Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Maska e Hekurt People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Maska e Hekurt People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maska e Hekurt

2 posters

Shko poshtë

Maska e Hekurt Empty Maska e Hekurt

Mesazh nga Emona Tue 20 Mar 2012 - 2:43

MASKA E HEKURT ... që s'u mor vesh kurrë cili ishte

Në Francën e Mbretit Diell, odiseja e Maskës së Hekurt, mes realitetit dhe Legjendës

Ka emra që nuk mësohen asnjëherë. Dhe nëse kjo ndodh, lindin mitet. E tillë është historia (apo ndoshta legjenda) e të dënuarit misterioz që, në Francën e Mbretit Diell u humb nëpër korridorët e tmerrshëm të burgjeve më të këqinj të kohës.

Letërsia dhe kinemaja e kanë lënë këtë hije të rrëshqasë deri tek ne, në ditët e sotme, duke e bërë të famshme për maskën e hekurt që - siç thuhet - fatkeqi ndoshta u detyrua që ta mbante për të fshehur fytyrën e tij. Dhe humbet në labirintet e fakteve realë, të supozuar apo të dalë vetëm prej pëshpërimave të njerëzve të kohës.

Një e dhënë prej këtyre është e sigurtë: fatkeqi mendohet që ka kaluar i lidhur në zinxhirë, i izoluar dhe me fytyrën gjithnjë të mbuluar, plot tre dekada, duke filluar që nga arrestimi i tij në vitin 1669.

Ka edhe një tjetër të dhënë përgjithësisht të pranuar: saga dhe mundimet e tij nëpër fortesat e asaj epoke: i mbyllur në fakt në Pinerolo, në Piemonte, më pas i dërguar në ishullin e Santa Margherittës në Mesdhe, dhe në fund në Bastijë, aty ku mendohet të ketë vdekur diku rreth vitit 1703.

E më pas ka personazhe, nga ata prej mishi apo shpirtëra që kanë qenë dëshmitarë, apo diku edhe protagonistë. Sot, nuk është e lehtë e madje as edhe e mundur që ta dish. Por, të paktën mundemi që të "shfletojmë" të paktën fjalët e tyre.

Të dhënat e para për këtë të panjohur të famshëm shfaqen në korrespondencën ndërmjet princesësh Palatinë, kunatë e Luigjit XIV dhe mikeshës së saj, Sofia e Hanoverit: flitet për dikë, identiteti i të cilit është i panjohur, dhe që ka patur fatin e hidhur të të qenit i mbyllur në Bastijë, i trajtuar me edukatë po, por i izoluar gjithsesi dhe me fytyrën e mbuluar, i ngushëlluar me sa duket vetëm nga një besim i thellë fetar.

Më vonë, Volteri e ka rimarrë atë temë, duke fantazuar në mënyrë madhështore mbi këtë enigmë dhe duke mbërritur më në fund të besojë se i interesuari ishte ndoshta vëllai i Mbretit Diell.

Por ishte Aleksandër Dyma që e përjetësoi këtë çështje tek viskonti i Bragelones, duke i dhënë një jetë në mënyrë të pavetëdijshme një fabule, e cila do të apasiononte thellësisht të ardhmen, përmes filmave dhe një kurioziteti që vetëm e pazgjidhshmja mund të ushqejë.

Duke u kthyer megjithatë tek çështja se kush ka qenë, një prej emrave më interesantë është ai i Benigne de Saint-Mars, një moskëtier zyrtar që, duke arrestuar bashkëpunëtorin e nëninspektorit Foke, një financier i rrënuar, u mor në mbrojtje dhe u afrua prej mbretit në oborrin e tij.

Mbreti, në shenjë mirënjohjeje i dha titullin "komandant absolut" i kështjellës së Pinerolos, një kështjellë kjo shumë e trishtë dhe e pathyeshme.

Mes atyre që kanë këmbëngulur se kanë hyrë në kontakt me të izoluarin, ishin një nip i saint-mars që i sillte ushqimin, vjehrri i një kirirgu në Richelau, i cili ka pohuar se e ka vizituar në raste të ndryshme si dhe kapelani Favre di Santa Margherita, i cili me sa duket ka marrë jo pak para për heshtjen e tij.

Ka patur edhe informacione të tjerë të një karakteri të përgjithshëm, që kanë mbërritur në ditët tona: i izoluari lexonte gjatë të gjithë ditës, përgjithësisht mbahej dhe vishej në mënyrë elegante, maska e tij ishte e mbuluar me mëndafsh të zi, sigurisht jo prej hekuri dhe ishte një trupi i bëshëm, ndërkohë që koka, me kalimin e viteve iu mbulua me flokë të bardhë.

Por, pyetja që mundon gjithkënd është sigurisht një tjetër: cili ishte?

Të vetmet hipoteza të pranueshme janë ato që kanë lidhje me të burgosur shtetërorë të pranishëm në Pinerolo në periudhën nga 1664 deri në 1681 - tetë të burgosur në total.

Duke përjashtuar një murg jakobin dhe Lauzunin, një fisnik që përfundoi prapa hekurave për arsye se kishte joshur kuzhinieren e mbretit, janë i sipërpërmenduri Fouquet, tradhëtar i Francës, shërbëtori i tij shumë besnik La Riviere (i cili vendosi në mënyrë spontane që të ndjekë padronin për të vazhduar që t'i shërbente), spiuni Dubriel, Eustache Daugeri i demoralizuar si dhe diplomati italian, Ercole Antonio Mattioli.

Natyrisht që secili prej tyre ka grupin e vet të vogël të "mbështetësve", ndonëse janë dy të fundit ata që tërheqin më shumë dyshime.

Dauger... një feminist i spikatur, një njeri që bridhte kot gjithë kohën dhe i dhënë pas kënaqësive torturuese duket se iu dedikua orgjive dhe riteve të errët dhe, i shkarkuar nga Luigji XIV që e njihte mirë, më në fund u dërgua në Pinerolo për një motiv në tërësinë e tij krejt të kotë (një duel).

Për të, historiani Duvivier ka hedhur tezën, që fatkeqësia e këtij kokëkrisuri ishte që njohu gjatë kohës së burgimit Fouque-në, me të cilin fliste shpesh.

Aq sa mendohet se kur financieri ndërroi jetë në 1680, Duvivier mendon se ai u vra pikërisht prej Dauger që, ndoshta ka qenë i armatosur nga lart, duke u shndërruar njëkohësisht në një vrasës dhe në një dëshmitar që hapte telashe.

Gjithsesi, është e pazakontë që është regjistruar si "shërbyes", ndonëse praktikisht kishte kryer edhe këtë punë kundrejt Fouquet (dhe duke u vënë ndoshta në dijeni për çështje politike shumë delikate).

Në çdo rast, duhet të nënvizohet që edhe Danielle dhe Claude Dufresne, autorë të "Misteri i Maskës së Hekurt" (një vepër shumë precize dhe e kujdesshme) janë të bindur se në të vërtetë është ai që fshihej pas maskës së tmerrshme.

Çështja e Mattiolit është e mirëdokumentuar: këshilltar i Dukës së Mantovës Karli IV, i shiti Mbretit Diell për njëqind mijë skudë bastionin e vyer të Kazales, i cili do të kish garantuar kontrollin e Francës mbi Italinë Veriore.

Duhej të ishte një tratativë private e luajtur ndërmjet Mantovanit dhe Versajës, por me sa duket Mattioli i mençur fitoi edhe më vonë prej kësaj, pasi informoi sovranët spanjollë. Pas zbulimit të tradhëtisë, ai u arrestua dhe në 2 maj 1679 u dërgua pikërisht në Pinerolo.

Dhe këtu lind një tjetër dyshim: duket se italiani do të vdiste më vonë në Santa Margherita, por pikërisht këtu burimet bien në kontradiktë.

Sidoqoftë, mbeten këta të dy identitetet më të besueshëm, qoftë edhe për motive anagrafikë: në fakt, Dauger ka lindur në 1637 dhe Mattioli në 1640, duke qenë kështu të dy në linjë me moshën e supozuar të "maskës" pak a shumë 60 vjeç sipas mjekut të Bastijë që firmosi dokumentin e pasvdekjes dhe afër të 45-ve sipas aktit të vdekjes të gjetur në kapelën e Saint Paulit (më pak e saktë) - kujtojmë se bëhej fjalë për vitin 1703.

Ajo që na mbetet është rrëfimi i një personi të pavarur të fortesës pariziene, Du Junca, i cili shpjegonte që më shumë se sa një qeli, ajo në të cilën u dërgua "mysafiri" i tyre ishte një dhomë shumë e rehatshme, dhe që ai u regjistrua me emrin Gesnon Filibert, ndërkohë që pas vdekjes u varros si Marchioli (që në shqiptim të kujton emrin Mattioli).

Domethënë, kështjella në ajër.

Siç është rrëfimi, sipas të cilit maska mitike u përdor vetëm gjatë transportit nga Parisi (nuk ishte në fakt aspak e pazakontë, që të mbulohej fytyra e disa të izoluarve dhe të burgosurve), apo sipas rrëfimit tjetër, sipas të cilit gjithçka ka qenë një sajim intrigues, ndoshta me konsensusin e egocentrikut Saint-Mars, apo ndoshta edhe për shkak të atyre që ai dinte mbi Mbretin Diell.

Në fund të fundit, përse të mos vritej një dëshmitar që hapte telashe, duke patur parasysh që në atë kohë Franca e Luigjit XIV ishte absolutiste dhe gjithçka ishte në duar të Mbretit Diell?

Përse një trajtim kaq i privilegjuar, ndonëse i pamëshirshëm?

Dhe përse një fytyrë gjithmonë e fshehur? Cilat dije të tij mund të ishin kompromentuese, përveç atyre, të ditura më vonë nga të gjithë, të Mbretit?

Për këtë arsye ngrihen dyshime mbi vëllezër apo binjakë të monarkut më të njohur të Europës, por që gjithsesi mbesin gjithmonë pa përgjigje. Dhe në këtë mungesë sigurish, me sigurish magjepsja prej kësaj historie nuk do të shuhet asnjëherë.

E si të mos mendohet për diçka shumë të madhe dhe sekrete, përderisa edhe vetë ministri i Luftës, De Chamillard, në shtratin e vdekjes, kur u pyet në lidhje me identitetin e maskës së hekurt u përgjigj: "Nuk mund t'jua them. Eshtë sekret shtetëror".

Nuk na mbetet veçse të mbështetemi tek pohimi evident dhe i sinqertë i princeshës Palatinë: "Një burrë mbeti për shumë vite në bastijë dhe vdiq atje i maskuar... Nuk u mësua asnjëherë, se cili ishte".

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Maska e Hekurt Empty Re: Maska e Hekurt

Mesazh nga Anakonda Mon 9 Apr 2012 - 5:00

me te vertet maska e hekurt qenka e rralle
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi