Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Zbulohet nje gjuhe e re e Skocise Antike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Zbulohet nje gjuhe e re e Skocise Antike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet nje gjuhe e re e Skocise Antike

2 posters

Shko poshtë

 Zbulohet nje gjuhe e re e Skocise Antike Empty Zbulohet nje gjuhe e re e Skocise Antike

Mesazh nga Emona Mon 12 Mar 2012 - 2:22

 Zbulohet nje gjuhe e re e Skocise Antike Pictish%20stonesAto qe njehere u menduan si art neper gure, me kerkimet e fundit eshte menduar qe jane ne fakt nje pjese e nje gjuhe te shkruar qe daton qe ne Epoken e Hekurit.

Paraardhesit me te vjeter te Skocezeve kane lene pas, gure misterioze te gdhendur, te cilet kerkimet e fundit kane treguar qe permbajne gjuhen e shkruar te Pikteve, nje shoqerie te Epokes se Hekurit qe ekzistonte ne Skoci ne vitet 300 deri ne 843.

Gdhendjet e gjetura neper gure qe tani njihen si Guret Piktike, ne fillim mendohej se ishin art neper gure, apo te lidhura me heraldiken. Studimi i ri i publikuar ne Proceedings of the Royal Society A, ne fakt ka arritur ne konkluzionin se gdhendjet perfaqesojne gjuhen e humbur qe prej shume koheve te Pikteve, nje konfederate e tribuve Kelte qe jetonin ne Skocine e diteve te sotme.

"Ne e dime qe Piktet kane nje gjuhe te folur per te komplementuar shkrimin e simboleve, si Bede (nje murg dhe historian qe ka vdekur ne vitin 735) skruan qe ka kater gjuhe ne Britani ne kete kohe: gjuha Britanike, gjuha e Pikteve, gjuha Skoceze, dhe gjuha Angleze," - autori kryesor Rob Lee tha per Discovery News.

"Ne e dime qe tre gjuhet e tjera kane qene, dhe jane, gjuhe komplekse te folura, keshtu ka mundesi qe edhe gjuha Pikte te kete qene gjithashtu nje gjuhe e folur komplekse." - shtoi Lee, profesor ne School of Biosciences ne Universitetin e Exeter.

Ai dhe koleget e tij Philp Jonathan dhe Pauline Ziman analizuan gdhendjet, te gjetura ne rreth 100 Gure Piktike te njohura. Kerkuesit perdoren nje proces matematikor te njohur si Entropia Shannon per te studiuar rradhen, drejtimin, dhe karakteristika te tjera te seciles prej gdhendjeve.

Te dhenat e rezultateve u krahasuan me te dhenat e nje numri te madh te gjuheve te shkruara, si hieroglifet Egjiptiane, tekstet Kineze, dhe gjuhet e shkruara Latine, Anglo Saksone, Old Norse, Irlandishtja Antike, etj. Nderkohe qe gdhendjet nuk u pershtaten me asnje prej gjuheve me te cilat u krahasuan, ato shfaqen karakteristikat e shkrimeve te bazuara ne nje gjuhe te folur.

Lee shpjegoi qe shkrimi vjen ne dy forma baze: shkrim leksigrafik, qe eshte i bazuar ne te folur dhe Semasiografi qe nuk eshte i bazuar ne te folur.

"Shkrimi leksigrafik permban simbole qe perfaqesojne secilen pjese ne te folur, ashtu si fjale, apo tinguj, si rrokje apo shkronja, dhe shkruhet ne menyre te drejte duke imituar rrjedhen e te folurit," - tha Lee.

"Ne semasiografi, simbolet nuk riprezantojne te foluren, si per shembull simbolet qe perdoren per tu treguar se si te ndertoni dicka qe e keni marre me pjese, dhe zakonisht keto nuk vijne ne vije te drejte."

Megjithese Lee dhe ekipi i tij nuk e kane deshifruar akoma gjuhen e sapozbuluar, disa prej simboleve japin disa te dhena intriguese. Nje simbol duket si nje koke qeni, per shembull, nderkohe qe disa te tjera duken si kuaj, pasqyra, kryqe,arme, etj.

"Eshte akoma e paqarte ne kete moment nese imazhet, jane ndonje pjese e komunikimit," - tha Lee.

Ai mendon gjithashtu qe guret permbajne edhe simbole semasiografike. Per shembull nje nga guret tregon dicka qe duket te jete nje skene beteje.

Paul Bouissac, nje profesor ne Universitetin e Torontos, i cili eshte nje prej eksperteve drejtues ne shenjat dhe simbolet,tha per Discovery News qe ai eshte dakord qe "eshte me e besueshme qe simbolet Piktike jane shembuj te nje shkrimi, ne kuptimin qe ato permbajne nje informacion qe ka gjithashtu edhe formen e folur."

"Megjithate me te dhenat qe njohim tashme nga sistemi i shkrimit, nuk eshte i mjaftueshem per te deshifruar kete shkrim." - shtoi Bouissac."Ne do na duhet te presim per zbulimin e asaj qe do te ishte ekuivalentja Piktike e Rosseta Stone, qe beri te mundur deshifrimin e kodit hieroglifik Egjiptian," - tha ai.



"Kjo mund te ndodhe ose te mos ndodhe asnjehere." (F.B/Infoalbania)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Zbulohet nje gjuhe e re e Skocise Antike Empty Re: Zbulohet nje gjuhe e re e Skocise Antike

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Apr 2012 - 19:17

QENKA GJUHE E LEZETSHME;EDHE E LEHTE PER TU MESUAR
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi