Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
TAKIM LETRAR NË WUPERTAL People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
TAKIM LETRAR NË WUPERTAL People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TAKIM LETRAR NË WUPERTAL

Shko poshtë

TAKIM LETRAR NË WUPERTAL Empty TAKIM LETRAR NË WUPERTAL

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 9 Oct 2009 - 5:15

Pal Sokoli



HARMONIA E SHPIRTIT GJETI SHTIGJET
E DRITES QE SI ZAMBAK

LIGJËRUAN PËR THEMELET E
JETËS SHQIPTAR GJATË PROMOVIMIT TË KATËR LIBRAVE
TË RINJ NË WUPPERTAL


Wuppertal-04.10.2009
Në sallën e klubit shqiptar
në Wuppertal ishin tubuar krijues dhe artdashës nga shumë qytete
të shtetit gjerman dhe nga shtete fqinje, Holanda dhe Belgjika. Të
pranishëm ishin edhe përfaqësues të medieve të ndryshme ndër të
tjerë edhe të televizionit të RTK-së.

Tubimin e shpalli të
hapur autori i këtyre rreshtave (P. Sokoli)duke i përshëndetur të
gjithë të pranishmit dhe sidomos përzemërsisht përshëndeti autorët
e librave të rinj, pastaj posaçërisht përshëndeti miqtë artdashës
të cilët kishin ardhur nga larg enkas për këtë takim.

“Jam shumë i kënaqur qe
krijuesit tanë po ruajnë, po kultivojnë dhe po lejnë gjurmë të
artit dhe letërsisë shqipe të brezat e rinj këtu në mërgatë”.
Duke ju uruar mirëseardhje te pranishmëve dhe duke ju uruar suksese
autorëve të rinj fjalën e mori udhëheqësi i këtij takimi z. Liman
Zogaj. Liman Zogaj ftoi në skenë te katër autorët e librave të
rinj dhe duke ju dëshiruar suksese të reja, ftoj edhe referuesit e
tyre.

Për librin “Themelet e jetës”
të poetit dhe kryetarit të Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar në
gjermani, njërit ndër themeluesit e “Radio Kosova e lirë” dhe
ish ushtarit të bjeshkëve të Berishës z. Martin Çunit, foli z.
Vehbi Musa.

“Te ky libër shoh
z. Martin Çuni dhe librin e tij “Themelet e jetës”,shoh pra Martin
Çunin i cili ballafaqohet me botën e tij në njërën anë dhe me
botën e një regjimi aktual në anën tjetër”.tha z. Vehbi Musa.
Tentativat e shkrimtarëve qe të dalin nga mediokriteti dhe të ngrit
zërin kundër padrejtësive përfundojnë në katrahurë me pushtetin
në fuqi. Libri i Martin Çunit “Themelet e jetës”është edhe
një pjesë e jetës se përjetuar nga vet autori. Autori na i
sjellë si tablo të gjitha këto përjetime të cilat janë në korrelacion
me strukturat shtetërore të atëhershme dhe krajatave qoftë familjare,
qoftë individuale. Vehbi Musa lexoj dhe komentoj disa fragmente nga
ky libër.

Për Librin “Zambaku i Gjakovës”
të znj. Sabahate Byci, referoi znj. Sevëme Fetiqi- Preteni gjithashtu
poete dhe anëtare e Lidhjes se shkrimtarëve shqiptar në Gjermani.
Ajo foli për aktivitetin e përbashkët me znj. Sabahate Byci qe nga
vitet e tetëdhjeta në Kosovë e qe nga viti 1992
në Gjermani. Sabahate Byci qe nga vitet e tetëdhjeta ishte e pranishme
nëpër revistat tona letrare e tani na vjen me librin e saj të parë,me
nje Zambak poezishë tha z. Sevëme Fetiqi- Preteni dhe lexoj një
pjesë te parathënies se këtij libri të shkruar nga redaktori
Besim R Cengu; .” Poezia e Sabahate Bycit ka një tematikë dhe një
trajtim të atij lloji që e bën vargun të veçantë, teknikisht të
një natyre tjetër, krejt tjetër, krahasuar me prodhimet e sotme poetike
në vendin tonë. Ajo nuk pretendon shumë të shprehet përmes vargut,
se sa përmes ndjenjës, përmes fjalës së përmallshme që ngjit
e lë gjurmë, të bën të mendosh. Kjo ka bërë që poezia e këtij
vëllimi është lehtësisht e kuptueshme, nuk ka ndërlikime të vargut
e rëndesë të fjalës”. Dhe me tutje”
Krijimet poetike të këtij vëllimi
janë fryt i një zemre shqiptare që pulson shqip, emocionohet shqip,
dashuron e urren shqip, janë ide që dalin nga një mendje që mendon
shqip, gjykon e analizon shqip, por edhe që mundohet t’u jepet të
tjerëve nëpërmjet një poezie duke thirrur në ndihmë fjalën krenare,
të bukur e kumbuese shqipe.” .Me në fund referuesja e përuroj autoren
Sabahate Byci për librin duke i uruar suksese te tjera.

Për librin e Liman Zogajt”Shtigjet
e dritës” referoi z.Qamil Faniqi i cili kishte ardhur nga Roterdami-Holandë
posaçërisht për këtë takim. Q. Faniqi përkujtoi edhe rëndësinë
letrare të librit te parë të z. Liman Zogaj “Kosovë nuk ta mora
diellin” dhe duke u ndalur tanimë ne librin qe kemi në duar”Shtigjet
e Dritës”,” Liria të bënë udhëtar kërkimi , shpesh dukesh
si një barkë në oqean rrahur valësh drejtë
brigjeve pas ëndrrave e apo si shtegtar nëpër hapësirë i
rrethuar nga shumë ngjarje të cilat i bëhen ligjërim poetik edhe
për kundër sakrificës duke mos heq dorë nga realiteti. Pra, ndonëse
i dërmuar herë herë, ai jeton me shpresën së e ardhmja po
vjen dhe veç ka trokitur ëndrrës së tij.


Liman Zogajn në poezinë e tij jo rrallë e gjejmë të ndeshur
edhe me çaste dramatike dhe sikur bën thirrje ti bashkohemi brengave
të tij që sa më shpejtë ta ndezim dritën e lirisë. Pra ai
bënë rrugë shekujve, mbi monumentet e historisë së
lavdishme të kombit ndaj edhe s’mund të mos bëhemi bashkudhëtar
në vargun e tij poetik“tha z.Qamil Faniqi duke lexuar edhe disa strofa
poezish qe i kishin lënë mbresa të veçanta. z. Faniqi foli për
brendinë e librit,konstruktit te tij si dhe tematika me shumë sfidat
e jetës të cilave poeti ju qëndron vertikalisht.

“Liman Zogajt mund të nxirret
konkludim së në letrat shqipe po bëhen gjurma të cilat koha
do ti vulos në historikun e vetë letrar, në kulturën tonë kombëtare”.(Q.
Faniqi).

Pastaj për librin e autorit
Avni Bellaina” Harmonia e shpirtit” referoi poeti ,Shaban Cakolli.
Libri i z, Bellaina është me tematikë te re në literaturën tonë,me
tematik nga mendimi pozitiv, qe trajton çështje ontologjike
të njerëzimit, ku njeriu është si qenia me e vetëdijshme e universit,
njeriu është kompjuteri më i mirë në botë, thotë autori . Autori
përpiqet të na dëshmon se mendimi pozitiv është rruga me e mire
qe njeriu ta zbuloi vetveten,e pastaj të zgjidh drejt problemet e jetës.

Z. Liman Zogaj ju dha
fjalën autorëve qe të prezantohen dhe të lexojnë apo flasin diçka
nga veprimtaria e tyre. Martin Çuni u ndal shkurtimisht të gjuha shqipe
dhe përkushtimi i ynë për te, e sidomos kur kemi mundësi ta
përdorim gjuhën tonë shqipe mos të përdorim gjuhë tjetër.

Pastaj Liman Zogaj lexoj poezi
nga veprimtaria e tij, ndërsa Avni Bellaina tha se me këtë libër
po dëshmoj se shqiptarët nuk janë vetëm luftëtar te mirë por edhe
si njerëz qe njohin dashurinë shumë mirë. Sabahate Byci lexoj
dy poezi nga libri i botuar te cilat siç tha ajo “dalin nga
zemra”.Poezi nga libri “Përkushtime” e H. Haxhosaj kushtuar Din
Mehmetit me rastin e 80-vjetorit te tij lexuan Dibran Demaku dhe
Pal Sokoli. Ne fund të takimit Kryesia e Lidhjes se shkrimtarëve në
Gjermani ju bashkua reagimit të akademive tona shqiptare rreth Enciklopedisë
së Maqedonisë duke e quajtur provokim zyrtar të shtetit maqedon.

Lidhja e shkrimtarëve,artistëve
dhe krijuesve shqiptar,në Gjermani gjerë me tani ka promovuar mbi
pesëdhjetë libra të autorëve tanë në mërgim në ketë shtet,
ka motivuar dhe po motivon autor te rinj nga mërgata të shkruajnë
dhe të botojnë vepra të reja, siç ishte rasti me disa nga autoret
e këtij takimi. Veprimtarin do ta vazhdoj edhe më tutje kemi në program
promovimin e tre librave tjerë, dy të poetit Dibran Demaku dhe një
të politikologës, mr. Kreshnike Mehmetaj „Kosovos Weg in die
Unabhëngigkeit“(Rruga e Kosovës kah pavarësia), deri ka fundi i
këtij viti.

“Sa lutësh për dritë,
më mirë ndez një qiri” thoshte Nëna ynë e madhe;nëna Terezë,
kështu qe edhe në sado pak aktivitete qe po bëjmë në mërgatë
gjermane po lejmë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe.

Autorëve ju urojmë suksese
të reja
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi