Njeriu që nuk mund ta varnin
2 posters
Faqja 1 e 1
Njeriu që nuk mund ta varnin
Gjatë 100 viteve të fundit, legjendat përreth John "Babbacombe" Lee, kanë marrë dhenë. Legjenda urbane, shfaqje fantazmash dhe rrëfime për ndërhyrje të mbinatyrshme kanë shkuar shumë përtej asaj që mund të imagjinonte shumëkush në South Devonin e shekullit 19.
Lee, që mori nofkën "Njeriu që s'mund të varej" u bë i njohur kur u dënua për vrasjen e punëdhënëses së tij, Emma Keyse, si dhe zjarrvënie në shtëpinë e saj në babbacombe, e quajtur Luginëza.
Mike Holgate nga Torquay, një ekspert mbi çështjen e John Lee ka thënë: "gjatë gjyqit, prokurorët e paraqitën si një të çmendur që ishte në gjendje të thyente me sëpatë kokën e një plake, e më pas t'i priste fytin me thikë.
Gjykatësi, tek jepte vendimin me vdekje, habitej se sa i qetë kish qëndruar Lee gjatë të gjithë gjyqit. Thuhet se ai pasi është përkulur pak përpara, ka thënë: "Arsyeja përse jam kaq i qetë është se besoj tek Zoti, dhe Ai e di që jam i pafajshëm".
"Thuhet se ai i ka rrëfyer kapelanit të burgut se fajtori i vërtetë ishte i dashuri motrës së tij, Elizabeth Harris, i cili qe kuzhinier tek Luginëza".
Në rregjistrin e guvernatorit të burgut thuhet se, mëngjesin e ekzekutimit, teksa Lee afrohej në qepenin e trekëmbësh*t, u tha dy rojeve se kish ëndërruar tri herë që shuli ish tërhequr dhe të tre herë nuk kish lëvizur nga vendi".
Lee ishte i vetëm në trekëmbësh, por sa herë që bëhej përpjekje për të hapur qepenin, ai ngecte. Pas çdo përpjekjeje të dështuar, qepeni testohej dhe hapej normalisht, por kur para tij qëndronte Lee, dera nuk hapej. Kjo ndodhi tre herë, me po të njëjtin rezultat.
Ka zëra që thonë se, përgjatë të gjithë provës së trekëmbësh*t, një dorashkë e bardhë zinte vend në qepen deri kur i dënuari rikthehej në qeli.
Sekretari i brendshëm i tha Parlamentit se, nuk priste që një njeri të përballej "dy herë me shërbimin e vdekjes së afërt".
Lee nisi një dënim me burgim 23-vjeçar në Exeter dhe që nga ajo ditë, legjendat për jetën e tij u përhapën kudo. Shtrigania dhe yshtje djallëzore përmendeshin sa herë që flitej për arratinë e Lee prej vdekjes. Miq të tij thoshin se kishin paguar bujarisht një shtrigë të bardhë për ta shpëtuar nga litari.
Të tjerë njerëz rrëfenin histori se si nëna e Lee kish vizituar varrezën e kishës pranë shtëpisë së saj në Abbotskerswell, kish recituar Lutjen e Perëndisë mbrapsht dhe i kish kërkuar Djallit që t'i shpëtonte të birin.
Në vitin 1905, teoria e shtriganisë fitoi besueshmëri nga një burim befasues - Arkduka i Westminsterit, basil Wilberforce. Në kohën e vrasjes ai kish qenë një vizitor i rregullt në Babbacombe, ku kish folur në takime të organizuar nga një fqinje e njohur e Emma Keyse, Zonja Mount-Temple nga Shkëmbi i Babbacombes.
Njeriu i Kishës ishte kapelan në Dhomën e Ulët të Parlamentit dhe ai kundërshtoi fuqimisht një fushatë në rritje për lirimin e Lee. Ai informoi Sekretarin e Brendshëm se i njihte mirë si familje dhe ata ishin një familje shtriganësh e shtrigash në Dartmoor. Mrekulli apo magji, ngjarjet në trekëmbësh hodhën dyshime në mendjet e shumë njerëzve mbi fajësinë e Lee.
Botuesi i 'The Times', i cili derdhi vrer kundër vendimit të Sekretarit të Brendshëm për të anuluar dënimin me vdekje të Lee, tha se historia e tij "do të nxiste njerëz budallenj e supersticiozë që të besonin, pavarësisht provave të qartë, se Lee ishte dënuar gabimisht".
Pas lirimit, Lee shkoi në Londër ku u arratis bashkë me një banakiere, duke braktisur bashkëshorten që po priste fëmijën e dytë. Më pas, u duk se u zhduk pa gjurmë - thuhet se ka qenë në Australi, Amerikë dhe Kanada - dhe Mike Holgate vetëm së fundmi ka zbuluar se Lee ka vdekur në 1945. Varri i tij u gjet në një varrezë në Milwakee. Të dhënat tregonë se Lee vdiq në moshën 80-vjeçare në 19 mars 1945.
Por sigurisht që legjenda nuk vdiq bashkë me të, sepse kohët e fundit, Mike ka rregjistruar një seri rrëfimesh drithërues për Njeriun që s'mund ta varnin. Ai thotë: "Një ngjarje e çuditshme iu shtua misterit më shumë se një shekull më vonë, kur u hap një pub me emrin John Lee në Babbacombe në Waster, në vitin 1989. "Në fillim të qershorit, tabela e varur e klubit që mbante logon e një njeriu të varur u rrëzua tre netë rresht pa asnjë arsye.
Në po atë javë, Steve Harley dhe grupi i tij Cockey Rebel, ishin në një koncert në Exeter. Sapo ishte thënë se kantautori i talentuar do të luante rolin e John Lee në një film. Një plazh i vogël pranë Brixhamit ishte zgjedhur si vendndodhje e skenave të filmit, aty ku do të ndërtohej një vilë viktoriane për të rikrijuar skenën e vrasjes. Kërkimet e vazhdueshme të prodhuesve të filmit kishin zbuluar fakte të rinj për vrasjen dhe ishin përfshirë në skenar, i cili kishte dy funde të mundshëm.
Producenti i tha medias: "Kam jetuar kaq gjatë me këtë, dhe nuk heq dorë deri kur të kem zbuluar të vërtetë. Fatkeqësisht, e vërteta nuk doli asnjëherë në shesh, sepse filmi u braktis i ndjekur shumë shpejt nga mbyllja e pubit Babbacombe.
Ndoshta të dy projektet kishin bezdisur shpirtin e trazuar të John Lee.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Njeriu që nuk mund ta varnin
te pakten paska shpetuar
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» A mund të marrë vetë flakë njeriu?
» Gjeja me e keqe qe mund te kete njeriu...
» Ja pse njeriu mund të mbijetojë edhe deri në 70 ditë pa ushqim
» Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja.
» Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi