Djegia spontane e njeriut
2 posters
Faqja 1 e 1
Djegia spontane e njeriut
DSN duket se shoqërohet gjithmonë nga një ekstazë ose shtangësi e personit. Duket sikur viktima humbet menjëherë dëshirën për të jetuar. Në asnjë rast nuk është vënë re ndonjë përpjekje për t'i shpëtuar djegies. Viktimat duket se i nënshtrohen fatit me të nisur djegia. Është e qartë se këtu ndodh diçka që është tej një zjarri normal. Pavarësisht nga ngjashmëritë, secili rast ka karakteristikat e veta unike, si të jetë vendosur të shmangë shpjegimet e plota. Ka raste vdekjesh nga djegia që janë kaq të çuditshme sa që i vetmi shpjegim i mundshëm është DSN.
Historia njeh raste kur trupa njerëzor janë djegur vetiu me një vrull të tillë sa që janë kthyer në një grumbull hiri brenda pak minutave. Megjithëse kjo dukuri ka ndodhur herë pas here për shekuj me radhë, nuk ka një shpjegim të plotë se si dhe pse ndodh kjo. Në shek. 18 dhe 19, populli e shpjegonte këtë Djegie Spontane të Njeriut (DSN) si një formë shpagimi ose hakmarrjeje hyjnore.
Shumë kërkime të sotme përpiqen ta hedhin poshtë idenë e ekzistencës së kësaj dukurie, e cila, në fakt, nuk ndodh dhe aq rrallë sa duan të thonë disa. Rastet që dëshmohen nga doktorët dhe patologët vijnë duke u shtuar dhe do të kishte shumë më tepër raste të dëshmuara, në qoftë se nuk do të ekzistonte ngurrimi se mos bëhen qesharakë nga kolegët profesionistë. Në asnjë rast DSN-të nuk janë të ngjashëm me njëri tjetrin dhe, megjithatë, ato kanë disa veçori të përbashkëta.
1. Shpejtësia e goditjes
Viktimat e DSN shpesh janë parë të gjallë pak para çastit që ata janë përfshirë nga një zjarr i pabesueshëm; një zjarr që digjet me një shpejtësi të tillë dhe që shoqërohet shpesh me tym të zi dhjami, që duket që shërben si lëndë djegëse dhe që nuk mund të shuhet me ujë.
2. Intensiteti
Trupi i njeriut nuk digjet lehtë, sidomos një trup i gjallë. Njerëz që vdesin në zjarr shpesh vuajnë vetëm djegie të pjesshme. Madje edhe në kushte djegieje shfarosëse skeleti mbetet pa u djegur. Kështu, p.sh., krematoriumet përdorin një temperaturë prej 2500 gradë Fahrenhait ose më shumë për tre deri katër orë dhe kockat përsëri mbeten pa u djegur. Për 12 orë djegie në temperaturën 3000 gradë Fahrenhait kockat nuk zhduken plotësisht. Si shpjegohet atëherë që trupi transformohet në një grumbull hiri brenda pak minutave nga DSN?
3. Zgjedhshmëria
Në rastin e DSN, shpesh ekstremitetet e trupit, duart ose këmbët, mbeten të paprekura. Ka raste kur trupi është djegur duke u transformuar në hi dhe rrobat nuk kanë pësuar asgjë. Janë gjetur trupa të karbonizuar mbi karrige ose shtretër të pa dëmtuar.
4. Efekti psikologjik
DSN duket se shoqërohet gjithmonë nga një ekstazë ose shtangësi e personit. Duket sikur viktima humbet menjëherë dëshirën për të jetuar. Në asnjë rast nuk është vënë re ndonjë përpjekje për t'i shpëtuar djegies. Viktimat duket se i nënshtrohen fatit me të nisur djegia. Është e qartë se këtu ndodh diçka që është tej një zjarri normal. Pavarësisht nga ngjashmëritë, secili rast ka karakteristikat e veta unike, si të jetë vendosur të shmangë shpjegimet e plota. Ka raste vdekjesh nga djegia që janë kaq të çuditshme sa që i vetmi shpjegim i mundshëm është DSN. Nga ana tjetër, akoma nuk njihet ndonjë mënyrë me anën e të cilit trupi i njeriut mund të gjenerojë nxehtësi të pabesueshme të nevojshme për t'u reduktuar në hi. Gjithashtu, në qoftë se një temperaturë e tillë do të ishte e mundshme, nuk është logjike që materialet rrethues mbeten të paprekur. Sidoqoftë, mister mund të mbetet edhe fakti se pas nisjes së zjarrit, ç'gjë e mban atë (zjarrin) të gjallë. Disa sugjerojnë rrymat e ajrit nga vatrat e zjarrit, po atëherë si shpjegohet që nuk digjen edhe rrobat?
Doktorët e shekujve të kaluar nuk e kishin aspak problem të pranonin DSN, ndonëse në shumicën e rasteve ata ja atribuonin këtë tymosjes dhe pirjes së tepruar. Kjo pikëpamje ishte shumë popullore me rritjen e lëvizjes kundër duhanit dhe pijeve. Referenca të DSN mund të gjeni në vepra të Marryat, Zolas, De Kuincit, Melviles dhe Dikensit. Në librin e Dikensit "Shtëpia e Ftohtë", koprraci Kruk pëson këtë djegie makabre. Ashtu si edhe me shkrimtarët e tjerë, Dikensi e bazoi veprën e tij mbi një rast të famshëm. Rastin konkret Dikensi e kishte ndeshur gjatë periudhës kur kishte punuar si reporter, 20 vjet më parë.
Megjithëse teoria e alkoolit ishte shumë popullore, ajo gjithashtu nuk ka shumë të ngjarë (fatmirësisht!). Edhe trupat e lyer me alkool do të digjeshin vetëm derisa të mos ishte mbaruar alkooli. Livingston Gearhart i SHBA ka sugjeruar se DSN shpesh korrespondon me rritje të intensitetit të fushës magnetike të Tokës. Dihet shumë pak mbi efektet që ushtrojnë ndryshimet magnetike në trupin e njeriut. Sidoqoftë, studimi i Gerhart ka çuar në sugjerimin se zjarri i pazakontë i gjeneruar gjatë DSN mund të jetë ndonjë lloj shpërbërjeje molekulare ose kimike të trupit të njeriut. Kjo ide mund të ketë të vërteta përderisa djegia spontane në natyrë pranohet si një dukuri natyrore. Njihet rasti i djegies spontane të mullarëve të barit për shkak të fermentimit që ndodh nga lagështia brenda mullarit. Në brendësi zhvillohen baktere që për shkak të fermentimit ngrenë temperaturën. Në qoftë se kjo temperaturë nuk del jashtë atëherë mullari tejnxehet, oksidohet dhe merr zjarr. Po kështu ndodh me koçekët, fabrikat e letrës dhe grumbujt e hekurishteve. Në disa raste, edhe qymyri pluhur mund të nxehet nga thithja e ajrit dhe mund të marrë flakë në mënyrë spontane. Madje thuhet se edhe jashtëqitjet e zogjve e kanë këtë veti dhe disa zjarre kishash i atribuohen ndezjes spontane të grumbullimeve vjeçare të këtyre mbeturinave në çatinë e tyre. Edhe dheu mund të digjet zakonisht për shkak të substancave naftëmbajtëse nën sipërfaqe. Shkencëtarët dhe doktorët i pranojnë këto forma të djegies spontane, por refuzojnë të njohin mundësinë e DSN te njerëzit. Ata pranojnë që jo të gjitha rastet e djegies shpjegohen me shkaqe shkencore, por preferojnë nocionin e Djegies së Mbinatyrshme. Nocioni i djegies spontane te njerëzit duket i pamundur.
Në qoftë se DSN është e mundur, pavarësisht nga dyshimet shkencore, si mund të ndodhë dhe, me të nisur, ç'gjë e ushqen zjarrin?
Djegia spontane në natyrë nuk mund të na çojë në një shpjegim të DSN te njerëzit. Nuk mund të grumbullohen në trupat njerëzore të njëjtat baktere për të prodhuar nxehtësi të mjaftueshme për të nisur djegien. Gazi i zorrëve mund të digjet, por për këtë nevojitet oksigjen. Edhe kimikatet në trupin e njeriut mund të ndikojnë mbi gazin metan të pranishëm, por edhe ky ka nevojë për oksigjen që të digjet. Në qoftë se do të ishte shkaktar metani, sasia shumë e madhe e tij te lopët do të bënte që të kishim raste të shpërthimit të lopëve. Por kjo dukuri nuk ka ndodhur kurrë.
Disa thonë se DSN mund të shpjegohet si një aksident ose pakujdesi. P.sh., rrëzimi i një reflektori ose rezistence, pirja e duhanit në shtrat ose shkëndija që dalin nga një sobë ose vatër zjarri. Por këto shpjegime nuk na e zgjidhin dot misterin sepse, thjesht, në raste të tilla rrobat do të digjeshin të parat. Si shpjegim tjetër i mundshëm është ofruar edhe rrufeja sferike. Kjo mbështetet në teorinë se, në disa rrethana, rrufeja sferike, që është një dukuri natyrore, mund të manifestojë radiovale të shkurtra energjie të ngjashme me ato në një furrë me mikrovalë. Në këtë mënyrë, sugjerohet se një person që ndodhet pranë rrufesë sferike ose vetëm pranë fushës së frekuencës valore të formuar nga një rrufe e tillë, mund të digjej për vdekje brenda rrobave të veta ose edhe madje brenda lëkurës së tij. Kjo teori ka diçka të ngjashme me teorinë e "ndryshimit magnetik" të Gearhart. Gearhart zbulon me studimin e tij se DSN koinçidon me një rritje të menjëhershme e të papritur të intensitetit magnetik në fushën e Tokës, krahasuar me ditë më parë.
Këto teori e shpjegojnë gjerë e gjatë DSN, por asnjëra prej tyre nuk shpjegon se pse kjo dukuri ndodh kaq rrallë (fatmirësisht) ose se pse zjarri, me të nisur, mbetet aq i lokalizuar. Gjithashtu, megjithëse rrufeja sferike, po të kapet, shpërthen, ajo nuk jeton më shumë se një minutë, pra nuk ka se si të ketë këtë efekt shkatërrues.
Një mundësi tjetër shpjegimi është ofruar nga policia. DSN, thonë ata, mund të jetë rezultat i një krimi. Kriminelët e lyejnë viktimën me benzinë dhe i vënë flakën. Dihen plot raste kur trupi i njeriut digjet pa i vënë zjarrin dhomës. Megjithatë, në rastet e DSN trupi duket se digjet nga brenda jashtë dhe jo e anasjelltë.
Vetë patologët bien dakord se, në disa raste, trupi mund të prodhojë gazra nga brenda që mund të digjen po t'i ekspozohen oksigjenit. Por sasia e nevojshme do të ishte fatalisht toksike. Dhe po të niste një zjarr do të digjeshin edhe rrobat.
Shpjegimi më i mundshëm sot duket se është Teoria e Qiririt. Djegia nën vete (e brendshme, e fshehur) në 500 gradë Celsius mund ta kthejë trupin e njeriut në hi, në qoftë se i lihet kohë e mjaftueshme. Sipas kësaj teorie, trupi, me tu ndezur, fillon të digjet. Dhe kjo është vërtetuar. Trupi i njeriut ka shumë ujë, por një nxehtësi e mjaftueshme e nxjerr atë jashtë në formën e avullit. Kjo dëshmohet nga avulli që është kondensuar në dritaret e dhomës ku ka ndodhur një dukuri e tillë. Me t'u tharë trupi, dhjami shkrin dhe ngjitet pas rrobave duke lozur rolin e një fitili. Meqënëse dhjami nuk digjet pastër, mbi dyer dhe mure grumbullohet blozë. Sasia normale e oksigjenit në ajër është 21 %. Kjo përqindje zvogëlohet në një dhomë ku ka zjarr. Kur arrin 16 %, zjarri zbehet duke u djegur nën vete. Në qoftë se trupi nuk gjendet efekti i fitilit shkakton një zjarr të ngadalshëm nën vete. Në këtë çast, temperatura në dhomë shpesh ngrihet gjë që shpjegon nxehjen e fortë të dorezave të dyerve etj. Shtresa e nxehtë e gazit, prodhuar nga djegia nën vete, zbret poshtë dhe shkrin artikuj plastikë. Gazetat dhe librat nuk ndikohen sepse ato digjen me temperatura më të larta. Djegia nën vete vazhdon derisa mbaron dhjami i trupit ose oksigjeni në dhomë. Gjymtyrët nuk pësojnë gjë sepse ato kanë më pak dhjam.
Shkencëtarët duken të kënaqur me këtë teori ndonëse ajo akoma nuk shpjegon se ç'gjë e shkakton zjarrin, që duket se nis nga brenda. Ndoshta shpjegimi i vërtetë nuk ndodhet në sferën e shkencës ose brenda kornizës së planit vdekësor, me aq sa e njohim ne.
Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetët"
/sa-kra/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Djegia spontane e njeriut
keto te treja jan shkaktaret.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Burri vdes nga “djegia spontane”
» Djegia spontane njerezore, nje profesor mund te kete gjetur arsyen
» Djegja Njerezore Spontane- trupa njerezish qe shperthejne papritur ne flake
» Djegia e shamise se beqarit...
» Djegia e teatrit ‘Skampa”, në pranga babë e bir

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi