Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet një varrezë antike në Durrës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet një varrezë antike në Durrës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet një varrezë antike në Durrës

Shko poshtë

Zbulohet një varrezë antike në Durrës Empty Zbulohet një varrezë antike në Durrës

Mesazh nga Emona Thu 16 Aug 2012 - 1:31

Zbulohet një varrezë antike në Durrës Varreze-antike
Arkeologët shqiptarë sapo kanë zbuluar një varrezë antike që mendohet se i përket antikitetit të vonë deri në shekullin e 6 para erës së re. Studiuesit thonë se kjo zonë është përdorur si varrezë për afro 800 vjet dhe në 70 varre janë gjendur sende nga gjithë larmia e kulturave helene dhe romale.

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik po kryen një ekspeditë kërkimore në një thellësi vetëm 1 metër deri në 1 e gjysmë, në një territor rreth 300 metra katrorë ku një firmë ndërtimi sapo kishte nisur punimet për të ngritur një pallat të ri. Drejtuesi i arkeologjisë së shpëtimit, Syrja Lela, thotë se gërmimet në lagjen 8 të Durrësit po ecin me sukses falë edhe bashkëpunimit të plotë të firmës së ndërtimit.

Grupi prej gjashtë arkeologësh shqiptarë kanë zbuluar 14 vazo guri gëlqeror të periudhës helenistike dhe 15 vazo romake ku mblidhej hiri. Po ashtu janë gjetur nga shekulli i 2 i erës së re 4 varre me mure tullash si edhe 15 të mbuluara me tjegulla në formë çatie, që i përkasin antikitetit të vonë deri në shekullin e 6 para erës së re. Objektet më të rëndësishme të zbuluara nga kjo ekspeditë pritet të ekspozohen në qendër të qytetit të Durrësit për banorët dhe turistët.

Studiuesit thonë se firma e ndërtimit mund të vazhdojë punimet pas zhvendosjes së objekteve, pasi nuk u zbuluan mure antike apo monumente që të detyronin moslëvijen e tyre nga sheshi. Gërmimet në lagjen 8 të qytetit antik ngjallën mjaft interesim te banorët, të cilët thonë se për fat të keq, këtë kujdes ndaj arkeologjisë nuk e kanë firma të tjera ndërtuese që dyshohet se veprojnë me shpejtësi dhe dyshohet se mbulojnë në themele objekte historike.

Disa nga këto varre do të zhvendosen në muzeun arkeologjik të Durrësit për studime të mëtejshme arkeologjike dhe antropologjike. Zbulimi i përket zonës B me një rrisk më të vogël arkeologjik, në një distancë afro 800 metra larg qendrës historike të qytetit. Arkeologët kanë kërkuar gjithmonë një ndërhyrje shkencore në kohën midis lejes së ndërtimit dhe fillimit të punimeve të reja, sepse pothuaj gjithë territori i qytetit antik ruan nën vete objekte historike edhe në thellësi minimale. Dyshohet se ka ndodhur shpesh që duke shkelur ligjin për trashëgiminë kulturore, jo pak monumente arkeologjike të zbuluara janë dëmtuar rëndë ose janë varrosur nën themelet e pallateve të reja./knni/
Zbulohet një varrezë antike në Durrës Varreze-antike

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi