Femijet qe gjithnje ankohen dhe fajesojne te tjeret
2 posters
Faqja 1 e 1
Femijet qe gjithnje ankohen dhe fajesojne te tjeret
Disa prinder jane ne hall te madh me ndonje femije te vetin dhe nuk dine si te veprojne. Fjala eshte per ata femije te vegjel qe ore e cast ankohen dhe i fajesojne motrat e vellezerit te prinderit, madje shpesh per hic gje ose per dicka te vogel e fare pa rendesi.
Motrat e vellezerit jane dite e nate se bashku dhe natyrisht ne loje e siper nganjehere edhe zihen, por ne disa familje gjendet ndonje vella a moter e vogel qe ankohet e i fajesojne shpesh vellezerit ose motrat. P.sh. kur prinderit nuk jane ne shtepi gjate dites e kthehen pas pune, paditesi i vogel, fjala e pare qe u thote prinderve, eshte ankimi per vellane ose motren e vet sikur e kane rrahur, ose u tregon menjehere prinderve se e motra e ka thyer goten, ose ka ngrene nga embelsirat qe ka pergatitur e ema per mysafiret qe do t'i vijne per vizite, ose p.sh. e motra ka folur kete ose ate fjale te pahijshme, ose ka bere pa leje kete ose ate gje, etj.
Ka edhe raste kur paditesi i vogel, mundet ne loje nga e motra ose i vellai, merzitet, i vjen zor per kete dhe pa nje pa dy ia plas te qarave dhe ashtu me lot ne sy shkon e u ankohet prinderve (me teper nenes) sikur ata ia kane bere me hile ne loje, ose trillon e shpif dicka dhe e padit vellane ose motren per kot gje a per ndonje gabim a faj te vogel pa rendesi qe ata mund te kene bere ne mungese te prinderve. Femijes se tille i eshte bere pothuajse ves qe te ankohet e te padise gjithnje te motren a te vellane, duke kerkuar prej prinderve qe te hakmerren.
Nje qaraman i tille ne te njejten menyre vepron edhe jashte familjes, me femijet e rruges, lagjes me te cilet ai takohet e shoqerohet dhe luan perhere. Atij i vjen rende dhe inat kur shoket e mundin ne loje, dhe nga zilia, mbasi c’t’ju beje tjeter, vjen e u ankohet prinderve te vet, duke i paditur shoket sikur ata e kane perqeshur, tallur, share, ose ia kane share prinderit.
Aq me keq eshte edhe kur prinderit e tij, sidomos nenat, i marrin kallep si te verteta ankesat e padite e pavend te femijes se tyre, u besojne thenieve te tij pa i vertetuar mire. Madje qellon nganjehere qe ndonje prind gjaknxehte, kur e sheh femijen e vet duke qare, ashtu i zemeruar, ngutet dhe i gjuan femijes se huaj pa e hetuar e vertetuar mire si qendron e verteta dhe pa marre parasysh se fundi i fundit ata jane femije dhe aty per aty zihen dhe merziten me njeri-tjetrin dhe aty per aty prape pajtohen si te mos kish ndodhur asgje e keqe ndermjet tyre. Madje ka edhe raste me drastike kur prinderit e te dy paleve, me te cilet me pare kane pasur marredhenie shume te mira, per arsye te grindjes se femijeve, zihen dhe qellon te mos flasin me njeri-tjetrin me jave e me muaj, por edhe me vite.
Prandaj prinderit gabojne shume kur perzihen ne grindjet e femijeve, duke mbrojtur femijet e tyre, e duke e qortuar a rrahur femijen e huaj, i cili shpesh eshte edhe fare i pafajshem. Faji kryesor per kete bie ne rend te pare mbi prinderit e femijes qaraman, mbasi ata nuk e njohin mire femijen e vet, ose e perkedhelin se tepermi, e ruajne, dhe e favorizojne pertej mases, ne vend qe ta mesojne te sillet njerezisht si me motrat e vellezerit ashtu edhe me shoqet e shoket jashte shtepise, te mos i fyeje, t'i zgjidhe vete mosmarreveshjet qe mund te kete me ta dhe te mos kerkoje te jete gjithmone i privilegjuar ne loje prej te tjereve. Keshtu prindi (me teper nena), duke mos e njohur mire qaramanin e vet, i cili ore e cast ankohet e i fajesojne te tjeret per cdo gje, e duke mos marre me kohe masa per pengimin e luftimin e atij vesi, lejojne qe ai femije te shkoje rruges se gabuar e te edukohet keq.
Femijeve te tille, te cilet perhere jane mesuar dhe u eshte bere shprehi e keqe te ankohen e te fajesojne vellezerit, motrat ose shoket e shoqet e tyre dhe gjithmone perpiqen qe me lot ne sy te gjejne me zor gabime e faje te te tjeret, dita-dites vijne duke iu shtuar veset e duke u bere keshtu edhe me genjeshtare, me kryenece, me tekanjoze. Te gjitha keto ndikojne edhe ne formimin e karakterit, te mospavaresise e te paaftesise per orientim te femijes se tille ne shoqeri ne jeten e ardhshme.
Madje eshte rrezik se, nese prinderit nuk marrin masa me kohe per t'ia luftuar femijes kete ves te fajesise se te tjereve vend e pa vend, me vone, kur te rritet, kjo mund t'i kthehet ne shpifje, ves ky qe eshte cilesi e njerezve me karakter te dobet.(E.A/Telegrafi)

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Femijet qe gjithnje ankohen dhe fajesojne te tjeret
Keta lloj femijesh duan dru para dhe mbas buke.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ish-luftëtarët, ankohen te Krasniqi
» CRP, analiza për ata që ankohen nga zemra
» Clooney: Aktorët ankohen kot për vështirësi pune!
» Fansat ankohen për Çiljetën: “Të duam në festivale”
» Meshkujt po behen gjithnje e me te bukur?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi