Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kriza shtyn investimet greke drejt Shqipërisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kriza shtyn investimet greke drejt Shqipërisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kriza shtyn investimet greke drejt Shqipërisë

2 posters

Shko poshtë

Kriza shtyn investimet greke drejt Shqipërisë Empty Kriza shtyn investimet greke drejt Shqipërisë

Mesazh nga WebMaster Wed 28 Mar 2012 - 20:13

Lorenc Rabeta

Teksa gëzon një sistem të shëndetshëm bankar, pavarësisht uljes së ritmeve të rritjes eko-nomike, Shqipëria duhet të dijë të përfitojë nga kriza ekonomike që ka përfshirë vendet përreth, përfitim që, sipas ekspertëve të financës dhe ekonomisë të mbledhur dje, në Konferencën me temë "Pasojat rajonale të krizës ekonomike europiane", vjen kryesisht prej orientimit të bizneseve greke drejt delokalizimit të aktivitetit nëpër vendet fqinje. "Ndërmarrjet greke nisën të shohin zhvillimin e tyre jashtë Greqisë. Bankat greke kanë investuar rreth 70% të kapitalit në Serbi dhe Shqipëri. Greqia ka 900 degë në gjithë Ballkanin Perëndimor",- deklaroi Franz Lothar, profesor për kërkimet eko-nomike europiane, gjatë konferencës së djeshme të organizuar nga ambasada greke, ku merrnin pjesë ekspertë të huaj e vendas në fushën e ekonomisë e financave. "Sistemi bankar në Shqipëri është likuid dhe i sigurtë, me një vlerë asetesh prej 8 miliardë eurosh. Roli i bankave greke në këtë treg ka rëndësi, pasi ai zë 20% të tregut, me 150 degë dhe me një vlerë kapitali 1.2 miliardë euro. Sistemi bankar është shumë i besueshëm, pasi ka kapital të mjaftueshëm, ku ka dhënë 4 miliardë euro hua dhe ka 6 miliardë euro kapital. I vetmi shqetësim mbetet ekzekutimi i kolateralit",- u shpreh Ioannis Armakolas, zëvendëspresident i Shoqatës së Bankave në Shqipëri.
Sipas ekspertëve shqiptarë që referuan në takim, kriza në Shqipëri është mëse aktuale, gjë që duhet ta detyrojë qeverinë të shikojë me shumë seriozitet politikat fiskale dhe përkeqësimin e zërave ekonomikë, duke vënë theksin në mënyrë të veçantë te borxhi publik. Teksa theksoi se në vitet përpara krizës kemi përjetuar një rritje ekonomike mesatare prej 6%, ish-ministri i Financave Arben Malaj vërejti se "aktualisht këto ritme kanë rënë dy-tre herë. Rënia ekonomike duket qartë te rënia e volumit tregtar. Edhe më shqetësuese është rënia e importeve, që do të thotë se kërkesa agregate është në vështirësi",- tha Malaj. Pasi renditi si një faktor me shumë peshë rënien e dërgesave nga emigrantët, deputeti socialist shtoi se një problem tjetër mjaft shqetësues është "rritja e kostos së borxhit publik". Teksa analizoi faktorët që shkaktuan krizën botërore, deputeti demokrat Selami Xhepa theksoi nevojën e një teorie të re ekonomike në këtë situatë të re të ndikuar nga kriza, ku forcimi i rregullave duhet të jetë kryefjala. "Krizat janë çmimi që duhet të paguajmë kur duam të krijojmë një mirëqenie të pamerituar",- tha Xhepa, duke analizuar faktorët që shkaktuan krizën globale. "Dhe në një botë të ndryshuar rregullat e vjetra nuk funksionojnë më. Kemi nevojë për të përpunuar një teori të re për këtë realitet të ri, rregulla më të qarta e rregulla më të forta",- vazhdoi Xhepa. Pasi theksoi se bankat gjenden në situatë të mirë likuiditetesh, Xhepa nënvizoi se bankat shqiptare duhet të tregohen më dorëlëshuara në kohë krize, me qëllim që të nxisin investimet.
Eksperti Gjergj Filipi i Institutit "Agenda", solli në konferencë peshën që ka mungesa e transparencës në servirjen e të dhënave ekonomike. Sipas tij, në rastin e krizës greke kishim shifra. Fillimisht kishim simptoma të fshehura qëllimisht nga ana e qeverisë greke, të cilat shpunë më pas në atë situatë ekonomike ku gjendet vendi fqinj sot. "Kishim të bënim me politikanë që në emër të përfitimeve të momentit, shkelën mbi ato parime ekonomike e financiare që garantojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë në terma të gjata kohore. Transparenca është një mësim i cili duhet t'u vlejë të gjithë vendeve të Ballkanit. Për Shqipërinë është edhe i rëndësishëm, pasi kemi një numër të konsiderueshëm mosmarrëveshjesh,- ashtu si dhe me strukturat ndërkombëtare,- mbi një numër të madh shifrash",- tha Filipi.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kriza shtyn investimet greke drejt Shqipërisë Empty Re: Kriza shtyn investimet greke drejt Shqipërisë

Mesazh nga Anakonda Wed 28 Mar 2012 - 22:25

Cfare nuk po ndodh me vendin tone.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi