Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut

2 posters

Shko poshtë

“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut Empty “The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 2 Mar 2012 - 5:37

“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut Plazhi-i-Currilave-NOALondër, 26 shkurt 2012, NOA – Porti i Durrësit, qyteti i dytë i rëndësishëm pas kryeqytetit Tiranë, është klasifikuar i pari ndër tetë portet turistike më të reja e më ekzotikë për t’u eksploruar nga turistët gjatë këtij viti, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Këtë përzgjedhje e ka bërë agjencia “The globe and Mail”, e cila në renditjen e saj e përzgjedh Portin e Durrësit si portën hyrëse për të shijuar resortet dhe plazhet e bukura ranore të Adriatikut.

Agjencia në klasifikimin e saj shkruan se “Durrësi në Shqipëri është shansi juaj për të parë resortet e plazheve të Adriatikut, të cilët prej vitesh janë ruajtur si territore të mbyllura nga elita e vendit. Qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë është një start i dobishëm për ture në bregdet dhe kështjella”, shkruan agjencia britanike.

“The globe and Mail” i fton turistët e huaj që në brigjet shqiptare të Adriatikut të zbulojnë plazhet e bukur ranorë si dhe turizmin ende të panjohur kulturor shqiptar.

Në artikullin e agjencisë vihet re se porti i dytë në renditje është ai i Australisë; i treti porti i Lituanisë; i katërti ai i Togo-s, e mandej me radhë vijojnë porti i Maltës, Alaskës, Greenlandës dhe Kinës.

Përtej kësaj renditjeje, vitin e shkuar agjencia “Lonely Planet” i renditi brigjet shqiptare ndër dhjetë destinacionet më të bukura e më të pazakonta për t’u vizituar nga turistët, të cilët përveç plazheve të bukura mund të zbulojnë edhe trashëgiminë e vyer monumentale e kulturore e natyrore.

Ndërkohë në fillim të vitit, e përditshmja britanike “The Guardian” do të shkruante se “Ishujt jonianë në jug të Europës juglindore janë vërtet të mrekullueshëm dhe kanë shumë magji për t’i rrëfyer kujtdo që i viziton, por pak milje nga Joni blu, në bregdetin shqiptar gjendet Butrinti, i cili përbën një trashëgimi botërore të mbrojtur nga UNESKO”.

Prestigjozja britanike, në një shkrim të datës 6 janar të këtij viti, i ftonte turistët e huaj nga e gjithë bota, që ndër destinacionet për udhëtime të shkurtra të zgjidhnin edhe Butrintin, monumentin e rrallë të pasurisë botërore, dhe një nga qendrat më të mëdha arkeologjike evropiane, me një tempull të mrekullueshëm greko-romak.

Ndër tetë vendet e pazakonta për udhëtime të shkurtra prestigjiozja britanike rendit qytetin e dritave Parisin, Bazilikatën në Itali, Vienën, Bostonin, qytetin e kulturës Guimarães në Portugali, Finlandën dhe parkun e lashtë të Butrintit në Shqipëri.
Gazeta britanike shkruan se Butrinti ndodhet në zemër të parkut kombëtar dhe rrënojave të qytetit romak 2500 vjeçar.

E përditshmja britanike jep detaje për udhëtimin përdrejt kësaj pasurie të rrallë arkeologjike, duke bërë me dije se “nga 31 marsi i këtij viti çdokush mund të mbërrijë në Butrint, dy herë në javë duke udhëtuar me linjën e njohur britanike me çmim konkurrues loë-cost “Easyjet” në Korfuz, duke preçizuar se ishulli jonian grek ndodhet përballë brigjeve shqiptare, madje vetëm pak milje larg.

Gazeta britanike teksa publikon orarin e udhëtimit shkruan se anijet lundrojnë nga porti i Korfuzit përditë përdrejt brigjeve të mrekullueshme të Sarandës, në orën 09:15 të mëngjesit, për t’u kthyer rishtaz pasdite në orën 17.00, për në ishullin grek.

E ndërsa Shkurtit po i vjen fundi, nuk na mbetet tjetër veçse të presim Marsin dhe afrimin e sezonit të ngrohtë që do të sjellë edhe fluksin e turistëve në tokën dhe brigjet shqiptare

mit/noa.al“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut Rana-e-Hedhun1“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut Plazhi-i-Qerretit-NOA“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut Butrinti-Tempulli-greko-romak“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut Butrint-hyrja-e-parkut
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut Empty Re: “The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Mar 2012 - 5:43

E normalisht qe eshte.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi