Optimizmi ruan zemrën
3 posters
Faqja 1 e 1
Optimizmi ruan zemrën
Njerëzit e lumtur, optimistë, kanë më pak shanse për të fituar sëmundje të zemrës dhe sulm në tru, është përfundimi i bazuar në mbi 200 studime të hulumtuara në Shkollën për shëndetin publik në Harvard, dhe publikuar në “Psychological Bulletin”.
Shkencëtarët mendojnë që ndjenja e mirëqenies mund të reduktojë faktorët e rrezikut siç janë tensioni i lartë i gjakut dhe kolesterina.
Stresi dhe depresioni edhe më herët kanë qenë të lidhur me sëmundjet e zemrës.
Hulumtuesit nga Shkolla e Harvardit kanë „hallakatur” bazat e të dhënave mjekësore duke kërkuar studime të cilat kanë studiuar lidhjen në mes gjendjes psikologjike dhe shëndetit kardiovaskular.
Kjo ka zbuluar që faktorët si optimizmi, të kënaqurit me jetën dhe lumturia janë të lidhur me rrezikun më të vogël nga sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, pavarësisht moshës, peshës, statusit ekonomik-shoqëror dhe asaj nëse personi konsumon duhan.
Rreziku nga sëmundja ishte 50 për qind më i vogël tek individët më optimistë.
Megjithatë, dr. Julia Boehm dhe kolegët e saj theksojnë që hulumtimi i tyre vetëm tregon lidhjen në mes lumturisë dhe shëndetit, por që kjo nuk është dëshmi që njerëzit e lumtur janë imunë ndaj infarktit.
Mirëqenia psikologjike është pjesë e rëndësishme e jetës së shëndetshme, sikurse edhe aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm. Doli, megjithatë, që ata me shpirt më optimist po ashtu kanë edhe jetë më të shëndetshme, ushtrojnë më shumë dhe ushqehen në mënyrë të moderuar.
Edhe pse kanë krahasuar më shumë se 200 studime, hulumtuesit thonë që ky numër ende nuk është i mjaftueshëm që të nxirren përfundime të sigurta dhe paralajmërojnë studime edhe më të detajuara.
Hulumtimet e deritashme të cilat i kanë krahasuar humorin dhe sëmundjet e zemrës kryesisht janë të lidhura me stresin dhe ankthin dhe jo me lumturinë.
“Lidhja në mes sëmundjeve të zemrës dhe shëndetit mental është shumë komplekse dhe ende nuk është studiuar në tërësi”, ka thënë Maureen Talbot nga Fondacioni britanik për zemër. “Megjithatë, këto rezultate tregojnë që ekspertët mjekësorë duhet të kenë qasje holistike me pacientët dhe të marrin parasysh edhe shëndetin mendor të dikujt dhe të përcjellin se cilat janë efektet e tij në gjendjen fizike”.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Optimizmi ruan zemrën
te pakten zemra e shkrete qenka mire
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ushqimi mesdhetar ruan zemrën
» Panxhari ruan zemrën dhe ngadalëson plakjen
» Optimizmi ul kolesterinën?
» Kafeina ruan memorien e femrave
» Optimizmi ne Jete

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi