“Sali Berishën e duam në “Apartamentin 2 XL” për humorin e tij”
4 posters
Faqja 1 e 1
“Sali Berishën e duam në “Apartamentin 2 XL” për humorin e tij”
Producenti i spektaklit, Turjan Hysja, premton sërish situata, batuta dhe humor për publikun
Sapo ka nisur transmetimin sezoni i ri i “Apartamenti 2 XL” në “Vizion Plus”, ndërkohë që edhe këtë sezon producenti i spektaklit, Turjan Hysja, premton sërish situata, batuta dhe humor për publikun, “sigurisht duke tentuar të japim dhe mesazhe për ata që na ndjekin”, thotë ai. Një nga të veçantat e këtij spektakli me protagonistë kryesorë tre aktorët e “The SHBLSH”, Julian Deda, Gent Zenelaj dhe Ermal Mamaqi janë të ftuarit VIP, të cilët bëhen pjesë e show-t me një rol të caktuar. Po cilët janë disa nga personazhet që do të shohim të hyjnë në “Apartamentin 2 XL” këtë sezon?! “Personazhet nuk mund t’i zbuloj, por mund t’ju them me siguri që do shihni gjithë spektrin e jetës publike shqiptare”, thotë Turi. Në listën e të ftuarve të këtij sezoni, një pjesë e konsiderueshme e tyre do të jenë politikanë, mes të cilëve ka ministra, deputetë dhe personalitete me ndikim në politikën shqiptare. Në reklamën e tyre ata i bëjnë një ftesë publike Kryeministrit Sali Berisha për të qenë i pranishëm në “Apartamenti 2 XL” të këtij viti. Ata kanë zgjedhur këngën “Vetëm 5 minuta” të këngëtarit kosovar Agron Berisha, për t’i bërë thirrje publike Kryeministrit. “Vetëm 5 minuta është kënga e përzgjedhur për javën e kaluar, po jo se e duam vetëm 5 minuta prezencën e Kryeministrit në emisionin tonë. Ai është i ftuar të qëndrojë sa ta shohë të arsyeshme”, pohon Turi. “Shpresojmë që Kryeministri ta pranojë ftesën tonë, për të cilën ne do vazhdojmë të këmbëngulim”, thotë ai. Në krahasim me Fatos Nanon, i cili më në fund pranoi të bëhej pjesë e show-t dhe djemtë e “Apartamentit 2 XL” shohin si tip më të vështirë për të pranuar një ftesë të tillë, Turi përgjigjet se “të dy janë të vështirë në llojin e vet”. Po nëse do i krahasonte për sensin e humorit të secilit prej tyre, ai shton se “thonë që dhe z. Berisha ka humor dhe batuta, por pasi ta kem në studio, do e vlerësoj.” Ndërkohë që ashtu si Nanos, ftesa Kryeministrit i është bërë çift. Deri tani në “Apartamentin 2 XL” kemi parë politikanë meshkuj që kanë pranuar të bëhen protagonistë të spektaklit, ndërsa për sa u përket politikaneve femra, Turi ka pohuar se “kemi tentuar me to, por deri tani asnjëra prej tyre nuk e ka parë të udhës të jetë pjesë e shfaqjes”.

Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: “Sali Berishën e duam në “Apartamentin 2 XL” për humorin e tij”
Te GJithe tradhetaret e kombit SHqiptare merrkan pjese ne kete show
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: “Sali Berishën e duam në “Apartamentin 2 XL” për humorin e tij”
marrin sepse fitojn leke.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Turjan Hyska: Sali Berishen e duam ne Apartamentin 2XL
» Vipat shqiptare per Sali Berishen
» Diktatori” bashkon Fatos Nanon me Sali Berishën
» Miriam Cani, pozon për Fadil Berishën
» Shëtitja në park të ngre humorin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi