Eni kundër Sabinës, plas konflikti mes dy këngëtareve të reja
2 posters
Faqja 1 e 1
Eni kundër Sabinës, plas konflikti mes dy këngëtareve të reja
‘’Personalisht me Eni Koçin nuk jam takuar, por në emisionin e tyre në radio më ka përfolur jashtë mase, nuk kam pasur rastin ta dëgjoj dhe as nuk do e dëgjoj ndonjëherë atë radio, por fansat dhe shoqëria më shkruanin dhe më merrnin në telefon shpeshherë duke më thënë çfarë ka Eni me ty që të shan e të ofendon, d.m.th. s’kishte punë tjetër, por fliste për mua. Në emisionin ku isha e ftuar, nuk doja ta përmendja, por prezantuesja më bëri një pyetje lidhur me të dhe unë nuk mund të rrija pa iu përgjigjur; kush më sulmon një herë, ia kthej 10 herë. Unë s’e kam marrë famën nga motra, por këtu kam arritur me forcat e mia dhe falë mbështetjes së familjes sime. Në lidhje me Enin replikova vetëm për faktin që është shumë e vogël për të gjykuar e jo më për të ofenduar e përfolur, por debati vazhdoi nga telefonatat e shumta në studio, që për habi të tëra ishin kundër Enit. U tregova shumë zemërgjerë dhe u vura në siklet derisa iu drejtova teleshikuesve, ju lutem s’doja të arrija këtu pasi Eni nuk është prezente të mbrojë veten. Unë prapë po ia lë fajin moshës së saj, nuk më pëlqen të përflasdikë, sepse e kam ditën shumë të zënë që të merrem me gjëra kaq të ulëta e të gjykoj pa bazë siç bëri Eni me mua, megjithëse Eni Koçi e meritonte’’, thekson e revoltuar Sabina. Ndërkohë, e pyetur nëse ka menduar për ndonjë padi ose nëse e takon Enin në rrugë, çfarë do të bënte, ajo përgjigjet: ‘’Do ndërroja rrugë, kurrë nuk e dua famën dhe nuk e ndërtoj karrierën me anë të skandaleve, për padi nuk ia vlen. Sa për ndërhyrjet, secili ka jetën e vet, as që dua t’ia di ç’bën Eni, ende s’ka ulur dhe pak moshën, të bëhet 12 vjeç’’, tregon këngëtarja e re, Dana. Ndërkohë, e shqetësuar në këtë drejtim shfaqet edhe Eni, e cila nuk dëshiron të komentojë rastin në fjalë, vetëm se përmes një komenti në statusin e saj tregon hapur se nuk e njeh Sabinën. ‘’Sa për të sqaruar, nuk njoh asnjë Sabina dhe jo më ta kem sharë, janë tipa që duan të marrin famë me këto gjëra’’, deklaron Eni. bl. re
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Eni kundër Sabinës, plas konflikti mes dy këngëtareve të reja
edhe keta filluan si shum te tjera.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ligje të reja kundër ndotjes
» Nora Istrefi, pre e kengetareve bullgare
» Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit
» Mihrije Braha: S’më plas për komentet, kënga po pëlqehet
» Zanfina nuk u ofrohet më këngëtareve ‘in’
» Nora Istrefi, pre e kengetareve bullgare
» Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit
» Mihrije Braha: S’më plas për komentet, kënga po pëlqehet
» Zanfina nuk u ofrohet më këngëtareve ‘in’
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi