Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
AAK: Investimet e MTPT-së, të turpshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
AAK: Investimet e MTPT-së, të turpshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AAK: Investimet e MTPT-së, të turpshme

Shko poshtë

AAK: Investimet e MTPT-së, të turpshme Empty AAK: Investimet e MTPT-së, të turpshme

Mesazh nga Vizitor Mon 1 Mar 2010 - 7:29

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar të hënën mënyrën e investimeve të parapara nga Ministria e Transportit për rrugët lokale, duke thënë se ato janë "të padrejta dhe të pa balancuara", madje i ka quajtur "të turpshme".
Gjatë një konference për shtyp zyrtari i lartë i AAK-së Avni Arifi tha se pesë komunat e udhëhequra nga AAK (Gjakova, Peja, Theranda, Deçani dhe Juniku) që kanë një popullatë prej 500.000 banorë kanë marrë investime nga MTPT prej 2,221,520.00 eurove, ndërsa pesë komuna të PDK (Prizreni, Skenderaj, Drenasi, Klina dhe Ferizaj) me 562.000 banorë gjithsej 25.049.069 euro.
Sipas tij, komunat që udhëhiqen nga AAK do të kenë vetëm 0.9% të buxhetit që gëzojnë pesë komunat e lartpërmendura të udhëhequra nga PDK. "I tërë buxheti i investimeve në Gjakovë, Pejë, Deçan, Junik dhe Therandë është 30% i investimeve të parapara vetëm për Skenderaj", sqaroi Arifi. Ai vuri në në pah se investimet e MTPT për Therandë janë planifikuar përpara se të dihej se kush do të fitojë Therandën. Përndryshe, tha ai, me këtë logjikë edhe Theranda sigurisht do të përjetonte fatin e Pejës apo Deçanit.
Gjithashtu Arifi theksoi se edhe Prishtina sa i përket rrugëve lokale ka të njëjtin trajtim sikur komunat e udhëhequra nga AAK me një përjashtim se diku rreth 300.000 do të investohen në Laplasellë.
Ai tha se të njëjtin trajtim e kanë edhe Podujeva, Kamenica, Obiliqi dhe F.Kosova të cilat investimet e MTPT mund të i shohin në televizor kur të bëhet inaugurimi festiv i rrugëve në komunat tjera.
AAK fton Qeverinë që të korrigjojë këtë praktikë sepse sipas Arifit, asnjë komunë e Kosovës nuk përfiton duke diskriminuar tjetrën.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi