Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si do jetë Europa e të ardhmes? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si do jetë Europa e të ardhmes? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si do jetë Europa e të ardhmes?

2 posters

Shko poshtë

Si do jetë Europa e të ardhmes? Empty Si do jetë Europa e të ardhmes?

Mesazh nga WebMaster Tue 28 Feb 2012 - 0:00

Nga Helmut Kohl*

Vizioni im për Europën mbetet vizioni i etërve themelues të Europës. Është vizioni i një Europe të bashkuar, që do të thotë një bashkëjetesë gjithmonë e më e ngushtë në kontinentin tonë.

Motivimi kryesor i etërve themelues të Europës- nga Winston Churchill, tek Alcide De Gasperi, Jean Monnet, Robert Schumman e deri tek Konrad Adenauer- mbetet akoma shumë i vlefshëm. Ishte parimi: Jo më luftë! Pas dy luftërash të tmerrshme, një varfërie e vuajtjesh mizore, më në fund Europa duhej bërë më e mençur. Dhe etërit themelues të Europës ishin të bashkuar rreth idesë se vetëm një Europë e bashkuar do të na jepte mundësinë e një paqe dhe lirie të qëndrueshme.

Ata, të cilët njësoj si unë, e kanë përjetuar si djalosh i ri luftën me gjithë tmerrin dhe dëshpërimin e saj, mund të kuptojnë nga përvoja se çfarë vlere ka një Europë e bashkuar për lirinë dhe paqen. Kush nuk e ka përjetuar vetë luftën dhe pikërisht tani në kohë krize pyet se çfarë sjell bashkimi i Europës, unë ju them: paqen.

Kur i hedh një vështrim historisë e kupton qartë: shpirtrat e të keqes të së kaluarës nuk janë ndaluar, ato mund të rikthehen gjithmonë. Kjo do të thotë se Europa mbetet një çështje e luftës dhe e paqes dhe mendimi për paqen është forca që lëviz integrimin evropian.

Vizionarët e atëhershëm ishin të vetëdijshëm se rruga nuk do ishte e lehtë. Megjithatë ata nuk u stepën. Ata- dhe jo skeptikët, që atëherë po ashtu ishin të shumtë- na kanë provuar se kishin të drejtë. Në dekadat e fundit është bërë një progres i jashtëzakonshëm në Europë. 20 vjet më parë ne kemi arritur që në mënyrë paqësore të heqim Perden e Hekurt, ne kemi arritur unitetin gjerman në paqe dhe liri me miratimin e fqinjëve dhe të partnerëve në botë, ne kemi përfunduar bashkimin e Europës- 10 vende anëtare të Bashkimit Europian ishin 20 vite më parë pas Perdes së Hekurt- dhe ne kemi një monedhë të përbashkët europiane, euron, që është e pakthyeshme. E gjitha kjo e forcon Europën si një strehë të lirisë dhe paqes dhe si një konkurrent e partner në botë.

Ata që tani në krizë kanë dyshime, unë u them: Ku do të ishim sot në Europë nëse do u ishim nënshtruar skeptikëve e frikacakëve?

Është e vërteta: rruga drejt Europës ka qenë shpesh e lodhshme. Ndonjëherë kemi ecur dy hapa para, një pas dhe nuk kemi shkuar aq larg sa ç’e e kishim planifikuar. Por edhe kjo i përket Europës dhe kjo nuk do ndryshojë aq shumë edhe në të ardhmen. Por ne nuk do mposhtemi dhe me këmbëngulje, vendosmëri dhe kurajo do shkojmë vazhdimisht përpara. Këto janë parakushtet për një histori suksesi të integrimit europian.

Ky është edhe leksioni themelor për sot: e ardhmja nuk është e skeptikëve, por e atyre që lëvizin me një qëllim të qartë në mendje. Mbi këtë themel, që e kemi ngritur tashmë, por ndërtojmë më tej shtëpinë tonë evropiane. Debati i tanishëm në Europë dhe kriza e tejzgjatur në Greqi nuk duhet të bëjnë që të humbasim qëllimin e një Europe të bashkuar. E kundërta është e vërtetë: ne duhet të përdorim krizën si një mundësi. Tani më shumë se kurrë na duhet më shumë Europë dhe jo më pak.

Europa është e ardhmja jonë. Ndaj Europës nuk ka asnjë alternativë. Ne kemi të gjithë arsyet për optimizëm se Europa mund të dalë më e fortë nga kjo krizë në rast se ne duam. Le të mos trembemi!



*Ish- kancelari gjerman e ka botuar këtë opinion në gazetën Bild
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si do jetë Europa e të ardhmes? Empty Re: Si do jetë Europa e të ardhmes?

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Mar 2012 - 20:21

Se di,po mesa shoh do te qeveriset nga grate sepse burrat e futen europen ne krize.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi