Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Maska bukurie me fruta . People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Maska bukurie me fruta . People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maska bukurie me fruta .

3 posters

Shko poshtë

 Maska bukurie me fruta . Empty Maska bukurie me fruta .

Mesazh nga Darius Wed 5 Dec 2012 - 8:01

 Maska bukurie me fruta . Maske10

Frutat jane bukuria, nga koha e Eves dhe e molles, gjithmone te pa ndara! Frutat jane ne fakt aletat te jashtezakonshme te mireqenies sone dhe ne vencanti te lekures sone .

Midis disa maskave dhe trajtimesh me baze frutash , idelja per te shkelqyer lekuren tone,duke e mbajtur te fresket dhe te re.
Ne fakt nese aplikohet shpesh ka kapacitetin te furnizoje lekuren ; nje permbajtje me kripera minerale dhe vitamina, duke stimuluar mikro qarkullimin dhe regjenerimin e qelizave. Per ju (dhe per bukurine tuaj) pese maka me fruta , te bera vet; te thjeshte per tu pergatitur.


Maska me pjeshke
Eshte e pershtatshme per te gjitha lekurat dhe te gjitha moshat. Permban vitamina A; zbut lekuren. Ajo qe duhet te beni eshte qe te prisni dy feta te medha pjeshke, duke I kaluar sa me shpesg ne fytyre dhe ne qafe, Kalojeni siper pjeseve sa here qe do te ndjeni lengun te thithet.Pas 20 minutash , lani fytyren tuaj.


Maska me qershi
Eshte e pershtatshme per lekuren e yndyrshme. Per ta pergatitur, ju mjafton qe ti hiqni berthamen 4 qershive te kuqe dhe te bura , ti shtypni dhe ti shperndani ne fytyre dhe ne qafe. Lerini qerdhite ne fytyren tuaj per 20 minuta dhe me pas lajeni mire fytyren me uje te bollshem.

Maska me dardhe
Eshte ideale per fytyra shume te yndyrshme. Te pergatisni masken tuaj do te thote qe thjesht duhet te shtypni gjysem dardhe (jo shume me uje) dhe vendoseni ne fytyre dhe ne qafe. Lereni dardhen te veproje derisa nuk do te jete komplet e thare.

Maska me banana
Nese keni lekure te thate, maska me banabe eshte ajo qe ju duhet.Per ta pergatitur kete maske bukurie, duhet te shtypni gjysem bananeje dhe ti shtoni disa pika leng limoni. Lereni te veproj masken per rreth 20 minuta.

Maska me luleshtrydhe per duart
Perse jo, dhe duart kane nevoje dhe te drejten te ndihen te bukura. Fale vitaminave,kriperave minerale dhe enzimave qe ato permbajne, Maska per duar do te I japi duarve tuaja hidratimin e duhur. Per ta pergatitur mjafton te shtypni disa luleshtrydhe dhe ti shtoni dy luge vaji nga fara e grurit. Me produktin e sapo krijuar, ferkoni duart per rreth 10 minuta duke insistuar tek thonjte dhe tek pjesa e siperme e saj me levizje qarkulluese; duke filluar tek pjesa e siperme duke mberritur te majat e gishtave. Aplikojeni kete maske 2-3 here ne jave.

Ananas dhe arre kokosi
Përdorni përbërësit e mrekullueshëm që të pastroni poret dhe të gjallëroni lëkurën. Përzjeni 1 lugë caji miell misri, 1 lugë caji lëng ananasi dhe 1 lugë caji qumësht i ngrohtë arrë kokosi. Krijoni një pastë dhe aplikojeni në fytyrë. Vip-at e përdorin këtë maskë si më të mirën përpara mbrëmjeve në tapetin e kuq. Mbajeni në lëkurë për 10- 12 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.


Avokado dhe vaj ulliri
Përdoreni këtë maskë të paktën dy herë në javë që të mbani lëkurën super të butë dhe të shkëlqyeshme. Në një tas përzjeni 1 lugë caji avocado me ½ lugë caji vaj ulliri. Pastrojeni njëherë fytyrën mirë, e më pas aplikoni maskën.
Filloni t’a masazhoni përzjerjen në pore në drejtim rrethor. Lëreni për 5- 7 minuta. Më pas mund t’a pastroni me një leckë të lagur.


Pjeshke dhe tershere
Tkurrini poret dhe jepini lëkurës një rrezatim natyral me këtë recetë kaq të thjeshtë.
Përfitoni nga përmbajtja e vitaminave në këto përbërës dhe krijoni një përzjerje të butë me një lugë gjelle mjaltë, shumë pak tërëshërë dhe tulin e një pjeshke të gatuar.
Aplikojeni pastën në lëkurë dhe lëreni për 10 minuta në mënyrë që maska të ushtroje efektin e saj. Përfundojeni duke e shpëlarë me ujë të ftohtë.


Maske kunder ankeve me kos dhe portokall
Pastrojini poret nëpërmjet një trajtimi organik. Përzjeni në një tas 1 lugë caji kos me një lugw caji lëng portokalli të freskët . Përzjerja duhet aplikuar në lëkurë të pastër. Lëreni maskën për 10 – 15 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.Rezultatet do ti shikoni që nga aplikimi i parë.


Maske me bajame dhe mjalte
Freskojeni lëkurën me këtë maskë të përjetshme. Bluani një 1 lugë gjelle bajame në një procesor ushqimi. Në një tas përzjeni pudrën e bajames me një të bardhë veze dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Pastrojeni mirë fytyrën dhe aplikoni maskën në mënyrë të njëtrajtshme. Lëreni përzjerjen për 15- 20 minuta. Me një leckë të lagur pastrojeni atë. Përsëriteni këtë ritual cdo herë që lëkura juaj ka nevojë për një trajtim gjallërues.

Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Maska bukurie me fruta . Empty Re: Maska bukurie me fruta .

Mesazh nga Ariel Wed 5 Dec 2012 - 10:21

Ajo qe une bej shpesh..
Nje kivi te shtypur me nje luge mjalt....pas 20 min e shplani...ju djeg pak lekuren por eshte fantastike per terheqje te lekures. ( kjo qe bej me shpesh)

Gjysem banane te shtypur me mjalt dhe nje luge kos...ose ne vend te kosit nje luge pana gatimi (ajke qumshti)

Mango te shtypur me mjalt e pak vaj ulliri.

E verdhe e vezes me mjalt e vaj ulliri.

P.s.sa here te hani fruta gjithmone nje cope te vogel kalojeni neper fytyre dhe qafe...mbajeni cerek ore ose 20 min dhe shplajeni...ashtu si ushqeni trupin ushqeni dhe fytyren direkt. ( ate qe thote Darius me lart)




Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Maska bukurie me fruta . Empty Re: Maska bukurie me fruta .

Mesazh nga Anakonda Sat 31 May 2014 - 19:26

Maske me kivi dhe vezë

Dëshironi të trajtoni fytyren tuaj me një maskë të shëndetshme, e cila nuk do t’ju kushtojë shumë. Fytyra juaj është e yndyrshme dhe nuk shkelqen? Mos u shqetësoni, perveç trajtimeve komzetike ju mund t’a trajtoni lëkuren tuaj edhe me produkte të cilat mund t’i pergatisni vetë në shtëpinë tuaj.
Maskë me kivi dhe vezë
Përbërësit; një vezë, një kivi, dhe një lugë e vogël mjaltë. Në një tas hedhni kivin e grirë imët, pastaj i hedhni vezën, 1 lugë të vogël kafeje mjaltë të shkrirë dhe i perzieni të gjitha së bashku deri sa të jetë formuar një pastë e njëtrajtshme. Vendoseni masken mbi fytyrë dhe e masazhoni pak me gishta deri sa lëkura të marrë esencen e maskës, pastaj e shpërlani fytyren me ujë të vakët. Fshijeni atë me një peshqir të butë dhe lyeni me një krem hidratues.
Kivi duke qenë se ka acide ndihmon në heqjen e yndyrës nga lëkura, mjalti do t’a zbusë atë duke e bërë si mendafsh, pastaj veza do t’i dhurojë shkëlqim fytyrës. Rezultati do të jetë i mrekullueshem. Provojeni!

 Maska bukurie me fruta . Maske-me-kivi-dhe-veze-300x199
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Maska bukurie me fruta . Empty Re: Maska bukurie me fruta .

Mesazh nga Anakonda Sat 31 May 2014 - 19:27

Frutat më të mira për të vendosur në fytyrë

Frutat janë të mbushura me vitamina gjallëruse dhe minerale të cilat janë të shkëlqyeshme për shëndetin e lëkurës. Ka shumë fruta të cilat mund të ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën tuaj. Në këto fruta përfshihen mangot, avokadot, mollët dhe kivit.



Meqënëse fytyra është më e ekspozuara, lëkura në të vuan dhe dëmtohet më tepër. Qelizat e lëkurës dëmtohen për shkak të ndryshimeve të temperaturës dhe ndotësve. Për këtë aryse, është shumë e rëndësishme të ushqeni dhe ta eksfolioni atë cdo ditë. Kjo ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe forcon muskujt e fytyrës. Shumë prej këtyre frutave kanë shumë antioksidantë dhe kështu ngadalësojnë procesin e plakjes.

Avokadot

Avokadot janë jeshile nga jashtë dhe të bardha dhe kremoze nga brënda. Kanë një bërthamë të madhe e cila është e fortë. Avokadot janë perfekte për trupin e njeriut dhe janë të mbushura me disa vitamina kryesore dhe minerale, të cilat ndihmojnë në ushqyerjen e lëkurës së fytyrës. Avokadot janë burim I vitaminave A dhe C.
Këto vitamina ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes e cila e bën lëkurën të varet. Avokadot ndihmojnë dhe në parandalimin e akneve në lëkurë. Janë shumë të dobishme në hidratimin e lëkurës dhe kanë në përbërje shumë vajra esencialë. Përbërjen mund ta bëni nëpërmjet pastës së avokados. Kjo pastë mund të përdoret individualisht ,ose mund të përdoret dhe me fruta ose përbërës të tjerë natyralë.

Kivi
Kivi njihet për efektin e madh pozitiv në shëndetin e lëkurës. Kanë shumë përmbajtje uji dhe kanë efekt hidratues në lëkurë. Janë vecanërisht të dobishme, për ato të cilat kanë lëkurë të thatë. Kivi është i mbushur me vitamina dhe minerale, të cilat vonojnë procesin e plakjes së lëkurës. Kivi mund të pritet derisa të formojë një pastë dhe të përdoret me mjaltë dhe kos. Këto përbërës shtesë e bëjnë dhe më të shndetshme këtë maskë.

Mollët
Mollët përmbajnë acid malik, i cili është shumë i dobishëm për lëkurën e fytyrës. Ky acid ndihmon muskujt e lëkurës të qëndrojnë lart, muskuj të cilët pas disa vitesh fillojnë varen. Kur lëkura e fytyrës ekspozohet ndaj ndotësve dhe faktorëve të tjerë të mjedisit, ajo fillon të duket e ngrirë dhe pa jetë.

Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Maska bukurie me fruta . Empty Re: Maska bukurie me fruta .

Mesazh nga Anakonda Sat 31 May 2014 - 19:27

Dy maska të thjeshta për fytyrë dhe trup!!

Ditëve me diell lëkura ka nevojë për një kujdes shtesë, jua sjellim dy receta të maskave kozmetike, që mund t'i përgatitni edhe në shtëpi.
Maskë për fytyrë që përmban kungull

Nevojiten: 2 lugë pure kungulli, 1/2 luge mjaltë, 1/2 lugë qumësht, ¼ lugë kanellë
Përgatitja: Përzieni përbërësit dhe përfitojeni një pastë, të cilën e vendosni në fytyrën e pastër. Mbajeni atë 15-20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë.

Piling për trup me rozmarinë dhe limon

Nevojiten: 2 lugë të rozmarinës së shtypur, 1/4 të filxhani kripë, ¼ të filxhanit me vaj të kokosit, një lugë lëng limoni dhe një
lugë mjaltë.
Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit dhe bëni piling të trupit.

 Maska bukurie me fruta . I27740_f.0505112306806m
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Maska bukurie me fruta . Empty Re: Maska bukurie me fruta .

Mesazh nga Anakonda Sat 31 May 2014 - 19:29

 Maska bukurie me fruta . 992806_481705068588731_992505489_n
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Maska bukurie me fruta . Empty Re: Maska bukurie me fruta .

Mesazh nga Anakonda Sat 31 May 2014 - 19:29

nje tjeter miksim fare i thjeshte
perberesit : 1 lug gjelle kos......gjysem bananeje....gjysem shege.....nje lug te vogel mjalti......pak vaj ulliri
i perziejm...deri sa te formohet nje mas kremoze.....i mbajm per 20 min ne fytyr , duke evituar si gjithmon pjesen e syve .....dhe me pas e heqim me pambuk te lagur me uj ( po edhe me qumesht sic e bera un , esht akoma me mir ) ...dhe ne fund hidratant

kosi dhe mjalti rigjenerojn lekuren....bananja & vaji u ullirit e ushqejn....kurse shega i jep energji , shkelqim.....nje mask e papar  Maska bukurie me fruta . Thumbsup2

 Maska bukurie me fruta . I28438_1455913580649801984452387994092n
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Maska bukurie me fruta . Empty Re: Maska bukurie me fruta .

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi