Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Misteri i trekëndëshi'it të Bermudës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Misteri i trekëndëshi'it të Bermudës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i trekëndëshi'it të Bermudës

2 posters

Shko poshtë

 Misteri i trekëndëshi'it të Bermudës Empty Misteri i trekëndëshi'it të Bermudës

Mesazh nga Emona Tue 6 Mar 2012 - 8:34

Avionët dhe anijet që zhduken në shumë raste nuk lënë asnjë gjurmë. Zhduken në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për këtë ekzistojnë dëshmi të shumta. Për shkak të këtyre ndodhive misterioze, trekëndëshi i Bermudeve është quajtur edhe "Trekëndëshi i Djallit" ose "Trekëndëshi i Mallkuar".
Trekëndëshi i Bermudeve: Çfarë ndodh?!


"Trekëndëshi i Bermudeve" (apo Bermudës) është një emër konvencionalisht i njohur për të treguar zonën e Detit të Karaibeve që përfshin Ishujt Bahamas, Ishujt Bermude, Porto Rikon dhe Kubën. Bëhet fjalë për një vend misterioz dhe njëkohësisht famëkeq, për shkak të fenomeneve të zhdukjes dhe të ndërhyrjeve që ndodhin.

Protagonistë janë pilotët e avionëve dhe të anijeve, të cilët shpesh kanë vërejtur se me të hyrë në këtë zonë busullat çmenden dhe sinjalet e radios humbasin. Është si të hysh në një botë tjetër, në një dimension tjetër. Pastaj, në mënyrë të papritur, gjithçka qetësohet dhe kthehet si më parë. Kurse herë të tjera, avionë dhe anije që kalojnë atje janë zhdukur në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Zhdukjet janë verifikuar nga '800 në vitet '70 të '900-ës, por në realitet Kristofor Kolombi në '400-ën e kish vërejtur tashmë personalisht ekzistencën e energjive të çuditshme në vend.

Një rast veçanërisht domethënës ka ndodhur në vitin 1963, kur dy avionë, pa u përplasur njëri me tjetrin, do të rrëzoheshin njëkohësisht. Në realitet, anomali në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk janë dhe aq zhdukjet sesa mungesa e mbeturinave.

Avionët dhe anijet që zhduken në shumë raste nuk lënë asnjë gjurmë. Zhduken në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për këtë ekzistojnë dëshmi të shumta. Për shkak të këtyre ndodhive misterioze, trekëndëshi i Bermudeve është quajtur edhe "Trekëndëshi i Djallit" ose "Trekëndëshi i Mallkuar".



Trekëndëshi i Bermudeve dhe mbeturinat e mbytura: Studimi i Çarlz Berlicit


Çarlz Berlici është një studiues arkeologjie që ka kryer eksplorime nënujore. Në librin e tij "Atlantida kontinenti i tetë" (1984) i kushton një kapitull të tërë Trekëndësh*t të Bermudeve, të titulluar "Mbeturina të mbytura në Trekëndëshin e Bermudeve".

Në këtë libër, Berlici përcjell dëshmitë e disa marinarëve të cilët kanë vërejtur nga lart ndërtime të mbytura në këtë zonë. Ka mundësi që të ekzistojnë mbeturina të mbytura?


Çfarë misteresh fsheh Trekëndëshi i Bermudeve?


Në konferencën "Mite dhe realitete të Atlantidës" është thënë se nën ujërat e oqeanit, pikërisht në zonën e Trekëndësh*t të Mallkuar, gjendet një piramidë misterioze, ndoshta me origjinë atlantidase, e cila rrezaton një energji të fuqishme. Është kjo energji ajo që shkakton zhdukjet dhe që i çmend busullat dhe mjetet e tjera të komunikimit?

Në librin e tij, Berlici flet pikërisht për këtë piramidë, bile na thotë diçka më shumë. Jo vetëm që do të ishte vërtet piramida, por se do të kishte mbeturina arkitektonike në kuptimin e vërtetë të fjalës, midis të cilave një mur me origjinë të dukshme njerëzore.

Këto rrënoja u përkasin 12 mijë viteve më parë, në mos më shumë, edhe pse natyrisht shkencëtarët këmbëngulin që t'i deklarojnë se këto mbeturina janë "natyrore".

Me këtë "qytet" të mbytur është marrë Doktori Menson Valentin, që për 25 vjet me radhë ka studiuar dhe shqyrtuar zonën nënujore në fjalë. Doktor Valentini është paleontolog, gjeolog dhe arkeolog nënujor, pse jo dhe speleolog amator dhe pilot avionësh.

Gjatë një interviste të bërë me Berlicin, ai ka deklaruar: "E gjithë zona e Bahama Benksit, gjatë akullnajës së fundit, ndodhej sipër nivelit të detit dhe u mbyt nga shkrirja e mëtejshme e akujve.

Në të gjithë zonën e Biminit ka një suksesion të vazhdueshëm skemash dhe modelesh arkitektonike, katrore dhe katërkëndore, të cilat përbëjnë konturet dhe dimensionet e atij vendi që ndodhet nën ujë. Mirëpo e gjitha kjo më bindi se dikur zona ishte e banuar nga popuj të lashtë.

Në shkretëtirën e Naxkas në Peru kam parë figura gjeometrike me përmasa të ndryshme, të cilat përbëjnë provën e pranisë së lashtë të njeriut në këtë lokalitet dhe shumë figura të tilla janë të ngjashme me modulet e Bahama Benksit".

Duke vazhduar për sa i përket qëndrimit të shkencëtarëve: "Jam i bindur se motivi sipas të cilit shumë shkencëtarë hezitojnë apo deri refuzojnë për t'i vizituar këto dhe rrënoja të tjera misterioze dhe enigmatike, është për t'u kërkuar në faktin që kanë frikë se duhet të vënë në diskutim teoritë e tyre, shpjegimet e tyre sempliciste. Preferojnë të vazhdojnë t'i konsiderojnë shumë rrënoja e statuja si kapriço të natyrës".

Pyetjes së Berlicit: "Cili popull mund t'i ketë ndërtuar këto rrugë apo mure?", Doktor Valentini i është përgjigjur:

"Të njëjtit njerëz që kanë bërë sferat e mëdha të Amerikës Qendrore, kokat e gurta të Tehuantepekut, platformat e mëdha mbështetëse të tempullit të Baalbekut në Liban dhe të atij të Maltës në Mesdhe, e njëjta racë që ka ndërtuar Stonhenxhin në Angli dhe muret ciklopike të Saksahuamànit dhe të Ollantajtambos në Peru, menhirët dhe rrugët e gurta të Bretanjës dhe rrënojat kolosale të Tiahuanakos në Bolivi, dhe statujat e Ishullit të Pashkëve - një racë parahistorike që ishte në gjendje të spostonte, përpunonte dhe realizonte blloqe gurësh gjiganteske, sipas sistemesh dhe metodash që vazhdojnë të mbesin mister për ne njerëzit modernë".







Energjia e kristalit dhe fuqia piramidale


Për të kuptuar më mirë se nga vjen energjia e rrezatuar nga kjo piramidë, duhet të marrim në konsideratë faktorë të tjerë. Në artikullin e tij "Perandoria e diellit", Pablo Ayo flet për një kristal që duhet të ndodhet në brendësi të kësaj piramide.

Ja se çfarë shkruan studiuesi: "Sipas sensitivit Edgar Cayce, në bazën e teknologjisë atlantidase ishin disa kristale, struktura atomike e të cilëve duhej modifikuar për të ndriçuar dhe përcjellë sasira të mëdha energjie të absorbuar nga toka, deti, dielli dhe nga yjet, si një lloj Vale Tesla e stërmadhe.

Shpesh këto kristale ndodheshin në brendësi ndërtesash të ngjashme me tempuj, të studiuara për të rritur potencialin e kristaleve.

Fantazi? Jo tamam. Në vitin 1970, një ekspeditë zhytësish amerikanë që po eksploronte në ujërat e Ishujve Bahamas, në kërkim anijesh të mbytura, u ndesh me një qytet të mbytur, të gjatë kilometra të tëra.

Doktor Rei Braun, i cili ishte midis zhytësve, gërmoi midis rrënojave një piramidë që "shkëlqente tamam si pasqyrë".

Disa dhjetëra metra nga maja e piramidave ndodhej një hapje që çonte në një dhomë të brendshme, në të cilën Brauni pa në ujin e pistë e të kripur një kristal të madh të mbajtur nga dy duar metalike.

Zhytësi kurajoz e mori kristalin dhe e nxori në sipërfaqe. Brauni e posedon akoma sot atë dhe pohon se kur e merr në dorë këtë kristal të rrumbullakët - në brendësi të të cilit ravijëzohen forma piramidale - ndjehet një "vibracion shumë i fuqishëm, por ndoshta është sugjestionim".

Po, ndoshta ose bëhet fjalë për potencial energjetik mbeturinë e kristaleve për të cilët fliste Cayce. "Ndërtesat e ngjashme me tempuj, të studiuara për të rritur potencialin e kristaleve", janë piramidat. Piramidat kishin pikërisht funksionin e kanalizimit të energjisë.

Në qoftë se për të rrezatuar këtë energji të fuqishme nga piramidat e Ishujve Bahamas (që për pasojë duhet t'i korrespondojë të njëjtës piramidë të Trekëndësh*t të Bermudës, veç në mos pastë më shumë se një) ka qenë kristali, duke parë që ky kristal sot ndodhet në duart e Doktor Braunit, nuk duhet të verifikohen më zhdukje apo interferenca nga viti 1970 e prapa (datë në të cilën ai ka nxjerrë kristalin nga fundi i detit).

Do të duhej të investigohej mbi datat e zhdukjeve. Në qoftë se këto janë verifikuar njësoj, kjo nënkupton se piramida rrezaton energji, pavarësisht nga kristali ose që ekzistojnë shkaqe të tjera që duhen kërkuar.

Duke analizuar listat e zhdukjes së avionëve dhe të anijeve, të përcjella nga site Wikipedia dhe nga site të tjera internetore, vërejmë se zhdukjet kanë ndodhur të paktën deri në gjysmën e dytë të viteve '70.

Gjithsesi, në qoftë se ekziston një piramidë, duhet konsideruar se piramida është në vetvete një kanalizues i energjisë pikërisht prej formës së saj.

Në librin e tij "Kultura enigmatike egjiptiane", Ernesto Baròn ia kushton kapitullin e katërt të librit pikërisht energjisë piramidale dhe shkruan: "Fjala piramidë rrjedh nga greqishtja "pyramidos", që do të thotë "zjarr në qendër", domethënë energji apo nxehtësi që merret në qendër apo në pikën qendrore të këtij trekëndëshi apo piramide.

Të tjerë ia atribuojnë emrin "piramidë" fenikasesh "pirimi-din", përkthimi i të cilës është "drita" apo "masa hyjnore".

Piramidat janë një lloj centralesh atomike përftuese, gjeneruese dhe transmetuese të energjisë. Përftojnë nga kozmosi tipe dhe nëntipe të ndryshme vibracionesh, që pastaj gjenerohen në brendësi të tyre për t'u kanalizuar apo transmetuar...

Ky akumulim energjie logjikisht ndodh edhe në male. Prova qëndron në faktin që kulturat e mëdha i krijuan tempujt e tyre kryesorë në male të mëdha të quajtur male të shenjta.

Kujtojmë për shembull Malin Olimp, seli e Zeusit, babait të zotave; Malin Sinai ku Moisiu mori Tabelat e Ligjit të Zotit; kodrinën ose malin e Montserratit në Katalonjë të Spanjës, ku ndodhet Kupa e Shenjtë e Krishtit, etj.".


Ekzagjerim apo realitet?


Siç shpjegohet deri këtu, Trekëndëshi i Bermudeve ka famën se është një vend shumë i rrezikshëm dhe emri i tij rrethohet nga një aureolë misteri dhe shqetësimi. Megjithatë, jo të gjithë janë dakord me faktin se ajo që ndodh, është efektivisht e pashpjegueshme.

Disa kritika i janë bërë pikërisht studimit të Berlicit (veç të tjerash, autor i një libri pikërisht mbi Trekëndëshin e Bermudeve, me titullin "Trekëndëshi i mallkuar", 1999).

Në fakt konsiderohet se një numër i caktuar të dhënash që ai i paraqet si reale, në të vërtetë janë të falsifikuara apo të ekzagjeruara. Studime të kryera në Amerikë, në vitin 1981, nga "United States Geological Survey", theksojnë se këto evenimente të çuditshme mund të jenë përcaktuar nga "emisione metani natyror që mund të bëhen një kërcënim për lundrueshmërinë e anijeve".

Megjithatë, edhe Kristofor Kolombi kur ka kaluar aty, ka vërejtur jo vetëm keqfunksionime të busullës, por edhe "drita vallëzuese në horizont".

Kjo u shpjegua me rënien e një meteoriti (vështirë të thuash se ky shpjegim është i besueshëm).

Ndoshta do të ishte e vërtetë që studimi i Berlicit është paksa i ekzagjeruar, ndoshta kristali nuk ekziston... por duke parë që piramida rrezaton energji (dhe kjo është provuar) dhe me sa duket një piramidë nën ujë ekziston, atëherë ka mundësi që shkaku i evenimenteve nuk është as meteoriti, as edhe emisionet e gazit metan./sa-kra./




Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Misteri i trekëndëshi'it të Bermudës Empty Re: Misteri i trekëndëshi'it të Bermudës

Mesazh nga Anakonda Wed 11 Apr 2012 - 5:27

lloj-lloj misteresh po zbulohen keto koheve te fundit
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi