Kosova përpiqet të tërheqë investimet e diasporës
2 posters
Faqja 1 e 1
Kosova përpiqet të tërheqë investimet e diasporës
Qeveria po bën përpjekje të reja për të nxitur ekonominë.
Kosova ka filluar një fushatë nxitëse për të tërhequr investime, duke u përqëndruar veçanërisht në ripërtëritjen e ftesës së saj që bizneset e diasporës të investojnë në vend.
Reklamat filluan të transmetohen në CNN të premten (17 shkurt), përvjetori i katërt i pavarësisë së Kosovës, tha Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila.
Ibrahim Makolli, ministër për diasporën, tha se Kosova garanton siguri për investime, pasi vendi ka hequr pjesën më të madhe të pengesave të biznesi, duke lejuar rregjistrim më të thjeshtë biznesi, me një "standart liberal tregtie, taksa të favorshme, stabilitet ekonomik e sistem bankar të qëndrueshëm".
Xhevdet Svarca, një këshilltar politik e zëdhënës për ministrinë e diasporës, tha se diaspora dërgon rreth 600 milionë euro në Kosovë, por paratë shpenzohen për shpenzime të përditshme. Svarca shtoi se Kosova do të ketë më shumë përfitim nga të ardhurat e diasporës si investime.
"Do të ketë vende punë të reja të hapura e kështu do të ketë më pak nevojë për dërgesa," tha ai për SETimes.
Svarca shtoi se investimet e diasporës do të tërhiqnin bizneset e huaja që të investojnë në Kosovë si një vend i sigurtë për investimin e kapitalit, duke përmendur energjinë e bujqësinë si sektorë të mundshëm.
Riçard Lukaj, drejtor i lartë administrativ në Bank Street me qendër në SHBA, është nga diaspora e Kosovës i gatshëm të investojë në vend, por tha se po shihte për "vende të posatçme investimi".
"Kemi parë disa premtime të shkelura e në mënyrë të përsëritur u përpoqëm të kemi oferta të investimeve të posatçme për 20 vjet, të pasuksesshme, në rajon," tha ai për SETimes.
Lukaj shpreson për mundësi që do të angazhonin diasporën e do të krijojnë një mjedis pozitiv investimi, "me institucione që funksionojnë mirë e mbrojnë interesat e investitorëve, pa diskriminim në favor të dikujt tjetër".
Avni Zogjani, kreu i OJQ-së Zgjohu të Kosovës kundër korrupsionit e konsideron përpjekjen e tanishme të qeverisë një thirrje të fundit. "Diaspora e Kosovës pothuajse nuk është studjuar," tha Zogiani për SETimes, duke shtuar se "thjesht nuk e dimë sa shumë ata dëshirojnë e mund të investojnë," në Kosovë.
"Korrrupsioni e ka bërë Kosovën të papërshkueshme për biznese të tjera, me përjashtim të atyre pranë politikës,"shtoi Zogjani.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 20/02/12
LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Re: Kosova përpiqet të tërheqë investimet e diasporës
Cti bejm kosoves se shkrete,pasi keshtu eshte edhe vendi yne......
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shqetësimet kryesore të diasporës kosovare
» AAK: Investimet e MTPT-së, të turpshme
» Kriza shtyn investimet greke drejt Shqipërisë
» Princesha saudite perpiqet te ike pa paguar
» Përpiqet të arratiset nga burgu i futur në valixhe
» AAK: Investimet e MTPT-së, të turpshme
» Kriza shtyn investimet greke drejt Shqipërisë
» Princesha saudite perpiqet te ike pa paguar
» Përpiqet të arratiset nga burgu i futur në valixhe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi