Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Organizatë krishtere kërcnon dhe djeg flamurin shqiptarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Organizatë krishtere kërcnon dhe djeg flamurin shqiptarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Organizatë krishtere kërcnon dhe djeg flamurin shqiptarë

2 posters

Shko poshtë

Organizatë krishtere kërcnon dhe djeg flamurin shqiptarë Empty Organizatë krishtere kërcnon dhe djeg flamurin shqiptarë

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 12 Mar 2012 - 9:04

Organizatë krishtere kërcnon dhe djeg flamurin shqiptarë Thumbnail.php?file=Flamuri_375302396Në Tiranë shqiptarët do ngrenë zërin kundër dhunës siç shprehen ata, të ushtruar ndaj bashkëkombësve të tyre në Maqedoni. Protesta do të mbahet nesër në orën 12 përpara Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë. Organizatorët e protestës, Kuvendi i Patriotëve Civil në bashkëpunim me ‘UNIKOMB’ u bënë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptar për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën paqësore.
“Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni, nuk janë rastësi. Një javë më parë u vranë dy të rinj nga një polic civil maqedonas si dhe u ushtrua dhunë nga terroristë - huliganë maqedonas ndaj 15 nxënësve shqiptar. Kjo nxiti organizmin tonë për të reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër dhunës që u bëhet sistematikisht shqiptarëve në Maqedoni! Thirrja jonë në këtë protestë do të jetë edhe për rikthimin e trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë, Shqipërinë!” thuhet në komunikatën e organizatorëve.
Ndërkaq autoritetet kosovare por edhe ato të Maqedonisë i kanë hedhur poshtë pretendimet se mbrëmë në Prishtinë janë thyer xhamat e Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë konfirmuan rastin dhe thanë se bëhet fjalë për një xham të thyer të vitrinës së informatave që ndodhet jashtë oborrit të ambasadës. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, e cila po kryen hetimet për zbardhjen e rastit. Ndërsa vlerësimet e Prishtinës dhe Shkupit zyrtar mund të konfirmohen edhe këto pamje filmike.
Ndërkohë në Maqedoni në një video e cila që nga 1 marsi qarkullon në Youtube, dy persona të maskuar që e quajnë vetën pjesëtarë të një organizate që quajnë veten krishtere kërcënojnë shqiptarët, fëmijët e tyre dhe djegin flamurin kombëtarë shqiptarë. Dy personat e maskuar siç mund të vërehet edhe nga këto pamje, në prapavijë kanë një flamur të zi me kryq të bardhë në të dhe ndërsa kërcënojnë njëri prej tyre mbanë në dorë thikë dhe më pas djegin flamurin shqiptarë.
"Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse o mysliman juve u ka ardhur fundi dhe fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”-thuhet mes tjerash në mesazhin në këtë video që ka përcjellë organizata e krishterë në Maqedoni. Semra Jakupi

12.03.2012 09:27 AM

Ëështë shfaqur në Youtub një vide inçizim në të cilin dy persona të maskuar që e quajnë vetën pjestarë të një organizate të ashtuquajtur krishtere kërkcnojnë shqiptarët fëmijët e tyre dhe djegin flamurin kombëtarë shqiptarë. dy personat e maskuar në prapavijë kanë një flamur të zi me kryq të bardhë në të ndërsa derisa kërcnojnë njëri prej tyre mbanë në dorë thikë dhe më pasdjegin flamurin shqiptarë.

"Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse o musliman juve u ka ardhur fundi dhe fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”-thuhet mes tjerash në mesazhin me video që ka përcjellë organizata e krishterë në Maqedoni. Video në Youtube është vendosur me datën 1 mars.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizatë krishtere kërcnon dhe djeg flamurin shqiptarë Empty Re: Organizatë krishtere kërcnon dhe djeg flamurin shqiptarë

Mesazh nga Anakonda Fri 11 May 2012 - 17:18

Eh flamuri i shkret shqiptar cfare nuk po heq.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi