Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rita Ora: Gjithmonë them se jam nga Kosova People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rita Ora: Gjithmonë them se jam nga Kosova People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita Ora: Gjithmonë them se jam nga Kosova

2 posters

Shko poshtë

Rita Ora: Gjithmonë them se jam nga Kosova Empty Rita Ora: Gjithmonë them se jam nga Kosova

Mesazh nga Emona Fri 9 Mar 2012 - 0:58

Rita Ora: Gjithmonë them se jam nga Kosova 09-LA-SHOWBIZZ-Rita_Ora “Yjet gjithmonë vonohen”, është një moto që përdoret shpesh. Por ajo bën përjashtim. Ka ardhur tamam në kohë, përderisa 2012-a është viti i saj. Ani pse kishte pritur tre vjet që të pushtonte skenën botërore e të rrëzonte “në dy gjunjë” emrat më të mëdhenj të muzikës. Talentit të saj sot i përulen të gjithë. E tutori, një prej reperëve më me nam në botë, e ka të preferuar. Është bërë pjesë e historisë muzikore për shumë arsye.

Rita Ora, këngëtarja nga Kosova, është shndërruar në emrin më të përfolur në industrinë muzikore botërore. Bashkë me të bota po e njeh edhe Kosovën.

“Në çdo intervistë them se jam nga Prishtina, Kosova dhe ata më pyesin ‘ku’?. Dhe unë ulem e u tregoj prej nga jam”, ka thënë Ora në një intervistë ekskluzive për Kohavisionin. Në intervistën e parë për mediet kosovare, Ora u ka falur disa minuta të kohës së saj shqiptarëve që e mbështesin, për të rrëfyer se si u “rrëmbye” nga suksesi për një kohë kaq të shkurtër.

Ani pse është rritur në kryeqendrën britanike, Ora nuk e ka harruar gjuhën e saj. Ka një shqipe të lezetshme që ngjyroset me theks britanik. Shpeshherë kur nuk i kujtohen fjalët e duhura, e vazhdon fjalinë në anglisht. Por, kur pyetet nëse do të vijë në Prishtinë, me shumë entuziazëm përgjigjet shqip. “Nesër”, thotë Ora, derisa ngutet të japë shpjegimin.

“Kam shumë dëshirë të shkoj në Prishtinë, të rri me shoqe, të kënaqem, por s’e di, tash s’kam kohë, sepse kam turne me ‘Coldplay’ dhe jam në festivale në Britani të Madhe. Një ditë, ndoshta për Vit të Ri, do të shkoj”, ka thënë Ora. “Por me pas mënyra shkoj nesër”, shton ajo.

Magjia e famës nuk e ka zbehur dashurinë që ka për vendlindjen. Ora asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj. Përkundrazi, është shndërruar në ambasadore të kulturës shqiptare, duke dëshmuar se muzika nuk njeh kufij./knninfo/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rita Ora: Gjithmonë them se jam nga Kosova Empty Re: Rita Ora: Gjithmonë them se jam nga Kosova

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 21:17

te pakten nje gje te hajrit e ben zotrote.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi