MITOLOGJI - EUROPA
Faqja 1 e 1
MITOLOGJI - EUROPA
EUROPA (greq. Europa, lat. Europa) - e bija e Agenorit, mbretit të
Sidonit dhe bashkëshortes së tij Telefasës, dashnores së Zeusit, zotit
suprem.
Ishte e bukur si hyjneshë dhe jetonte si hyjneshë në
pallatin e babait të vet, në mesin e vëllazërve të vet, Feniksit,
Kiksit, Kadimit, Fineut dhe Tasit derisa ëndrra e çuditshme nuk ia
turbulloi qetësinë. Ëndërroi se për të po luftonin dy gra. Njëra e
paraqiste Azinë, atdheun e saj, ndërsa tjetra tokën përtej detit, e
cila ende nuk kishte emër. Azia në këtë betejë e mposht dhe iu desht që
t'ia dorëzojë kundërshtarës ngadhënjimtare. Nuk vonoi shumë dhe Europa
e kuptoi domëthënien e ëndrrës.
Njëherë duke shetitur me shoqet
e veta nëpër livadhin e lulëzuar, u duk para saj demi i artë me brirë
të ndritur, u gjunjëzua përvuajtënisht para saj dhe me shikim e ftoi që
të ulet në shpinën e tij. Posa veproi kështu, kërceu dhe u turr kah
deti, u hudh në valë dhe me shpejtësinë e delfinit u nis kah perëndimi.
Europa e trishtuar nuk u besonte syve të vet. Para demit doli karroca e
artë me zotin Poseidon dhe me valët ia hapte rrugën. Pranë tyre notonin
Nereidet, hyjneshat e detit dhe hyjnit e tjerë të detit si në
përcjellje madhështore martesore. Në largësi u duk toka. Ishte ujëdhesa
Kreta. Mu këtu Europa mësoi se rrëmbyesi i saj ishte vetë Zeusi, zoti
suprem, i cili u shndërrua në dem për të depërtuar kështu deri tek ajo
pa frikë se do ta vërejë Mera, gruaja e tij gjeloze. Në Kretë Europa ia
lindi tre djemë: Minosin, i cili më vonë u bë mbret i Konsosit,
Sarpedonin i cili u bë rnbret në Liki dhe Radamantin, i cili ishte i
drejtë e i mençur dhe nuk u bë mbret. Siç i ka hije zotit Zeus, ai u
kujdes për Europën megjithëmend. E rimartoi për Asterionin, mbretin e
Kretës. U kujdes poashtu edhe që emri i saj mos të bie në harresë. Këtë
emër e fitoi Kontinenti i ri - Evropa.
Miti për Europën është i
lashtë. Në vetëdijen tonë në trajtën të cilën ia ka dhënë në shek. II
para e.s. poeti helenistik, Mosho, e pastaj Ovidi. S'do mend se ka
pësuar ndërrime të mëdha, për shembëll, Homeri ose Hesiodi nuk e njohin
në këtë trajtë. Sipas metopave nga tempulli S në Selinunt nga gjysma e
dytë e shek. VI para e.s. dhe sipas frizit në thesarin e sifniasve në
Delfe, nga viti 525 para e.s., nuk mund të thuhet se baza e verzionit
të saj tashmë u stabilizua plotësisht. Nga Gortina dhe Festi në Kretë
dimë për monedhën e farkuar me figurën e Europës që nga shek. V para
e.s. Pikturat në vaza me pamje nga ky mit janë shumë më të lashta (më e
lashta, me siguri, nga vitet 540-520 para e.s., gjendet në vazën jone
nga Etruria, dhe sot gjendet në Villa Giulia (Gjulia) në Romë). Në
fillim të shekullit tonë ky mit bëhet objekt i kujdesit të veçantë të
hulumtuesve. Anglezi Arthur Evans, i cili në vitet 1900-1935 depërtoi
gati deri në fund të parahistorisë së Kretës dhe i solli në dritën e
diellit dëshmitë, të cilat me të vërtetë pohojnë se në Kretë duhet
kërkuar "nënën Evropë", d.m.th. fillimin e qytetërimit еuropian. Këtu
zunë fillet e shkrimeve më të lashta evropiane, qytetet më të lashta
evropiane në një shkallë të lakmueshme të qytetërimit dhe me siguri
edhe shtetet më të lashta evropiane. Vallë, a janë fillet e kësaj
kulture evropaine e cila e meriton këtë emërtim vërtet në Azi, (Në Azi
në kuptim të antikës, kur me këtë emërtim kuptohej e tërë Lindja e
Afërt me Egjiptin). Disa gjetje arkeologjike dëshmojnë për këtë, ndërsa
të tjerat këtë e mohojnë. Shkencëtarët lidhur me këtë ende nuk e kanë
thënë fjalën e fundit.
Artistët i frymëzon miti për Europen më
se njëzet e pesë shekuj. Veprave kryesore antike, të cilat i kemi
përmendur ua shtojmë edhe pikturën murale pompeane Rrëmbimin e Europës
të vitit 10 të e.s. Prej veprave të renesansës pikturën Rrëmbimi i
Europës të Ticianit të vitit 1559 dhe sot gjendet në Muzeun e Gardnerit
në Boston dhe të Paulo Veronese (Paulo Veroneze) pas vitit 1555 dhe që
gjendet në Pallatin e Dukës në Veneci, në Galerinë moderne në bonder
dhe në Muzeun e Kapitolit në Romë; prej vep¬rave të barokut pikturën me
të njëjtin emër të Claude Lorraineit (Klod Lorenit) të vitit 1667, sot
gjendet në Pallatin e Buckmgshamit në Londër); prej atyre të kohës së
rokokut Rrëmbimin e Europës e Francois Boucherit (ransoa Busherit),
përafërsisht e vitit 1740 dhe sot gjendet në koleksionin e Wallaceit në
Londër. Piktura më e vlefshme me tematikë Rrëmbimi i Europës është ajo
e Rembrandtit, e vitit 1632, dnhe sot gjendet në Berlin. Prej vitit
1610 Europa është në shoqërinë e Zeusit në qiell.Galileu me emrin e saj
e quan hënën e zbuluar rishtas të Jupiterit.

Similar topics
» MITOLOGJI - REA
» MITOLOGJI-PANDORA
» MITOLOGJI - ERINIET
» MITOLOGJI - IFIGJENIA
» MITOLOGJI - PENELOPA
» MITOLOGJI-PANDORA
» MITOLOGJI - ERINIET
» MITOLOGJI - IFIGJENIA
» MITOLOGJI - PENELOPA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi