Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seksi dhe politika, ja kreret e shteteve qe jane martuar me shume se nje here People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seksi dhe politika, ja kreret e shteteve qe jane martuar me shume se nje here People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seksi dhe politika, ja kreret e shteteve qe jane martuar me shume se nje here

2 posters

Shko poshtë

Seksi dhe politika, ja kreret e shteteve qe jane martuar me shume se nje here Empty Seksi dhe politika, ja kreret e shteteve qe jane martuar me shume se nje here

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 29 Feb 2012 - 5:50

Seksi dhe politika, ja kreret e shteteve qe jane martuar me shume se nje here 1329910515-divorci_11Politikanët dhe divorcet janë një binom i shkëlqyer. Pasi një sërë liderësh botërorë që nga Gerhard Schroeder, i cili mban rekordin për numrin e divorceve e deri tek Ronald Reagan, i cili mban rekordin e presidentit të parë amerikan në detyrë që është divorcuar një herë. Schroeder madje ka marrë dhe nofkën “Njeriu Audi” pasi numri i unazave që është simbol i makinës “Audi” përkon me unazat martesore që ai ka mbajtur në gisht.

Por, “paqëndrueshmëria” e Schroeder në jetën martesore duket se s’ka ndikuar aspak në karrierën e tij politike. Ashtu siç s’ka ndikuar as për pasardhësen e tij, Angela Merkel, e cila edhe pse nuk ka ndërruar aq shumë bashkëshortë sa ai është divorcuar njëherë para se të martohej me bashkëshortin aktual, Joachim Sauer, një profesor fizike.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është divorcuar me bashkëshorten e tij të parë Carla Dall’Ollio e është martuar me aktoren, pas të cilës ishte marrosur asokohe, Veronica Lario, dhe me të cilën vazhdon të jetë i martuar edhe sot e kësaj dite. Ronald Reagan, do të vendoste një rekord në listën e presidentëve të SHBA-së, duke u kthyer në presidentin e parë të këtij vendi që ka pasur një divorc. I fundmi në listën e krerëve të shtetit, të cilët janë divorcuar njëherë a më shumë është Viktor Yushchenko, i cili tashmë jeton me bashkëshorten e tij të dytë, ukraino-amerikanen Kateryna Yushchenko.

Në këtë listë nuk kishte si të mungonte edhe një politikan shqiptar. E kemi fjalën për ish-kryeministrin shqiptar Fatos Nano. Ky i fundit pati një martesë deri diku të gjatë me Rexhina Nanon. Ish-kryeministri i divorcua nga Rexhina për t’u martuar me Xhoana Nanon. Divorci i Nanos atëherë bëri bujë për shkak të mentalitetit shqiptar, por me divorcin e tij Nano emancipoi edhe më tej shoqërinë shqiptare.

Gerhard Schroeder

Katër martesat e Schroeder-it i kanë dhënë atij nofkën “Audi Man” (Burri Audi) për shkak të simbolit me katër unaza të makinës së kësaj marke. Një tjetër nofkë e Schroeder është “Zotëria i unazave”. Aktualisht ai është i martuar me Doris Kopf, e cila është një shkrimtare për fëmijë. Çifti ka një tre fëmijë. Njëra është Klara, vajza e Doris nga një lidhje e mëparshme e saj dhe Viktorian e Gregorin, të cilët ato i kanë adoptuar nga Shën Petërburgu.

Silvio Berlusconi

Berlusconi u martua me Carla Dall’Ollio në vitin 1965 dhe pati dy fëmijë me të, Maria Elvira dhe Pier Silvio. Më pas ai krijoi një lidhje të gjatë me aktoren Veronica Lario, me të cilën ka tre fëmijë. Ai u divorcua nga Dall’Ollio në vitin 1985 për t’u martuar me Lario-n në ’90-ën. Në këtë kohë Berlusconi ishte një biznesmen i njohur dhe dasma e tij shënoi një eveniment social të rangut të lartë. Dëshmitar i tij në dasmë ishte ish-kryeministri Bettino Craxi.

Nicholas Sarkozy

Sarkozy u martua me Marie-Dominique Culioli, vajzën e një farmacistit në vitin 1982 për t’u divorcuar formalisht në vitin 1996. Gjatë kësaj kohe ai ishte njohur me Cecilia Ciganer-Albeniz, (stërmbesa e kompozitorit Isaac Albeniz). Ajo la bashkëshortin e saj për Sarkozy-n në vitin 1998 dhe për t’u martuar në tetor të vitit 1996. Ndërmjet viteve 2002-2005 çifti është shfaqur bashkë në rastet publike, ndërkohë që të dy kanë qenë pjesë e kronikave rozë për marrëdhënie jashtëmartesore. Tani Sarkozy ka marrë edhe gruan e tretë, italianen e famshme Karla Bruni.

Angela Merkel

Angela Merkel është martuar fillimisht me një bashkëshort që i përkiste të njëjtës fushë, për të cilën ajo është diplomuar, fizikës. Ajo akoma mban mbiemrin e bashkëshortit të parë, Ulrich Merkel. Pas divorcit ajo filloi të jetonte me profesor Joachim Sauer, edhe ai i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve. Sauer është person që nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ai madje nuk mori pjesë në ceremoninë kur bashkëshortja e tij u betua si kancelaria e re e Gjermanisë.

Viktor Yushchenko

Yushchenko është divorcuar nga bashkëshortja e parë Svitlana Kolesnyk në vitin 1997. Që prej divorcit ajo bën një jetë fetare dhe nuk është prononcuar asnjëherë për mediat. Bashkëshortja e dytë e Yushchenko-s, Kateryna është ukraino-amerikane, e lindur në Çikago. Ajo ka marrë shumë kritika nga kundërshtarët e bashkëshortit të saj për nënshtetësinë amerikane, të cilën e ndërroi në mars 2005.

Ronald Reagan

Ronald Reagan është martuar fillimisht me aktoren Jane Wyman me të cilën luajti në filmin “Brother Rat”. Ato u martuan në vitin 1940 dhe u divorcuan tetë vite më pas për shkak të argumenteve në lidhje me ambiciet politike të Reagan. Më pas Reagan u njoh me aktoren Nancy Davis, me të cilën u martua në vitin 1952. Vëzhguesit e kanë përshkruar lidhjen e tyre si të afërt, reale dhe intime.

Fatos Nano

Në këtë listë nuk kishte si të mungonte edhe një politikan shqiptar. E kemi fjalën për ish-kryeministrin shqiptar Fatos Nano. Ky i fundit pati një martesë deri diku të gjatë me Rexhina Nanon. Ish-kryeministri i divorcua nga Rexhina për t’u martuar me Xhoana Nanon. Divorci i Nanos atëherë bëri bujë për shkak të mentalitetit shqiptar, por me divorcin e tij Nano emancipoi edhe më tej shoqërinë shqiptare.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi dhe politika, ja kreret e shteteve qe jane martuar me shume se nje here Empty Re: Seksi dhe politika, ja kreret e shteteve qe jane martuar me shume se nje here

Mesazh nga Anakonda Thu 23 May 2013 - 6:15

sh-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është divorcuar me
bashkëshorten e tij të parë Carla Dall’Ollio e është martuar me aktoren,
pas të cilës ishte marrosur asokohe, Veronica Lario, dhe me të cilën
vazhdon të jetë i martuar edhe sot e kësaj dite. Ronald Reagan, do të
vendoste një rekord në listën e presidentëve të SHBA-së, duke u kthyer
në presidentin e parë të këtij vendi që ka pasur një divorc. I fundmi në
listën e krerëve të shtetit, të cilët janë divorcuar njëherë a më shumë
është Viktor Yushchenko, i cili tashmë jeton me bashkëshorten e tij të
dytë, ukraino-amerikanen Kateryna Yushchenko.
ktij po qe i shkon roli donzhuanit ose kazanovaaa eh plaku qefli npleqni veq ket kom pa
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi