Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar, People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar, People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar,

3 posters

Shko poshtë

Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar, Empty Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar,

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 18 Mar 2012 - 12:49

“Meti dhe Ermali djem me karakter, Françeska e padurueshme”
Banori, i cili për një kohë të shkurtër është bërë një nga personazhet më të pëlqyera për pamjen e tij, pas daljes nga “Big Brother” rrëfen eksperiencën e tij brenda me banorët, planet që është duke përgatitur në të ardhmen, lidhjen e tij të dashurisë, konfliktin me Vlashin, si dhe komenton banorët e tjerë të shtëpisë. Këto e shumë gjëra të tjera Elvisi i ka rrëfyer në një intervistë për ‘’Panorama plus’’.
A e prisje eliminimin?
Të them të drejtën nuk e prisja eleminimin, madje isha gati të dilja me veshje sportive natën e spektaklit, sepse nuk mendoja se do dilja. Në moment kur mora lajmin që do dal, u ndjeva shumë i zhgënjyer, shumë… Por kur dola jashtë, e pashë se nuk e kishte në dorë gjithçka publiku.
Nga kush je zhgënjyer më shumë? Kush të ka kritikuar më shumë brenda shtëpisë?
Nuk jam zhgënjyer nga asnjë aty brenda, sepse i kam njohur shumë shpejt se cilët janë ata në realitet dhe s’kam pasur asnjë kritik nga banorët brenda, sepse nuk i kam dhënë rastin që ata të më kritikojnë.
Cilin nuk keni për zemër dhe cilin po nga banorët?
Metin e kam shumë shok, ndërsa kë nuk e kam shumë ose s’doja të kem një tip të tillë në shoqëri, është Françeska. Ata që s’i kam për zemër dhe nuk do të shoqërohesha asnjëherë është Vlashi dhe Françeska, ngaqë nuk e shoh as si figurë atë femër, Vlashin harrova që ekziston aty brenda, besomëni.
A jeni njohur privatisht para spektaklit me Metin, Ermalin dhe Vlashin?
Me Metin jemi njohur pak, si emër modeli në Kosovë, ndërsa Ermalin në Shqipëri te Miss & misster Albania jemi njohur gjatë provave. Vlashin e kam njohur kur kam konkuruar te Miss & Mister Albania.
Çfarë mendimi ke për të tre? Është përfolur se keni banuar me Vlashin për një kohë të gjatë.
Për mua, Meti dhe Ermali janë shumë shokë të mirë dhe djem me karakter, ndërsa për Vlashin mund të them se vetëm nga pamja duket deri diku mashkull, sepse i takon një bote të gjinisë femërore apo karakterit femëror. Nuk kam bashkëjetuar me Vlashin asnjëherë, sepse nuk jam femër që të bashkëjetoj me një mashkull ose më mirë nuk i takoj botës së tij. Po arsyeja pse unë nuk flas me Vlashin, është sepse mua dhe tre shokëve të mi që kemi qëndruar në Tiranë te Mister Albania, Vlashi na bëri një tradhti, na kishte dërguar te një shtëpi dhe një javë para spektaklit erdhi na tha “Duhet me e lënë shtëpinë, sepse po bëni shumë zhurmë dhe duhet të dilni”. Kjo ishte arsyeja që të ikim nga shtëpia, të ndërpresnim provat te spektakli, me një fjalë na humbën kot ata tre muaj që kishim qëndruar dhe unë u acarova dhe deshta me e rrah dhe që nga ai moment nuk flas me të dhe s’do t’i flas asnjëherë, se për mua është një tradhtar një njeri që vetëm bën thashetheme, për mua s’ka vlerë as të flas për një njeri si ai.
Edhe pse je në lidhje serioze, me cilën nga banoret brenda do kishit filluar një lidhje intime?
Me asnjërën nga ato që kanë qenë brenda, sepse kanë qenë shumë femra koti në çdo aspekt.
Këto ditët e fundit janë përfolur shumë lidhjet brenda shtëpisë, madje disa kanë bërë edhe seks. Si do i komentoni këto lidhje, a janë të vërteta apo vetëm show?
Mendoj që 10 % janë lidhje që pëlqejnë njëri-tjetrin, kurse 90% janë trillime për lojë ose që të mbështeten te njëri-tjetri, sepse nuk kanë besim në vete që do ia dalin vetëm…
Për një kohë të shkurtër fitove shumë fansa, cilat janë synimet e tua pas daljes?
Të jem gjithmonë pranë fansave me projekte të reja për të cilat kemi nevojë të gjithë ne si shqiptarë, me botën e artit që e kemi lënë shumë mbrapa.
Do e finalizoni lidhjen me martesë dhe kur mund të ndodhë?
Nuk mund të them se do ta finalizoj lidhjen me martesë, sepse është ende herët të jap një përgjigje. Duhet t’ia lëmë pak kohës që të marrim përgjigjen e duhur.
Planet…?
Si plan të parë kam të filloj xhirimet e një filmi, pasi kam punuar prej dy vitesh me të.
BLERAND REXHEPI
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar, Empty Re: Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar,

Mesazh nga WebMaster Sun 18 Mar 2012 - 12:56

Keto gjona me bejne te qesh vallai po dalin avash avash shqiptare Gey Fare bre edhe te themi se ka burra sot haha :541221:
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar, Empty Re: Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar,

Mesazh nga Anakonda Mon 19 Mar 2012 - 7:38

budalllenjte me cfare merren turp e faqe e zeze.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar, Empty Re: Elvisi: Vlashi homoseksual dhe tradhtar,

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi