Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e Loranit dhe Ledionit të cilët “u blenë” nga Apple People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e Loranit dhe Ledionit të cilët “u blenë” nga Apple People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Loranit dhe Ledionit të cilët “u blenë” nga Apple

2 posters

Shko poshtë

Historia e Loranit dhe Ledionit të cilët “u blenë” nga Apple Empty Historia e Loranit dhe Ledionit të cilët “u blenë” nga Apple

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 25 Feb 2012 - 10:31

Historia e Loranit dhe Ledionit të cilët “u blenë” nga Apple Cunat-300x198Entela Resuli

Loran dhe Ledion Dyrmishi kanë lindur në qytetin e Beratit ku kanë përfunduar edhe shkollën e mesme, ndërsa tani studiojnë në Bolonja të Italisë për Informatikë. Sapo kanë programuar një aplikacion për përpunimin e fotografive, që mund të përdoret në telefonat iPhone dhe në iPad. Lorani është në vitin e fundit të masterit, ndërsa Ledioni në vitin e tretë të shkollës së lartë, duke pritur një Bachelor. Ishte ideja e këtij të fundit, nisur nga një detyrë kursi, ajo që shkoi shumë më tej… Aq sa u vlerësua dhe nga kompania prestigjoze Apple e cila në fund të qershorit të vitit të kaluar lidhi një kontratë me djemtë shqiptarë dhe puna e tyre sot gjendet në “App stor” (apo dyqanin virtual online për programet e produkteve Apple). Kemi biseduar me dy vëllezërit të cilët gjenden përkohësisht në Tiranë. Në këtë rrëfim na kanë shpjeguar më shumë për shpikjen e tyre, zhvillimin që ka marrë dhe cila do të jetë “çudia” e radhës më të cilën do të befasojnë mjeshtërit e teknologjisë.



Çfarë programi është ky që keni realizuar?

Ledioni: Eshtë një program për “iPhone” dhe “iPad”. Quhet “PhotoNova”, një aplikacion për përpunimin e fotografive. Hap foto të ndryshme dhe i punon në çast nga telefoni, pa patur nevojë të hysh në kompjuter. Garanton funksionin e parë, që e ka dhe “Photoshop”-i që quhet: “Marquee”. Ka tre lloj mjetesh seleksionimi: Lasso (seleksionimi manual), seleksionimi katror dhe ai rrethor. Për të filluar punën seleksionon pjesën që dëshiron të modifikosh dhe i jep efekte të ndryshme fotos, ka 70 efekte si dhe slider-at për ndryshimin e intensitetit të ngjyrës. Funksioni i dytë është mundësia e dhënies së efekteve në të gjithë foton. Këtu mund të krijosh edhe efektet të tjera të personalizuara. Funksioni i tretë, Fix, është për të hequr çdo papastërti (psh. puccrat, sende të vogla të padëshiruara) nga fotot. Më pas vjen funksioni “Paint”, që siç dihet shërben për të vizatuar çfarë ti dëshiron. Ke mundësi t’i japësh çdo ngjyrë penelit të vizatimit si dhe t’i ndryshosh përmasat tij. Foton e modifikuar, përveç se mund ta ruash foton në telefon, mund ta shpërndash përmes Facebook-ut, Email-it, Twiteer-it ose Flickr-it direkt nga programi. Programi punon me foto të çdo lloj rezolucioni.
Ky është një “fotoshop” i vendosur në telefon me disa të dhëna që fotoshopi i bën por në kompjutera të fuqishëm. Programet e tjera për iPhone nuk kanë disa nga funksionet që ka PhotoNova, si psh funksioni marquee, te cilin jemi ne te parët që e kemi realizuar.



Si e realizuat?

Ledioni: Unë studioj në Bolonja për informatikë, jam në vitin e tretë. Vitin e kaluar kisha një detyrë kursi kur duhet të realizoja një program të vogël për iPhone. Ashtu bëra, realizova një program të vogël, që ishte diçka e thjeshtë, dhe ia prezantova profesorit. Ai më tha që është shumë i mirë si program dhe mund ta zhvilloni pasi mund të ketë suksese në telefonin iPhone.
Kur e nisët këtë projekt?

Ledion: Ka filluar nga maji i vitit të kaluar. Projekti i shkollës zgjati gati një muaj. Më pas nga fundi i qershorit bëmë kontratën me Apple edhe që prej andej iu dedikuam kësaj pune, duke realizuar programin e parë që quhet EasyPixel, i cili doli në treg në muajin tetor. Më pas filluam të realizonim PhotoNova-n, ku versioni i tij i parë doli në treg në muajin dhjetor ndërsa versioni i dytë doli në treg në muajin shkurt të 2012-ës.



Si u lidhët me Apple?

Ledion: Ekziston një faqe e tyre ku mund të komunikosh. Ka disa kontrata që duhet të firmosësh me ta, të gjitha janë elektronike, kemi komunikuar me emaile. Ne i treguam atyre që kemi një program dhe duam ta nxjerrim në shitje. Bëmë kontratën dhe që prej atëherë vazhdojmë si programatorë.



Do të thotë se ju jeni bashkëpunues të rregullt tani me Apple, apo jo?

Loran: Me fjalë të tjera po. Ne i dërgojmë programin dhe merren ata me shpërndarjen në internet, celular etj. Funksionon kështu: Unë bëj programin dhe e dërgoj në qendrën e tyre. Ata i bëjnë një revision, për të parë nqs programi përmbush standartet e Apple-it. Më pas ata që merren me menaxhimin e programit, me nxjerrjen ne treg të tij. Ndërsa me reklamimin dhe me njohjen e programit nga përdoruesit duhet te merrem unë.



Si u prit ky program?

Loran: PhotoNova u mirëprit shumë mirë nga publiku sepse është një program intuitiv që mund të përdoret nga çdokush si dhe ka shumë funksione. Mund ta përdorë si ai që ka pak eksperiencë në fushën e fotografisë, ashtu edhe një profesionist. Gjithashtu ky program është pritur shumë mirë nga kritika ndërkombëtare. Ata kanë thënë se ky program është në nivelin që çdo përdorues i iPhone-it duhet ta ketë të instaluar në telefonin e tij.

Pse është i veçantë?

Loran: Sepse është bërë që përdoruesi ta ketë sa më të lehtë përdorimin. Në radhë të dytë, është i nevojshëm sepse ata që merren me fotografinë dhe që u pëlqen fotografia me këtë instrument mund të modifikojnë shumë pjesë të një imazhi. Ke pastaj një instrument shtesë që e ke në telefon dhe që kushton shumë herë më pak se programet e tjerë. Është profesional por edhe zbavitës. Ka 70 efekte, tre katër lloj seleksionimesh, ka dhe pastrimin e fotove që mund t’i kryesh në çdo telefon iPhone ose iPad. Apple ka tregje të ndryshme, ka atë italian, amerikan dhe në Shqipëri më duket se nuk është futur ende në sistemin bankar në internet për Shqipërinë. Por mund të regjistrohesh në faqen e tyre, fut koordinatat e tua bankare, të dhënat dhe pasi regjistrohesh shkon te tregu virtual “App Store” gjen një program që të intereson dhe e shkarkon, kështu duke klikuar “PhotoNova” shkarkohet edhe programi ynë.



Keni bërë ndonjë shpikje tjetër?

Loran: Kemi bërë, por jemi në fazë punimesh e cila është më e bukur akoma. Që do akoma punë. Është një projekt, një lojë që personazhi kontrollohet me lëvizjen trupit. Nëse deri më tani është lëvizur me butona, me komanda, ne po punojmë që lojtari të lëvizë me lëvizjet e trupit. Kur lëviz krahun, lëviz dhe personazhin. Kur lëviz trupi mbrapa, lëviz dhe personazhi mbrapa. Personazhi je ti, në kohë reale! Në radhë të parë do ndihmë, se ne të dy nuk ia dalim dot, ne kemi idenë dhe dimë si ta realizojmë. Por duhen njerëz të tjerë të na ndihmojmë.



Pse keni zgjedhur të dy informatikën?

Loran: Unë e kisha pasion që i vogël.

Ledioni: Ndërsa unë këtë dija të bëja më mirë nga të gjitha gjërat e tjera. Kam fituar vendin e tretë në olimpiadën kombëtare për informatikë në Shqipëri, në 2008, dhe pas kësaj bëra dokumentat dhe jam duke ndjekur studimet në Bolonja. Kam pasur rezultate të mira dhe jam ndjerë mirë. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Nga pasioni arritëm deri këtu. Shpresojmë të arrijmë ato rezultate që programi meriton.



Jeni nga ata djem që rrini gjithë kohën para kompjuterit?
Loran: Në periudhën e punës po, në fillimet e programit gati 3 apo 4 muaj me orë të zgjatura. Kohën tjetër tentojmë t’i “qëndrojmë sa më larg” kompjuterit. Për fat të mirë nuk jemi shumë të apasionuar pas videogame-eve. Na pëlqejnë vetëm t’i krijojmë.



Jeni nxënës të mirë?

Loran: Që në fëmijëri kam arritur gjithmonë rezultate maksimale, edhe vëllai ka qenë gjithashtu me rezultate të larta. Por universiteti ishte sprova jonë. Për Ledionin e dinim që kishte aftësi, ndërsa mua nuk ma kishin merakun prindërit. Shkova i pari, se jam 5 vjet më i madh se vëllai. Kur shkova atje i thashë se do të vazhdozh Informatikë.



Ju ka paguar apple?

Ledion: Paguajnë çdo muaj, i hedhin fitimet që ne kemi nga programi në llogari. Janë kontratat virutale. Për tregun ndërkombëtar ata e kanë zgjedhur në këtë mënyrë se qendrën kanë në Amerikë, ne jemi në Itali.



Ju jeni të kënaqur më këtë pagesë?

Ledion: Ne marrim përqindje nga shitjet e programit tonë. Funksionon si në çdo treg tjetër. Duhet të ofrosh një produkt të mirë, por edhe duhet ta reklamosh atë që njerëzit ta njohin. Në përgjithësi jemi shumë të kënaqur.



Do ktheheni në Shqipëri ndonjëherë?

Loran: Këto dy muaj të fundit kemi punuar në Shqipëri. Do të jemi në lëvizje të vazhdueshme midis Italisë dhe Shqipërisë.



Çfarë vlerësimesh keni marrë dhe nga kush ?

Ledion:Vlerësime dhe përgëzime kemi marrë nga dekani i universitetit ku studiojmë, i cili na kërkoi të vazhdonim studimet në atë shkollë dhe t’i zhvillonim projektet aty. Por vlerësimi më i madh është kur kritika vlerëson maksimalisht punën tënde si dhe komentet e përdoruesve të programit.



Si ju shohin bashkëmoshatarët e tjerë, atje që keni pasur këtë sukses?

Ledion: Në radhë të parë i falënderoj për urimet dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Kemi parë një lloj admirimi nga ana e tyre, për faktin se kemi venë në praktikë dituritë që kemi marrë gjatë këtyre viteve.



Jeta në Itali

“Në Itali, si çdo student tjetër atje, për të mundësuar jetesën jemi marrë me punë si në fushën tonë ashtu edhe punë të tjera. Për fat të mirë kemi jetuar në një qytet të bukur bregdetar, Rimini, ku ka pasur mundësi për aktivitete të ndryshme sidomos në periudhën e verës. Gjithashtu jemi marrë edhe me sport. Unë kam luajtur në një ekip basketbolli ndërsa Ledioni ka luajtur me ekipin Under-21 të futbollit me 5 vetë të qytetit ku jetonim”.



Shpikja e radhës? Lëviz ti, do të lëvizë edhe personazhi në kompjuter

“Ne realizojmë projekte. Projekti më interesant që kemi në dorë është ai që përmendëm edhe më lartë, komandimi i personazhit të videogame-it me anë të trupit duke përdorur teknologjinë më të fundit që mundësojnë kompanitë e mëdha të elektronikës. Realizimi i një videogame duke futur këtë të re do te ishte një arritje shumë e madhe për ne”.
Me projekte edhe në Tiranë

“Po. Hapi tjetër është ndërtimi i një studio programimi, në qoftë se do na jepet mundësia mendojmë ta hapim këtu në Tirane. Për momentin është një plan, që shpresojmë ta realizojmë sa më shpejt. Prioriteti është krijimi i programeve të çdo lloji (PC, iPhone, Play Station, Xbox) që të kenë sukses në tregun ndërkombëtar. Krijimi i tyre kërkon një grup pune të përbërë nga shumë persona. Kemi realizuar gjithashtu edhe disa projekte që po i prezantojmë në media, institucione, ndërmarrje si dhe pranë subjekteve private, kështu teknologjitë e fundit të programimit të hyjnë në Shqipëri”.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Loranit dhe Ledionit të cilët “u blenë” nga Apple Empty Re: Historia e Loranit dhe Ledionit të cilët “u blenë” nga Apple

Mesazh nga Anakonda Thu 23 May 2013 - 6:26

shum gje e bukur e suksese te dyveeee
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi