 2012 - 9:03

Perparesi eshte po kush do tia dije per keto rregulla ne ditet e sotme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit Empty Re: Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit

Mesazh nga Daku Tue 21 Feb 2012 - 9:06

Ja vlen ta lesh
Po cigaren e kam fiksim
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit Empty Re: Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit

Mesazh nga Tonii Tue 21 Feb 2012 - 9:35

sa me shum aktivitete sportive
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit Empty Re: Disa nga përparësitë shëndetësore të lënies së duhanit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi