Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë

2 posters

Shko poshtë

Vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë Empty Vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 19 Mar 2012 - 9:29

Vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë Older-coupleNë vitin 1513, konkuistadori spanjoll, Juan Ponce de Leon, i nis në kërkim të një vendi të quajtur Bimini, që sipas mitologjisë ishte toka ku njerëzit qëndronin githmonë të rinj, pasi pinin ujë nga burimi i rinisë.
Pasi kërkoi me vendosmëri në Florida dhe në Karaibe për këtë vend pjellë e fantazisë, Leon u kthye në Spanjë duarbosh. Megjithatë, sot në botë ekzistojnë disa vende ku njerëzit pothuajse duket sikur nuk vdesin kurrë. Në fakt, edhe ata ndërrojnë jetë, vetëm se 20-25 vjet më shumë se një njeri i zakonshëm. Kjo është lista e dhjetë vendeve me jetëgjatësinë mesatare më të lartë në botë.
10. Italia (jetëgjatësia mesatare, 81.86 vjeç)
Italianët jetojnë mesatarisht 7-8 vjet më shumë se shqiptarët, që kanë një jetëgjatësi mesatare prej 72 vitesh për meshkujt dhe 77 për femrat. Vera, vaji i ullirit, klima e mirë mesdhetare dhe dieta italiane në përgjithësi, vonojnë shfaqjen e efekteve të sëmundjeve kardiovaskulare, duke bërë që italianët të kenë një prej jetëgjatësive më të larta në botë.
9. Australi (jetëgjatësia mesatare, 81,90 vjeç)
Jetëgjatësia australiane mund t’I atribuohet disa faktorëve, midis të cilëve numri i ulët i duhanpirësve dhe obezëve, si dhe një stil jetese aktiv për pothuajse të gjithë qytetarët. Gjithashtu, sistemi australian i mjekësisë është një prej më të mirëve në botë dhe ofrohet falas për të gjithë qytetarët.
8. Hong Kong (jetëgjatësia mesatare, 82,12 vjeç)
Ashtu si italianët, edhe banorët e Hong Kongut ia detyrojnë jetëgjatësinë e tyre një diete të pasur me oriz, perime dhe një stili jetese aktiv. Qytet-shteti autonom brenda Kinës ka një prej mesatareve më të ulta të obezëve në botë dhe rrjedhimisht, edhe më pak së mundje kardiovaskulare apo të tjera si diabeti.
7. Guernsi (jetëgjatësia mesatare, 82,24 vjeç)
Ishulli i vogël britanik i ndodhur në kanalin midis Britanisë dhe Francës, por që nuk është një antar i Bashkimit Europian, nuk kanë njohur ndonjëherë krizë ekonomike. 65 mijë banorët janë të gjithë të pasur, me të ardhura mesatare për frymë prej 60 mijë eurosh në vit dhe kjo do të thotë që kanë shërbime shëndetësore dhe ushqim më të zgjedhur.
6. Andorra (jetëgjatësia mesatare, 82,50 vjeç)
Disa faktorë shpjegojnë arsyet e jetëgjatësisë së lartë të qytet-shtetit midis Spanjës dhe Francës. Klima malore ndikon në përmirësimin e jetës, ndërsa vendi pothuajse e ka papunësinë 0%. Kjo do të thotë se praktikisht të gjithë banorët kanë të ardhura të mira dhe mund t’i lejojnë vetes të përkujdesen për ushqimin dhe shëndetin e tyre.
5. San Marino (jetëgjatësia mesatare, 83,07 vjeç)
Shteti më i vogël Europian pas Vatikanit dhe Monakos si dhe republika më e vjetër në botë, ka një jetëgjatësi për t’u admiruar dhe pasuria luan një rol të madh në këtë arritje. Turizmi është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë dhe kjo do të thotë që shumica e sanmarinezëve janë të punësuar në punë të mirëpaguara dhe të parrezikshme. Mungesa e papunësisë dhe dieta e mirë mesdhetare gjithuashtu ndikojnë në jetëgjatësi.
4. Singapor (jetëgjatësia mesatare 83,75 vjeç)
Ashtu si në Hong Kong, kuzhina e Singaporit është e pasur me perime, të cilat ndikojnë për t’i mbajtur banorët të shëndetëshëm dhe aktivë. Qeveria e Singaporit, gjithashtu ka ligje shumë të forta përsa i përket higjenës dhe shëndetësisë, midis të cilave edhe ndëshkimi i ashpër i të gjithë duhanpirësve jashtë zonave të lejuara.
3. Japonia (jetëgjatësia mesatare 83,91 vjeç)
Japonia është një prej vendeve me përqindjen më të ulët në botë të obezëve, me vetëm 3,1% në krahasim me 33,9% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si rrjedhjë, përqindja e infarkteve, hipertensionit apo diabetit, janë ndër më të ultat në botë. Si rrjedhojë e një lloj acidi që gjendet me shumicë në yndyrrat që konsumojnë japonezët, edhe rastet me alzaimer dhe sklerozës janë ndër më të ultat në botë.
2. Makau (jetëgjatësia mesatare, 84,43 vjeç)
Ashtu si disa shtete të tjera në këtë listë, Makau i detyrohet jetëgjatësinë e lartë ekonomisë së tij të begatë. Qytet-shteti formalisht pjesë e Kinës, është një Las Vegas oriental, i mbushur me kazino dhe turistë, të cilat sjellin të ardhura të jashtëzakonshme për banorët vendas. Vitin e shkuar, për çdo banor vendas (540 mijë në total), kishte pesë turistë të huaj.
1. Monako (jetëgjatësia mesatare, 89,68 vjeç)
Në këtë listë, Principata e Monakosë tejkalon me më shumë se pesë vjet vendin e dytë në botë ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe pothuajse me 15 vjet një qytetar shqiptar. Pasuria e jashtëzakonshme, stili i shëndetëshëm i jetesës, kuzhina e kujdesshme franceze dhe mjedisi veçanërisht i pastër, kontribuon që banorët të kenë një jetëgjatësi të pakrahasueshme. Mbase, është Monako vendi ku njerëzit “nuk vdesin kurrë”, që konkuistadorët spanjollë kërkonin në mesjetë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë Empty Re: Vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë

Mesazh nga Anakonda Thu 23 May 2013 - 19:07

10. Italia (jetëgjatësia mesatare, 81.86 vjeç)
Italianët jetojnë
mesatarisht 7-8 vjet më shumë se shqiptarët, që kanë një jetëgjatësi
mesatare prej 72 vitesh për meshkujt dhe 77 për femrat. Vera, vaji i
ullirit, klima e mirë mesdhetare dhe dieta italiane në përgjithësi,
vonojnë shfaqjen e efekteve të sëmundjeve kardiovaskulare, duke bërë që
italianët të kenë një prej jetëgjatësive më të larta në botë.
epo prandaj rrikan gjysma shqiptarve ne it
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi