Diktatori” bashkon Fatos Nanon me Sali Berishën
2 posters
Faqja 1 e 1
Diktatori” bashkon Fatos Nanon me Sali Berishën
TIRANE- Ish-kryeministri Fatos Nano, njëherazi kandi dati për postin e Presidentit të Republikës, ka zhvilluar dje një bashkëbisedim me kryeministrin, Sali Berisha. Takimi mes tyre u realizua pas premierës së dokumentarit “Diktatori Enver Hoxha” në kinema Millenium.
Pasi kanë qëndruar disa minuta në këmbë, Berisha e Nano janë ulur me një gotë shampanjë në dorë. Në të njëjtën tavolinë janë bashkuar edhe dy ministrat e qeverisë, respektivisht ai i Transporteve, Sokol Olldashi si edhe ai i Kulturës, Aldo Bumçi. Ndërkohë që pranë tyre është ulur edhe këshilltari i kryeministrit, Neritan Ceka, njëherazi ish-kandidat për postin e kreut të shtetit në garën e vitit 2007.
Takimi Berisha- Nano, është i pari mes tyre pas vetë-ofrimit të ish-kryeministrit në garën presidenciale. Në prononcimin e tij të shkurtër për mediat, kreu i ekzekutivit ka vënë në dukje se “unë mendoj që tani nuk duhet të bëni lidhje të paqëndrushme. Me ish- kryeministrin Nano ishim së bashku dhe me shumë personalitete të tjera në këtë premierë”, tha Berisha, i cili theksoi se qëndrimet e tij për çështjen e presidentit janë shprehur tashmë. Ndërsa Nano nuk ka preferuar të komentojë gjatë. I pyetur nga mediat nëse këtë mundësi takimi me Berishën ai e shfrytëzoi për të diskutuar rreth platformës së tij për Presidentin e ardhshëm të vendit, Nano iu përgjigj shkurtimisht: “sot (dje) këtu ishim për një takim me diktatorin”, tha ai.
Dy ditë më parë Berisha komentoi gjatë çështjen e garës për presidentin e ri dhe konkretisht vetëkandidimin e ish-kreut të PS-së, Fatos Nano për këtë post. “Ish-kryeministri Nano nuk ka kërkuar ndonjë takim me mua, të paktën në dijeni time. Natyrisht janë të njohura deklaratat e tij, edhe qëndrimet e mia për procesin janë të njohura, por ish-kryeministri e ka derën të hapur të kryeministrisë në çdo rast që ai kërkon të takohet me kryeministrin”, theksoi Berisha. Ai shtoi se “atë që unë mund t’u them është me garanci të plotë që Sali Berisha nuk do të jetë kandidat”.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu e për Presidentin e ri të vendit nuk ka asnjë emër konkret, por vetëm është caktuar se përzgjedhja do bëhet brenda strukturave të PD. “Sa u përket emrave të tjerë, nuk ekziston as edhe një emër, as i konfirmuar, por as dhe i përjashuar nga emrat që qarkullojnë. Kam theksuar se do të jetë personalitet i PD dhe PD ka një grup personalitetesh me kontribut thelbësor në procesin e zhvillimit të vendit, se cili do jetë prej tyre, kjo do jetë një çështje e forumeve të PD e konslutimeve të gjera, por nuk përjashtoj dhe opozitën”, tha Berisha duke garantuar se “procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të vendit do të jetë thellësisht kushtetues, i hapur dhe pa prapaskena”.
(Gazeta Shqiptare

Re: Diktatori” bashkon Fatos Nanon me Sali Berishën
e mor enver sa shum te paskan dasht
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fatos Nano i rikthehet politikës
» Vipat shqiptare per Sali Berishen
» “Sali Berishën e duam në “Apartamentin 2 XL” për humorin e tij”
» Turjan Hyska: Sali Berishen e duam ne Apartamentin 2XL
» Intervista II, Rama: Kosovarët e duan Sali Berishën se janë të pa informuar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi