Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem

+2
Emona
WebMaster
6 posters

Shko poshtë

Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  Empty Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem

Mesazh nga WebMaster Mon 19 Mar 2012 - 8:51

Emrin tim nuk dua ta bëj të ditur, sepse dua të mbetem anonime. Historia ime është pak e veçantë nga të gjithë të tjerat sepse tek historia ime nuk ka vuajtje, zhgënjime, tradhti, lot, ose më saktë ndoshta ka pasur nga ana e meshkujve me të cilët kam qenë, por që unë nuk di asgjë për to kështu që nuk i kam përfshirë në këtë shkrim. Me këtë histori dua të tregoj se jo të gjitha fermat jemi naive dhe lejojmë që të na tradhtojnë, mashtrojnë dhe zhgënjejnë. Në këtë rast medalja u kthye në anën tjetër dhe unë kam qenë ajo që ka mbizotëruar në çdo lidhje, unë kam komanduar dhe i kam filluar dhe përfunduar lidhjet sipas dëshirës sime. Këto që i them nuk i them për mburrje, sepse e di që shumë prej femrave që e lexojnë do të mendojnë se unë nuk jam një e ashtuquajtur ‘vajzë e mbarë’, jam nga ato që e shesin nderin për pak para dhe nuk i njohin ndjenjat. Por dua t’ju them që tani që, kjo nuk është e vërtetë aspak. Unë jam nga ato ferma që nderin tim nuk e shes as për miliona dollare dhe për dashurinë e vërtetë nuk mund të flas përderisa ajo deri tani nuk ka trokitur në portat e zemrës sime. Lidhjen time të parë e kam pasur në moshën 17-vjeçare. U lidha me shokun tim të klasës, filloi për shaka dhe përfundoi përsëris si me shaka. Për sa kohë isha me të kam kaluar kohëra të bukura. Ishte motivi im për t’u zgjuar herët në mëngjes dhe për të mos munguar orën e parë, ishte një pakt i yni ky. Asnjëri nga ne nuk ishte i shkëlqyer me mësime, por ama ishim nxënës mesatar që arrinin deri te nota 8 duke studiuar vetëm kur na lajmëronin për provim. Kishim të njëjtat mendime dhe mentalitete. Asnjëri nga ne nuk donte një lidhej me vuajtje, sepse mendonim se dashuria duhet të jetë vetëm e bukur dhe për sa kohë je në një lidhje duhet t’ia kalosh mirë. Në momentin që fillon të ndjesh bezdi dhe të mos jesh e lumtur për mua ajo lidhje nuk duhet të vazhdojë më. U ndamë, sepse ai vuri re se kishte ndjenja të sinqerta për një shoqen tonë të klasës. Ua lashë rrugën e lirë asaj dhe atij dhe nuk ndjeva asnjë farë xhelozie kur i shihja bashkë. Që këtu e kuptova se unë isha ndryshe nga të tjerat, unë po që kisha lindur për të dashuruar jetën. Në vitin e katërt vendosa të mos lidhesha me asnjë, sepse doja që të studioja të fitoja një degë të mirë dhe më pas të gjithë meshkujt do të ishin të mitë. Kështu bëra dhe sapo mbarova provimet, gjatë pushimeve, në momentin e parë që njoha një djalë filloi flirti. Ishte një nga ata meshkuj që binin në sy në plazh, me trup të bukur dhe tip sportiv. U lidhëm dhe kaluam së bashku pushime shumë të bukura. U argëtuam sa më s’ka! Ato ditë tani i kujtoj si ditët dhe pushimet më argëtuese ku përfshihej frika nga kushërinjtë e mi (se mos merrnin vesh për lidhjen) dhe dëshira për t’u argëtuar deri në të gdhirë. Me mbarimin e pushimeve mbaroi edhe lidhja jonë, nuk u mërzita aspak, sepse një jetë e re më priste. Tashmë do të filloja universitetin, do të ishte një eksperiencë krejt tjetër. Aty njoha persona me të vërtetë të këndshëm, serioz dhe jo serioz. Një shoqja ime më prezantoi me një shokun e saj dhe filluam një lidhje. I thashë që në fillim që të tregohej i sinqertë me mua dhe nëse donte një tjetër le të ma thoshte, sepse unë nuk do të vuaja, por ama nëse më mashtron punët do t’i kishte pisk. Nuk arrita t’i tregoja se çfarë isha e aftë të bëja, sepse e vura re se me të nuk isha e lumtur, nuk ishte tipi im, më lodhte. U ndava para se të merrja vesh ndjenjat e tij të vërteta. Tani po njoh një djalë që më duket shumë ndryshe nga të tjerët. Nuk dua të them se po bie në dashuri, sepse në këtë pikë mendoj se rënia në dashuria për mua qenka një punë shumë e vështirë, por ama ndjej se ky djalë mund të jetë djali që në një të ardhme mund të krijoj diçka. Sepse, pavarësisht të gjithave unë e dua familjen dhe mbi të gjitha dua një familje të rregullt, të bashkuar me shumë fëmijë. Problemi është se e kam vënë re që ai ndjen diçka për mua dhe me të vërtetë është një djalë, të cilin unë e vlerësoj shumë. Frika ime në këtë mes është se ndoshta pas disa kohësh do të arrij ‘ta heq qafe’ edhe këtë si meshkujt e tjerë. Tani jam e lumtur dhe më ka bërë për vete me simpatinë e tij, por nuk dua që ta bëjë të vuaje dhe gjithashtu dua ta dashuroj. Në këtë pikë kam frikë se mos nuk e dua, sepse me të vërtetë është djalë shumë i mirë. Para se të kaloni në paragjykime dua të them se nuk kam asnjë preferencë për femrat. Ia kam bërë edhe vetes këtë pyetje, sepse logjikisht arsyetimi atje të çon, por nuk është e vërtetë. Jam 100 për qind e bindur që meshkujt janë preferenca ime. Pa dashur të më paragjykoni dua të më këshilloni dhe të më thoni se si të sillem me këtë djalë. Unë nuk tradhtoj, nuk mashtroj dhe jam një tip i sinqertë. Ai i di tashmë ndjenjat e mia dhe më vlerëson akoma më shumë për këtë sinqeritet. Do ju falënderoja paraprakisht, nëse do të më këshillonit dhe jo të më gjykonit. Faleminderit!

Burimi: Gazeta Game Over
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  Empty Re: Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem

Mesazh nga Emona Mon 19 Mar 2012 - 9:39

Gjithcka ne kohen momentin e vet ndodhe s'do thot qe do mbetesh pa dashuruar...thjeshte s'ke rastise ne personin qe te ngjalle ndjenjen e dashurise.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  Empty Re: Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem

Mesazh nga Maksi Mon 19 Mar 2012 - 9:40

un per vete nuk bie se akoma vuaj nga plage te hapura nga nje dashuri e vjeter prandaj smundem
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  Empty Re: Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem

Mesazh nga Anakonda Tue 20 Mar 2012 - 4:48

per momentin jam ende ne moshe te re,per te rene ne dashuri pasi akoma nuk jan sheruar plaget e vjetra.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  Empty Re: Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem

Mesazh nga Docteur Tue 20 Mar 2012 - 4:51

edhe une per bese kte hall kam, sbie ne dashuri,lej krejt por edhe vajzat e huaja i lendova tu nxjerr lot pse ndahemi juhjjjjj
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  Empty Re: Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem

Mesazh nga Anakonda Fri 6 Apr 2012 - 4:39

Nuk,mundem qe te provoj te njejtat dhimbje si dikur.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  Empty Re: Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem

Mesazh nga Sasha Tue 10 Apr 2012 - 17:22

NUK MUNDEM SEPSE SDUA TE LENDOHEM SERISH........
Sasha
Sasha
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 261
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  Empty Re: Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem

Mesazh nga Anakonda Fri 8 Jun 2012 - 21:07

nuk mundem sepse zemra nuk pranon vuajtje serish
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem  Empty Re: Dua te bie ne dashuri, por nuk mundem

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi