Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare

2 posters

Shko poshtë

Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare Empty Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 12 Mar 2012 - 7:21

Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare 14381d1331573701-disa-parime-per-zgjidhjen-e-problemeve-familjare-fightingProblemet brenda familjes janë një e vërtetë e natyrshme e jetës. Në përgjithësi mosmarrëveshjet lindin mes problemit që hasim dhe gjendjes së dëshiruar.

Dëshirat e njeriut nuk njohin kufi; por meqë dëshirat janë të pakufizuara dhe mundësitë të kufizuara, më e rëndësishmja është fokusimi mbi më të rëndësishmet, moskrijimi i rrugëve pa dalje duke u ndikuar nga problemet dhe zgjidhja e tyre në mënyrën e duhur.

Problemet brenda familjes lindin më tepër mbi këta çështje: Mënyra e komunikimit mes bashkëshortëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes; Nëse ka vazhdimisht grindje apo diskutime; Marrëdhëniet e pjesëtarëve të familjes me pjesëtarët e tjerë dhe ndërhyrja e tyre; Sjelljet dhe qëndrimi i nënës dhe babait në lidhje me fëmijët apo të rinjtë; Ndikimi i miqve dhe shokëve të pjesëtarëve të familjes; Përgjegjësitë brenda familjes; Gjendja ekonomike e saj; Pakënaqësia e pjesëtarëve të familjes nga dashuria dhe interesi i treguar nga vetë pjesëtarët në marrëdhëniet mes njëri-tjetrit.

Për të zgjidhur një gjendje problematike duhet të përpiqemi të gjejmë alternativa të ndryshme në mënyrë të informuar dhe logjike, zgjedhja e zgjidhjes më të përshtatshme në mes këtyre alternativave quhet ‘Zgjidhje e problemit’. Personat të cilët janë të aftë në zgjidhjen e problemeve kontrollojnë më mirë stresin. Pikërisht këto persona janë të rrezikuar më pak nga depresioni. Me zhvillimin e aftësive që ndikojnë në zgjidhjen e problemeve, problemet familjare ashtu si problemet e tjera shoqërore do të zgjidhen krejt lehtë.

Rreth kësaj teme mund të shfrytëzoni burime të ndryshme si librat rreth zhvillimit, seminare, ndihma psikologëve etj. P.sh., martesa e një vajze, e cila nuk ka marrëdhënie të mira me njerkun/njerkën, me njeriun e parë që i del përpara, pa menduar rreth kombinimit mes tyre dhe pa e njohur nga afër, vetëm duke u bazuar tek këshillat e shoqeve, mund të themi që është një mënyrë zgjidhjeje e përshpejtuar dhe e nxituar. Edhe gruaja e cila e shqetësuar nga mosinteresi i treguar nga bashkëshorti që sheh vazhdimisht televizor, në vend që të kërkojë rrugët e zgjidhjes por preferon të mendojë “ edhe unë po shoh punën time atëherë, lëre fare”, nuk ka zgjedhur një rrugë të përshtatshme për zgjidhjen e problemit.

Zgjidhja e problemit është e lidhur me realizimin e këtyre pesë proceseve që ndjekin njëri-tjetrin:

Fokusohuni mbi problemin: Për të pasur një motivim të mirë në zgjidhjen e problemit personi duhet të jetë i gatshëm për të harxhuar energji dhe kohë duke rritur ndjeshmërinë ndaj problemit. Dëshpërimi dhe mërzitja e lindur nga eksperiencat e hidhura të jetuara në të kaluarën mund të pengojnë fokusimin.

Përkufizoni problemin: Problemet sociale ashtu si problemet matematikore zgjidhen më mirë kur mendohen shkallë-shkallë, vlerësohen të njohurat dhe të panjohurat . Prandaj pikë së pari personi në fjalë duhet të njohë dhe vlerësojë mirë ndjenjat e veta dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes në lidhje me problemin, sjelljet, suficiencat dhe insuficiencat dhe kufirin deri ku mund të shkohet.

Gjeni alternativa: do të thotë zgjedhja e më të mirës duke vlerësuar të gjitha mundësitë që ke përpara. Prisni për të marrë vendimin e duhur. Për t’u siguruar për efektivitetin e zgjidhjes së gjetur personi pasi të përcaktojë alternativat duhet të mendojë i qetë për pak kohë dhe të presë.

Bëni një vlerësim të përgjithshëm rreth zgjidhjes: duke u marrë me një situatë problematike shihni sesa efektive do jetë zgjidhja.

Mos hyni në rrugë pa dalje: Përballja me një situatë të re, mungesa e njohurive dhe eksperiencës, pavendosmëria në zgjedhje, mosdallimi në mes të drejtës dhe të gabuarës, tensioni i vazhdueshëm brenda familjes dhe fajësimi i një personi, kujtimi i së kaluarës, ëndërrimi i tepruar, mendimi i zhytur në pesimizëm dhe mostregimi i një përpjekjeje për zgjidhjen e problemit të fut në një rrugë pa dalje dhe vështirëson zgjidhjen e problemit.

B;fretime
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare Empty Re: Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare

Mesazh nga Anakonda Thu 23 May 2013 - 19:12

Mos hyni në rrugë pa dalje: Përballja me një situatë të re, mungesa e
njohurive dhe eksperiencës, pavendosmëria në zgjedhje, mosdallimi në mes
të drejtës dhe të gabuarës, tensioni i vazhdueshëm brenda familjes dhe
fajësimi i një personi, kujtimi i së kaluarës, ëndërrimi i tepruar,
mendimi i zhytur në pesimizëm dhe mostregimi i një përpjekjeje për
zgjidhjen e problemit të fut në një rrugë pa dalje dhe vështirëson
zgjidhjen e problemit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi