Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PS: Berisha po zvarrit zgjidhjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PS: Berisha po zvarrit zgjidhjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS: Berisha po zvarrit zgjidhjen

Shko poshtë

PS: Berisha po zvarrit zgjidhjen Empty PS: Berisha po zvarrit zgjidhjen

Mesazh nga Vizitor Mon 1 Mar 2010 - 7:22

Partia Socialiste ka deklaruar se kryeministri Berisha është duke zvarritur zgjidhjen e krizës politike. Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë e kësaj partie, Arta Dade deklaroi se opozita e ka bërë ofertën e saj, duke iu referuar projektligjit të depozituar në Kuvend.
“Kriza politike është ulur këmbëkryq në Shqipëri, dhe kjo krizë nuk mund dhe nuk do të zgjidhet nëse ka kërkesë të Partisë Socialiste për një hetim të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Partia Socialiste e ka ofruar tashmë kompromisin e saj dhe vullnetin e saj konstruktiv, së pari duke njohur rezultatin e zgjedhjeve të dalë nga skema e Ruzhdies, dhe së dyti duke dorëzuar ne parlament nismën ligjore për të gjetur zgjidhjen përfundimtare të kësaj krize”, tha Dade.
Më tej, ajo tha se PS ka vendosmërinë e duhur për t’i qëndruar kauzës, sipas saj, të drejtë dhe për të çuar deri në fund transparencën e zgjedhjeve në mënyrë që, siç tha ajo, skema e Ruzhdies të mos kthehet në mallkimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
“Vullneti i Partisë Socialiste për transparencën e plotë të zgjedhjeve dhe hapjen e kutive nuk do të tretet përballë kokëfortësisë së kryeministrit të Ruzhdies. Përkundrazi e vërteta shokuese që po del tashmë mbi kutinë e Ruzhdies që Sali Berisha aq shumë e ka për zemër vetëm sa e shton vendosmërinë tonë për t’i qëndruar kauzës sonë të drejtë. Sali Berisha duhet të kuptojë se Partia Socialiste nuk mund të heqë dorë nga kërkesat e saj, sepse në këtë rast skema e Ruzhdies do të kthehej në mallkimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në këtë vend. Sfida për Sali Berishën është e hapur, nëse ai trembet nga kjo transparencë, atëherë kjo është humbja e tij e madhe”, shtoi Dade./
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi