Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Shëndetësia me korrupsion, Ministria e Shëndetësisë organizatë partie” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Shëndetësia me korrupsion, Ministria e Shëndetësisë organizatë partie” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Shëndetësia me korrupsion, Ministria e Shëndetësisë organizatë partie”

2 posters

Shko poshtë

“Shëndetësia me korrupsion, Ministria e Shëndetësisë organizatë partie” Empty “Shëndetësia me korrupsion, Ministria e Shëndetësisë organizatë partie”

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 10 Mar 2012 - 12:12

“Shëndetësia me korrupsion, Ministria e Shëndetësisë organizatë partie” Edi-Rama-tryeze--150x150Partia Socialiste ka mbledhur dje grupin e interesit për të prezantuar programin e saj qeverisës për sistemin e shëndetësisë në kuadër të mbledhjes së ideve për platformën “Për një Rilindje shqiptare”. Në takim merrnin pjesë organizata, shoqata të ndryshme si dhe mjekë e qytetarë të interesuar për këtë çështje. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi nevojën që çdo qytetar të ketë të drejtën e një shërbimi shëndetësor korrekt.
Tryeza
Sipas Ramës, nuk ka dështuar vetëm modeli, por ai kalbet mbi tokë nga një korrupsion i paparë i cili ushqehet nga interesa korruptive dhe forcon këto interesa. Rama theksoi se shërbimi shëndetësor kombëtar që PS do ngrejë, do të jetë blerësi shëndetësor unik për çdo shqiptar që jeton në Shqipëri, duke mos i ndarë shqiptarët në të siguruar dhe të pasiguruar për shërbimin shëndetësor, por se shteti do e blejë këtë shërbim për të gjithë njësoj. “Në çdo stacion të rrugës së sistemit shëndetësor do të gjejmë moment pas momenti rrënim të Ministrisë së Shëndetësisë e cila është një organizatë partie në shërbim të një qeverie të koalicionit. Ministria e Shëndetësisë prej kohësh ka qenë pjesë e pazareve të koalicionit si një trofe i një partie të vogël dhe në mënyrë të hapur ajo është lejuar të kthehet në një organizatë partie, ku të gjitha paratë e taksapagueseve janë kthyer në rroga për anëtarët e partisë. Në programin tonë ne kemi marrë përsipër një angazhim shumë të madh për një rilindje shqiptare që do të bëjë kthesën e madhe dhe për këtë angazhohet për ndryshim në sistemin e shëndetësisë”, u shpreh Rama.

Programi i PS
Ndër të tjera ai theksoi se sfida e Partisë Socialiste është tu rikthehet qytetarëve besimi i humbur te sistemi shëndetësor dhe tu krijohen edhe profesionistëve kushtet e nevojshme që të rifitojnë besimin, ndërsa shtoi se do hiqet edhe TVSH-ja e ilaçeve. Rama u ndal në mungesën e ilaçeve në spitale, ku tha se qytetarët tashmë e dinë se në spital duhet të shkohet me ilaçe me vete krahas çarçafëve, e theksoi se PS do hapë kantierin e shëndetësisë.





Reagon ministria: Shëndetësia e Ramës si ajo e komunizmit



“Sistemi shëndetësor që ka ndërmend të sjelli Edi Rama është ai i kohës së komunizmit, kur kush paguante dhe kush nuk paguante ishte njësoj”. Kjo është në thelb kundër replika e Ministrisë së Shëndetësisë pas akuzave të lëshuara ndaj këtij dikasteri nga kryetari i socialistëve, Edi Rama. Ministria e Shëndetësisë, në një deklaratë për mediat ka nënvizuar se reforma në këtë fushë është bazuar në parimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), por Rama “nuk e di çdo të thotë OBSH”. “Kur flet për shëndetësinë [lideri socialist] ka ndërmend organizatën e madhe politike që krijoi në Bashkinë e Tiranës”, vijoi më tej zëdhënësja e Ministrisë e cila i kujtoi kryesocialistit Rama se “vite më parë edhe kolegë socialistë të ulur pranë tij kanë kontribuuar në këtë reformë”. Sipas Ministrisë, siguria e barnave në vend është e plotë dhe respekton garancitë ndërkombëtare. “Për herë të parë çmimet [e ilaçeve] janë më të ulëta”, tha zëdhënësja. Gjithsesi, Ministria e Shëndetësisë është e ndërgjegjshme që “rruga është e gjatë”, “një sfidë e përditshme”, ndaj dhe është shprehur e hapur ndaj çdo opinioni.







Vodafone Albania në mbështetje të

fëmijëve të shtruar në spitalin pediatrik



Pacientët e vegjël në Spitalin Pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ditën e premte kaluan një ditë ndryshe nga të tjerat. Një nga ambjentet e këtij spitali u shndërrua në një skenë argëtuese për pacientët e spitalit. Një trupë teatri luajti pjesët më të dashura për ata. Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e kompanisë Vodafone Albania në vazhdim të aktiviteteve të suksesshme me pacientët e Pediatrisë në QSUT si ngritja e një ambjenti argëtues dhe edukues për fëmijët. Për secilin nga muajt e ardhshëm Vodafone Albania do të vijojë të jetë pranë fëmijëve të pediatrisë dhe në kuadër të ditëve ndërkombëtare të dedikuara sëmundjeve të ndryshme që trajtohen në këtë spital.

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Shëndetësia me korrupsion, Ministria e Shëndetësisë organizatë partie” Empty Re: “Shëndetësia me korrupsion, Ministria e Shëndetësisë organizatë partie”

Mesazh nga Anakonda Sun 8 Apr 2012 - 0:44

edhe shendeti i njeriut paska lidhje me korrupsionin;dmth un qe jam me pd.nuk do tu vizitokam ah komuniste te poshter ju
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi