Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s’e ruan as dajaku as skllavëria…" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s’e ruan as dajaku as skllavëria…" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s’e ruan as dajaku as skllavëria…"

2 posters

Shko poshtë

"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s’e ruan as dajaku as skllavëria…" Empty "Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s’e ruan as dajaku as skllavëria…"

Mesazh nga WebMaster Tue 13 Mar 2012 - 1:43

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjeç ka vrarë familjen e tij dhe veten.
"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s’e ruan as dajaku as skllavëria…" 25158_10150169305030354_135633570353_11975875_3926958_nNgjarje, e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetëm pesëvjeçar Aulonit…” Fëmijën tjetër dy vjeç e ka shpëtuar vetëm Zoti

Vrasja makabër ka ndodhur megjithëse ky çift kishin dy – tre vjet që ishin ndarë me ligj. Babë e bir varrosen, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në rrezik serioz për jetën. Tre jetë të rrënuara. Dhjetëra të afërm, shokë e miq të dy palëve mbetën të plagosur përjetë shpirtërisht.

Emri e reputacioni i shqiptarit në Gjermani dhe në Perëndim në tërësi pëson një plasaritje tjetër me këtë barbari të re pa asnjë arsye reale e ligjore
Nuk mund të quhet dhe nuk është çmenduri… Të qëllosh fëmijën pesë vjeç, të vrasësh gjakun tënd… është barbari!


"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s’e ruan as dajaku as skllavëria…" 25158_10150169305140354_135633570353_11975876_5857827_a
Gruaja, edhe prostituta më e ndyrë e rrugëve, është e shenjtë, përderisa dikush e thërret nënë ajo është fisnikëria vetë. Nënë është fjala më e madhërishme e kësaj Bote! Fjala e parë edhe e fundit në këtë jetë.

Është fatkeqësi që akoma disa shqiptarë e shikojnë atë si një skllave, si një fabrikë fëmijësh pa asnjë të drejtë… Është fatkeqësi që më shumë se kushdo ne shqiptarët i bëjmë gratë … çka nuk e mban goja. Më shumë me fjalë se me veprime, edhe në internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!

Grua është nëna jonë! Grua është motra jonë! Grua është gruaja jone, shoqja jonë e jetës! Grua do të behet edhe vajza jonë…. Gruaja është mbretëresha e Botës sepse pa gruan nuk do të ekzistonte Bota! Gruaja është Përendesha e njerëzimit

Mos vini dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj nuk e ruan as dajaku as skllavëria, as shtatëqind dryna e as njëmijë përgjime telefonash e interneti!… Nuk e ka ruajtur kurrë… Aq më pak sot ! …Besnikërinë e gruas e ruan vetëm dashuria e sinqertë dhe respekti si për nënën. Nëse ajo nuk është nëna jote… ajo është nëna e fëmijëve të t’u… Ajo është nëna e Botës!
Nuk ecën martesa…. Nuk është fundi i Botës…Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi gratë e fëmijët!

Kush vë dorë mbi gruan dhe fëmijën, engjëllin e dashurisë, është më barbar se vetë barbaria! Jo vetëm në Perëndim, por edhe në Lindje! Si brenda edhe jashtë Kosovës e Shqipërisë; Gruaja është lule e jetës! Është vete jeta! Fëmija është engjëll, shenjtëria vetë!


"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s’e ruan as dajaku as skllavëria…" 25158_10150169304975354_135633570353_11975874_7344901_a


Fëmija është engjëll i Botës! Gruaja është fisnikëria e jetës! Gruaja është Përendesha e njerëzimit!
Shekulli,/small
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s’e ruan as dajaku as skllavëria…" Empty Re: "Jo dorë mbi gruan! Besnikërinë e saj s’e ruan as dajaku as skllavëria…"

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Mar 2012 - 17:55

E vertete,po meshkujve tu thuash me mire flit me murin sesa me ta.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi