Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura

2 posters

Shko poshtë

Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura Empty Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura

Mesazh nga Emona Mon 12 Dec 2011 - 0:52

Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura Bukuria-300x225
Thellë në gjenet tona duket që është ngulitur nevoja për të qenë të bukur, tërheqës dhe atraktiv. Këtë më së miri e dinë divat e kozmetikës dhe kirurgët plastikë, ndërsa profiti i tyre bazohet pikërisht në këtë nevojë njerëzore – për të qenë më të bukur.

Ju zbulojmë se si, pa paguar, të bëheni dhe të jeni të bukur dhe të kënaqur pa make-up, peelingët e shtrenjtë dhe thikën kirurgjike. Ja cilave parime duhet t’u përmbaheni:

Para se të bëheni me të vërtetë të bukura – duhet të ndiheni të bukura

Një thënie e vjetër thotë që nuk ka preparat kozmetik i cili mund t’ia kalojë ndikimit të lumturisë. Jini të lumtur, të kënaqur, dhe gjeni balancimin dhe qetësinë në jetë dhe do të rrezatoni bukuri.

Rezistoni tundimit të pasqyrës

Rezistoni tundimit të kërkimit vetëkritik të papërsosmërive në fytyrën dhe trupin tuaj. Shmangni pasqyrën dhe analizimin e të metave sepse kjo t’ua shkatërrojë disponimin dhe imazhin për veten tuaj. Në vend të pasqyrës, kërkoni reflektimin tuaj tek njerëzit që ju duan. Sigurisht që do të shihni se sa të bukur dhe të çmuar jeni.

Merrni përgjegjësinë për lumturinë tuaj

Kujtohuni për ndonjë moment të veçantë dhe të lumtur në jetë. Pyetni veten se sa shumë në atë moment e keni pasur të rëndësishme se si dukeni dhe a keni qenë atëherë vetëkritik ndaj vetes. Në momentet e pikëllimit çdo gjë na duket e zezë dhe e keqe, kështu pra edhe pamja jonë. Zgjidhni të jeni të lumtur dhe pranoni që disa gjëra nuk mund t’i ndryshoni, ndërsa ata që mundeni ndryshojini për të mirë.

Jetoni në të tashmen

Një mënyrë tjetër për të qenë të lumtur dhe të kënaqur është jeta në të tashmen. Pa shikuar mbrapa në të kaluarën, pa keqardhje dhe pendime. Për një jetë më kualitative dhe më të përmbushur duhet të ktheheni nga gjërat pozitive dhe njerëzve tjerë t’u dërgoni emocione pozitive, dhe kështu do të merrni reagime ashtu siç i dëshironi.

Rrethojeni veten me bukuri

Rrethojeni veten me bimë, kafshë. Visheni fustanin në të cilin ndiheni e veçantë. Rrethojeni veten me njerëz që tek ju ndikojnë në mënyrë kreative dhe stimuluese, ndërsa shmangni ata që thithin apo shterojnë energjinë tuaj pa nevojë. Vendimi më i mirë që mund të merrni është që vetë të fusni bukuri në jetën tuaj.

Gjatë ditës bëni të paktën një gjë që ju inspiron

Oksigjenin e marrim nga ajri që na rrethon, por kënaqësinë dhe përmbushjen e jetës e marrin nga pasioni. Me gjërat që ju inspirojnë merruni të paktën një herë në ditë. Le të jenë ato epiqendër e punës suaj. Qoftë kur bëhet fjalë për muzikën, gatimin, leximin apo shkrimin. Merruni me atë që ushqen shpirtin tuaj./L.org/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura Empty Re: Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura

Mesazh nga Emona Mon 12 Dec 2011 - 0:57

Kush e ka thene se bukuria e nje femre varet vetem nga pikat klasike qe zakonisht terheqin vemendjen?

Nje fytyre e bukur me nje grim te kujdesur, floke te rregullt, buze te shkelqyeshme, nje dekolte e bukur jane arsenali tipik ku per te cilat mund te mendosh ne pergjithesi, qe shpesh heqin vemendjen nga zona te cilat nuk bien shume ne sy.

Zona mbi dekoltene eshte e rendesishme aq sa dhe gjoksi, edhe pse shpesh lihet pas dore, lekura ne kete zone eshte shume delikate, keshtuqe ka nevoje per kujdesje te vecante, duke aplikuar kremra per te evituar rrudhat e parakoheshme dhe per ta mbajtur sa me natyrale epidermen.

Edhe nje pjese tjeter si qafa, kjo ishte shume e stimuluar ne te shkuaren kur geishat e kishin bere nje pike strategjike. Floket e mbledhur e bejne qe kjo pjese te mos harrohet, gjithashtu dhe shpina ka nje rol kryesor ne bukurine e nje femre. Nese tonifikoni krahet aty mund te behet me te vertet nje zone interesante dhe shume e bukur. Duke vazhduar me zona me problematike mbetemi tek kofshet dhe glutealet.

Mankthi i celulitit nuk do te na leshoje asnjehere por mund te permiresojne situaten me armen me te forte qe kemi, vete masazhimin, eshte e mundur te trajtoni zonat duke e kombinuar aplikimin e produkteve specifike me baze kafeine. Nuk eshte nje pjese “materiale” e trupit tuaj poe me siguri eshte nje pjese e bukur e jona, qendrimi eshte nje pjese e rendesishme e bukurise tone, mund te tregoje elegancen e trupit tone. Por dhe ju mund te evidentoni pjese te tjera te trupit tuaj per ti kthyer ato ne nje pike force.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura Empty Re: Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura

Mesazh nga Anakonda Mon 20 Feb 2012 - 2:49

Menyra shume interesante per tu lexuar dhe per ti pasur parasysh.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura Empty Re: Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi