Si te permiresoni bisedat me prinderit
2 posters
Faqja 1 e 1
Si te permiresoni bisedat me prinderit
Ekziston një pengesë natyrale, thuajse incestoze, që nuk i lejon prindërit të bisedojnë për seksin me fëmijët e tyre. Kjo e bën të vështirë që prindërit dhe fëmijët ta shikojnë njëri-tjetrin në sy, si dy persona seksualë.
Prindërit nuk i aprovojnë dëshirat dhe aventurat tuaja seksuale. Madje, edhe po t’i pyesni me kujdes se çfarë ndjenin ata kur ishin në moshën tuaj, ata nuk do t’ua thonë sekretet e tyre seksuale. Edhe pse kështu, kjo pyetje do të vlejë. Prej saj do të fillojë një bashkëbisedim për këto çështje. Pas disa bashkëbisedimeve të tilla, ju dhe prindërit do të qetësoheni dhe do të mësoheni të vlerësoni seksualitetin e njëri-tjetrit.
Do të ishte shumë mirë, sikur prindërit të ishin burimi i parë i edukimit seksual për ju. Por nuk është kështu dhe ky është një gabim i prindërve. Studimet e bëra në shumë vende tregojnë, se fëmijët dëshirojnë që prindërit të flasin me ta për seksin dhe dashurinë. Ka prindër që diskutojnë për pubertetin, për riprodhimin dhe për pak tema të tjera, që atyre nuk u duken kërcënuese. Por shumica e prindërve nuk dëshirojnë të diskutojnë topikat e nxehta, siç janë masturbacioni, bërja dashuri, pornografia dhe abortet, madje, ka prindër që nuk diskutojnë fare për probleme seksuale.
Studimet nxjerrin në pah këtë të dhënë interesante: Prindërit thonë se kanë bërë shumë biseda seksuale me fëmijët, ndërsa, fëmijët thonë se nuk kanë bërë, ose kanë bërë fare pak biseda seksuale me prindërit. Këtë e tregon edhe anketimi juaj në blogun ëëë.Seksologu.com. Ju nuk harroni asgjë nga ato që u thonë prindërit për seksin, ndërsa prindërit edhe kur flasin fare pak për seksin me ju, u duket sikur kanë folur shumë.
Ndodh që bisedat për problemet seksuale me prindërit të përfundojnë në sherr të paparë. Ata, në bisedat për seksin kanë tendencën t’u japin “leksione” si këto: “Prit deri sa të martohesh” ose “Më jep fjalën se nuk do bësh seks”. Është e kuptueshme, kjo mënyrë diskutimi juve nuk u kënaq, por bëni mirë t’i dëgjoni me kujdes.
Ndonëse nënat diskutojnë më shumë për seksin, baballarët mund të jenë modeli i respektuar për djemtë edhe për vajzat. Studimet kërkimore tregojnë se prirjet dhe tendencat seksuale të nënës, kanë më shumë ndikim në sjelljet seksuale të fëmijëve.
Nuk ka aq shumë rëndësi ajo që prindërit u thonë për seksin. Rëndësi më të madhe, për sjelljet tuaja seksuale, kanë veprimet e tyre. A tregojnë ata afeksion dhe respekt për njëri-tjetrin? A janë ata, qartësisht, të dashuruar? Kur përgjigja për këto pyetje është “po”, ata kanë influencuar pozitivisht në seksualitetin tuaj. Në qofte se përgjigja është “jo”, ju duhet të influencoheni nga burime të tjera.
Nuk është e thënë që prindërit duhet të jenë ekspertë të seksit që të bisedojnë me ju. Jepuni të kuptojnë se ju nuk prisni që ata të dinë gjithçka dhe se do t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja.
Disa prindër mendojnë se e kanë bërë detyrën kur u thonë fëmijëve: “Pokeni gjë për të pyetur, për çështjet seksuale që nuk i dini, hajde, uluni këtu të bisedojmë”. Kjo nuk u ndihmon juve. Kjo ndihmon këta prindër që t’i shpëtojnë përgjegjësisë. Mos u bëni prindërve pyetje, kur nuk janë ata të parët që e fillojnë bashkëbisedimin me ju për seksin.
Ju bëni mirë të diskutoni, por mos bëni gjëra që ua imponojnë t’i bëni. Jepuni rëndësi bisedave spontane, siç është një studim i ri seksual në media, një artikull në revistë, ose gazetë, një dokumentar televiziv, ose një komedi romantike. Këto të gjitha janë momente që lejojnë të fillohet një bisedë me prindërit.
Bëni, që prindërit të kuptojnë se juve u pëlqejnë bisedat konfidenciale me ata. Në këto biseda ju duhet të jeni të ndershëm dhe të respektoni pikëpamjet e prindërve edhe kur nuk jeni dakord me të gjitha. Ka prindër që janë të pasigurtë lidhur me seksualitetin dhe kjo i pengon të bisedojnë me ju. Në këtë rast, gjithçka, varet nga ju. Kur ju keni pikëpamje pozitive për seksin edhe ata do të bëhen pozitivë, madje, më shumë nga ju. Kërkoni nga prindërit të venë nga njëra anë e peshores shqetësimet e tyre për rreziqet tuaja seksuale dhe nga ana tjetër të venë dëshirat tuaja, për dashurinë dhe seksin.
Shumë nga ju e kanë provuar, se shoqëria më e fortë midis dy të rinjve është dashuria e mrekullueshme, që jep energji, që jep ndjenjën e gëzuar të tërheqjes dhe të afeksionit të ndërsjelltë. Kur ju dashuroni dikë, nevojat e atij ose asaj janë po aq të rëndësishme sa edhe tuajat. Por, dashuria ka edhe rreziqe. Ju vuani dhe ndjeheni të lënduar kur u flak ai që dashuroni. Por, edhe pse kështu, shumica e njerëzve mendojnë se për dashurinë i a vlen të rrezikosh. Pyesni prindërit nëse janë ata dakord me këtë vlerësim për dashurinë. Të gjithë ata që e kanë provuar dashurinë do të jenë dakord.
Kur të diskutoni me prindërit përdorni humorin. E qeshura ndihmon të shkrihet akulli! Ju bëni mirë të qeshni edhe me veten tuaj. Kur prindërit janë të lehtësuar e të gëzuar, ata do të lëshojnë dhe do të bisedojnë shumë më mirë me ju. Ju do të çuditeni me ndershmërinë e tyre në bisedë. Ata do të sillen krejt ndryshe, nga sa e mendonit ju.
Me përjashtim të seksit jo emocional e rastësor, i cili nuk çon në krijimin e miqësisë midis dy të rinjve, seksi është dhe duhet të jetë pjesë e marrëdhënies tuaj. Nga pyetjet dhe bisedat tuaja nuk është vështirë të kuptohet, se ju nuk e ndani dot seksin nga pjesa tjetër e marrëdhënies. Bëni që prindërit të kuptojnë se përveç seksit, ju keni edhe interesa të tjera të përbashkëta. Se ju jeni miq dhe kjo është me shumë rëndësi në jetën tuaj. Kjo do t’i qetësojë prindërit dhe ata do të këmbejnë me ju mendimet e tyre.
Në bisedat me prindërit kërkoni të diskutoni për rregullat dhe ata do t’u udhëzojnë si të silleni në takimet tuaja. Prindërit do të vlerësojnë shqetësimet që ju keni, lidhur me takimet. Shumica e prindërve e kuptojnë se u takon juve të bëni zgjedhjet. Ata janë realistë. Madje, disa syresh janë aq realistë, sa u japin fëmijëve edhe lekët për të blerë mjetet kontraceptive, kur e dinë se fëmijët bëjnë, ose do të bëjnë interkursë. Prindër të tjerë, mund të bëjnë përpjekje që t’u kontrollojnë. Nuk është e lehtë për prindërit t’u shohin që ju hapët krahët dhe fluturuat. Të jeni të bindur, shumica e prindërve e kuptojnë që ju e meritoni lirinë për të jetuar jetën tuaj, veçanërisht, kur jeni studentë të universitetit.
Ju nuk jeni dhe as mund të jeni kopje karboni e prindërve. Unë shpresoj shumë që prindërit do të mbështetin atë çfarë është e veçantë tek ju. Ju duhet të jeni të hapur, që t’u tregoni atyre vlerat tuaja dhe pas kësaj të kërkoni prej tyre të respektojnë dhe nderojnë zgjedhjet tuaja. Duke mbështetur individualitetin tuaj, prindërit, bëjnë të rritet vetë-besimi juaj.
Ju duhet të mësoni nga prindërit dhe ata duhet të mësojnë nga ju. Poqe se bëheni të besueshëm, të ndershëm dhe të përgjegjshëm për ata, atyre do t’u forcohet besimi se ju do të dini të bëni zgjedhje seksuale të shëndetshme.
Të gjithë prindërit duan t’u qëndrojnë afër fëmijëve të tyre. Ata e bëjnë këtë sepse u duan. Ata duan t’u ndihmojnë që të evitoni rreziqet. Ata shqetësohen për sigurinë tuaj dhe për lumturinë tuaj. Ata nuk duan që ju të bëni gabime edhe kur ju rebeloheni kundër tyre. Është normale, që ju ta forconi e formoni veten duke eksperimentuar me seksin. Por, mos u jepni prindërve atak në zemër, duke qenë të pakujdesshëm!
Prindër, edhe pse çdo gjeneratë e re e prindërve është më e hapur ndaj seksit, ka akoma vend për progres të mëtejshëm. Duke hedhur vështrimin në të ardhmen e seksit dhe të seks-edukimit, shpresoj se ju do të bëheni më të hapur, më të ndershëm dhe më të përgjegjshëm për fëmijët tuaj, natyrisht, po qe se preferoni t’i keni ata.
Dr. Adem Harxhi
Burimi: Gazeta Shekulli

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Si te permiresoni bisedat me prinderit
Kush eshte ai femije si e ben dicka te tille.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Bisedat tabu me nje mashkull
» Permiresoni paragjykimet tuaja!
» Përmirësoni paragjykimet tuaja.
» Ku te punojne prinderit
» Sa te pavarur jemi nga prinderit?
» Permiresoni paragjykimet tuaja!
» Përmirësoni paragjykimet tuaja.
» Ku te punojne prinderit
» Sa te pavarur jemi nga prinderit?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi