Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!

2 posters

Shko poshtë

Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!   Empty Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 3 Mar 2012 - 4:04

Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!   Ren1Shkëmbimi i fjalëkalimeve po shihet si një shenjë besimi në çift . Por psikologët dhe prindërit nuk e këshillojnë absolutisht.Sot, të rinjtë, përdorin shumë mënyra për të treguar përkushtim ndaj partnerëve dhe mbi të gjitha besnikëri. Një byzylyk apo një unazë me emrat e njëri-tjetrit, varëse apo tatuazhe ku gdhenden emrat. Por epoka dixhitale ka bërë që të lindë një traditë edhe më intime. Tani çiftet ndajnë me njëri-tjetrin edhe fjalëkalimet. Është bërë tendencë mes të rinjve të shprehin dashurinë reciproke duke ndarë password-in e postës elektronike, të “Facebook”-ut, apo llogarive të tjera në internet.

Të fejuarit apo të dashuruarit e rinj, ndonjëherë zgjedhin të njëjtin password dhe pranojnë njëkohësisht që secili të lexojë e-mail-et dhe mesazhet e njëri-tjetrit. Ata thonë se janë të përgjegjshëm që këto gërshetime dixhitale janë të rrezikshme, sepse kur një lidhje mund të përfundojë, mund të ndodhë që ndonjëri t’i përdorë sekretet online kundër tjetrit. Është pikërisht kjo që e bën simbolikën e dhënies së password-it kaq të fuqishme.

Psikologët thonë se duhen përmendur edhe tensionet mes të dashurve që përgjojnë mesazhet e njëri-tjetrit, duke kërkuar prova për mungesën e besnikërisë. Pastaj ka edhe nga ata që marrin fshehurazi celularin e dikujt tjetër dhe me passworde të vjedhur fshehin identitetin, duke u dërguar mesazhe kërcënuese të tjerëve, përfshi këtu edhe ish të dashurin. Rosalind Wiseman, e cila studion mënyrat se si adoleshentët përdorin teknologjinë, thotë se dhënia e fjalëkalimit është në njëfarë mënyre e njëjtë me seksin. Të ndash password-et, bën me dije ajo, ka shijen e diçkaje të ndaluar, sepse nuk këshillohet nga të rriturit dhe sjell një lloj brishtësie. Në shumë raporte, sidomos mes adoleshentëve, ka një shtysë për t’i dhënë password-in njëri-tjetrit, ashtu si raportet seksuale.

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!   Empty Re: Shkëmbimi i password-it shenjë besimi në Çift!

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Nov 2012 - 4:44

esht shum e vertet kjo qe ke then ti me larte
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi