Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter?

3 posters

Shko poshtë

Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter? Empty Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter?

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 29 Feb 2012 - 6:13

Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter? 1329842675-euro_dhe_grequiaEdhe pse për njëfarë kohe kërcënimi për falimentimin e shtetit grek mund të jetë shtyrë, Greqia nuk ka dyshim që do të përballet me vite shumë të vështirë nga pikëpamja ekonomike. Mbështetja është duke u rritur brenda vendit për idenë e një rikthimi tek dhrahmia dhe disa liderë europianë kanë bërë të ditur se euroja mund të mbijetojë edhe me daljen e Greqisë nga eurozona. Po çfarë mund të ndodhë nëse Greqia do të ketë një monedhë të re?

Ja disa supozime...

Kriza e eurozonës nuk ka të bëjë vetëm me marrëveshje politike apo me financën e lartë. Ajo është njëherazi edhe një krizë besimi. Euroja u krijua për të simbolizuar një kontinent më të stabilizuar dhe më të bashkuar për të gjithë qytetarët. Por nëse monedha e përbashkët nis që të fragmentohet, nëse vendi apo vendet do të rikthehen tek monedhat e tyre para unifikimit në euro, atëherë të gjithë në zonën euro do të preken nga një ndryshim i tillë. Kushtet dhe marrëveshjet e paketës së fundit të shpëtimit që pret Greqia kanë qenë të rënda dhe janë diskutuar gjatë nga të gjitha palët, ndërkohë që në Greqi tensioni politik ka arritur kulmin. Dhe ndërsa masat shtrënguese sa vijnë e bëhen edhe më të egra, janë të pakët ata që besojnë se kriza në këtë vend dhe në të gjithë eurozonën do të zgjidhet shpejt.

Plani B?

Edhe pse jo shumë zyrtare dhe e publikuar, ideja e daljes së Greqisë nga eurozona është diskutuar dhe vazhdon që të diskutohet në sferat e larta të financës dhe politikës ndërkombëtare. Supozime bëhen nga më të ndryshmet. David Marsh, autori i një libri mbi historikun e euros, thotë se ka kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët e rëndësishëm, të cilët i kontakton shpesh. Ai thotë se është i bindur se ka një plan B në lidhje me Greqinë dhe gjithë eurozonën. “Por unë nuk e di se cili është ai dhe mbi të gjitha, nuk e di nëse do të publikohet ndonjëherë. Për momentin mbetet i ‘kyçur’”, - thotë autori.

Po cila është arsyeja e gjithë kësaj fshehtësie? Sepse kur bëhet fjalë për para, për paratë në xhepat e njerëzve dhe llogaritë bankare, atëherë të gjithë janë shumë të kujdesshëm, sepse çështja është shumë e ndjeshme dhe mund të shkaktohet një panik i madh, që mund të dalë jashtë kontrollit në rast se nuk tregohet vëmendje dhe kujdes për ato që thuhen dhe publikohen. Në Greqi ka nisur prej kohësh një “rrjedhje” nga bankat. Njerëzit tërheqin paratë nga llogaritë e tyre dhe i çojnë në bankat e huaja, duke qenë se e kanë humbur në njëfarë mënyre sigurinë për të ardhmen e bankave greke dhe për ardhmërinë e tyre në eurozonë. Më pas kanë frikë se nëse do t’i rikthehen monedhës së vjetër, ajo do të zhvleftësohet ndjeshëm dhe humbja për të gjithë do të jetë e madhe.

Monedha e re

Një qeveri që planifikon që të ketë euron, mbi të gjitha duhet që të bëjë një veprim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, por mbi të gjitha të fshehtë. I duhet që të njoftojë një nga printuesit ndërkombëtarë të monedhave. Janë kompani të cilat printojnë gjithçka që ka të bëjë me paratë, ato të vjetra dhe monedhat e reja që dalin në qarkullim. Kjo kompani në asnjë rast nuk i bën publike kërkesat e qeverive, duke i mbuluar me fshehtësi, por është gjithmonë e gatshme nëse shfaqet një mundësi. Mirëpo, sa kohë duhet për të planifikuar dhe për të paraqitur monedhat dhe kartëmonedhat e reja? Sipas disa ekspertëve, asgjë nuk mund të bëhet dot më shpejt se brenda katër muajsh. Por ndërkohë, një qeveri nuk mund të komisionojë një kërkesë për printimin e një monedhe të re brenda kushteve të fshehtësisë ekstreme. Gjithsesi, fjalët do të dilnin në një rast të tillë. Fshehtësia ekstreme në një çështje kaq sensitive dhe me kaq impakt në të gjitha tregjet nuk mund të mbahej për një kohë të gjatë. Kështu, ka më shumë mundësi që fillimisht të njoftohet vendimi për daljen nga eurozona dhe më pas të nisin të gjitha procedurat për printimin e monedhës së re, dhe në këtë rast nuk do të ishte nevoja për fshehtësi. Ndërsa në një vend që tërhiqet nga euroja, kartëmonedhat e euros që kanë qenë në qarkullim do të nisin gradualisht që të zëvendësohen me monedhat e reja brenda një periudhë të caktuar e tranzicionale.

Zhvleftësimi i shpejtë

Por në ç’mënyrë qytetarët grekë do të reagonin ndaj perspektivës së zhvleftësimit të monedhës së tyre të re? Edhe pse përqindja fillestare e shkëmbimit të valutës do të ishte, le të themi, një me një, pra një dhrahmi me një euro, ekonomistët presin një zhvleftësim shumë të shpejtë të monedhës kombëtare ndaj euros. Kjo bën që të gjithë ata që kanë mbledhur euro në banka, t’i heqin ato nga bankat greke dhe t’i çojnë jashtë vendit. Në një situatë të tillë, qeverisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbyllë kufijtë për të parandaluar zhvendosjen e monedhës. Dhe kjo ndërprerje e lirisë së lëvizjes së mallrave dhe të njerëzve mund të vërë në pikëpyetje të madhe edhe vetë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Çdo lloj veprimi i tillë nga cilado qeveri do të shkaktonte panik edhe në vende të tjera të eurozonës, që janë përballur dhe po përballen me problemet e Greqisë. Larry Hatheway, shefi i strategëve të bankës së investimeve ‘UBS’, ka bërë një nga studimet më të thella dhe të shtrira në lidhje me pasojën që mund të shkaktojë në përgjithësi një çarje e vendeve të eurozonës. “Imagjinoni, - thotë ai, - që ju jeni një qytetar portugez dhe dikush vjen në zyrën tuaj një ditë dhe ju thotë: ‘Ej, e ore vesh të fundit? Greqia sapo u largua nga eurozona’. Përgjigjja logjike do të ishte që ju ta merrnit seriozisht në konsideratë vazhdimin e mbajtjes së të gjitha aseteve financiare në Portugali, duke qenë se edhe Portugalia është në të njëjtën situatë ekonomike si Greqia dhe vendi mund të ketë herët ose vonë të njëjtin fat”, - thotë autori i studimit.

E pamendueshmja

Në rrethana të tilla, me arsyetimin e “mbrojtjes” nga “infektimi financiar dhe politik i vendeve të tjera”, do të dalë në pah edhe plani B i politikanëve. Po, a mund të haste ai në kundërshtimin mbarëpopullor? Mënyrat e sjelljes ndaj parave në vendet e eurozonës mund të ndryshonin në mënyrë radikale pas ndodhjes së asaj që konsiderohet si “e pamundur për të ndodhur”. Do të kishte qindra mijëra njerëz që do të përpiqeshin që të hiqnin paratë e tyre nga bankat e vendeve të eurozonës, duke shkaktuar zhvleftësime të saj. Sipas një burimi të shumëinformuar në lidhje me këto çështje, autoritetet gjermane kanë nisur madje të diskutojnë mundësinë e riformatimit të të gjithë monedhës në të gjitha vendet e eurozonës. Dhe një gazetë me zë në Gjermani, “Frankfurter Allegemeine Sonntangzeitung”, ka sjellë në vëmendje të lexuesit të saj kohën e Luftës së Ftohtë, kur ‘Bundesbank’, pra banka qendrore gjermane, kishte një rezervë shumë të madhe të monedhës vendase D-Mark, dhe këtë për ta pasur në dispozicion në rast se Gjermania Lindore ose Bashkimi Sovjetik do t’ia dilnin që të bënin spekulime në treg me para false.

Nëse eurozona nuk do të mund që të qëndrojë në këmbë unike, paratë e kontinentit mund të kalojnë një periudhë të ngjashme paqartësie, ndërkohë që njerëzit ndiejnë në xhepat e tyre pasojat e dështimeve të politikanëve.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter? Empty Re: Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter?

Mesazh nga WebMaster Wed 29 Feb 2012 - 7:46

Nuk besoj se rikthehet me
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter? Empty Re: Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter?

Mesazh nga Anakonda Thu 23 May 2013 - 6:07

e nese rikthehet pun x taaa
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter? Empty Re: Po sikur Greqia t’i rikthehej monedhes se vjeter?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi