Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e Eltonit... të emigrosh pavarësisht gjithçkaje edhe në Greqinë e krizës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e Eltonit... të emigrosh pavarësisht gjithçkaje edhe në Greqinë e krizës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Eltonit... të emigrosh pavarësisht gjithçkaje edhe në Greqinë e krizës

2 posters

Shko poshtë

Historia e Eltonit... të emigrosh pavarësisht gjithçkaje edhe në Greqinë e krizës Empty Historia e Eltonit... të emigrosh pavarësisht gjithçkaje edhe në Greqinë e krizës

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 21 Mar 2012 - 3:30

Historia e Eltonit... të emigrosh pavarësisht gjithçkaje edhe në Greqinë e krizës Emigrant-ne-greqi-noa1Athinë, 20 mars 2012, NOA/ Arjola Ymeraj- Është i ri por ka kaluar shumë, fillimisht emigroi si klandestin tre vite më parë në Greqi dhe ashtu si shumë të tjerë fillon punë si marangoz.

Pastaj ëndrra italiane...por një vendim përjashtues e dënon.

Çdo marangoz që zgjohet në orën 5 të mëngjesit për të shkuar në punë e di që puna e tij është një punë e rëndë por e ndershme.

Siç informon agjencia e lajmeve noa.al, Eltoni është një ndër djemtë e shumtë shqiptar emigrant në Athinë, dhe mendoi për shumë kohë se asnjë polic nuk do i kërkonte dokumentet një njeriu me pantallona të pista e me njolla dhe me çantën e pajisjeve të muratorit me vete.

“Për tre vite nuk e kam ditur kurrë nëse në darkë do kthehesha në shtëpi. Pastaj më kapën ndërsa po shkoja në punë e më mbyllën në burg për dy javë”, shprehet Eltoni.

Mësohet se policia e mbajti të mbyllur ndërsa bënte verifikimet nëse kishte kryer ndonjë krim, por faji i vetëm i tij ishte se nuk kishte rinovuar lejen e qëndrimit, e si rrjedhojë u lëshua një urdhër dëbimi për të.

Mendoi të ndjekë rrugën ligjore për të mundësuar anulimin e dënimit dhe iu drejtua një avokati për të ankimuar.

Mundësitë ishin të pakta dhe avokati kërkonte 4 mijë euro vetëm për të filluar praktikat.

Së bashku me disa emigrantë të tjerë pakistanezë dhe gjeorgjanë, njohën një grek i cili u propozoi një zgjidhje ndryshe.

“Nëse më jepni 2 mijë euro secili, flas me një mikun tim dhe ju premtoj se urdhri i dëbimit do të anulohet dhe nuk di dëgjoni më për të”...por nuk e panë më as grekun dhe as paratë.

Pak ditë më pas Eltoni njohu në kryeqytet Lukën, një italian i cili jepte mësim në shkollën e mesme në Athinë, dhe dalëngadalë filluan të flisnin për filmat që transmetonte Rai dhe kanalet televizive italiane.

Në vendin tonë shumë vetë kanë mësuar gjuhën falë televizionit dhe kanë ngelur të mahnitur nga ajo që reklamat transmetonin, deri në atë pikë sa që mendonin se Italia ishte një derivat i parajsës, thoshte Eltoni.

Luka nuk është një shenjtor por ndoshta është njeriu i vetëm në Greqi pas tre vitesh, që dëgjon historinë e Eltonit dhe mundohet ti japë një dorë.

Kunati i tij në Bangoli ka një firmë dhe mund ti ofrojë atij një vend pune.

Hapet një rreze drite për djalin shqiptar i cili vendos gjithsesi të kthehet në Shqipëri, për tu transferuar më tej në Itali.

Rikthehet në atdhe për të përballuar një udhëtim të ri drejt Napolit.

Të kalojë kufirin është e lehtë askush nuk kujdeset për dokumentet e atij që ikën dhe Eltoni pas shumë vitesh mund të përqafojë nënën e tij.

Por lumturia zgjat pak, Luka është i detyruar ti komunikojë një lajm të keq, paralajmërimi për përjashtim ndaj Eltonit është i vlefshëm jo vetëm për Greqinë, por për të gjitha vendet europiane.

Mundësia për të jetuar me një pagë 15 euro në ditë e frikëson, e ashtu si ndodh shpesh kur je në vështirësi, je i gatshëm për gjithçka.

Eltoni i drejtohet një organizate kriminale e cila i kërkon 800 euro për ta ndihmuar që të hyjë në mënyrë klandestine në Greqi.

Niset natën në këmbë për të kaluar përmes pyjeve kilometrat e nevojshëm sa për të kaluar kufirin.

Mbërrin në Athinë dhe i shkatërruar fillon të punojë në të zezë, por ndërkohë kriza ekonomike ka përfshirë gjithë Europën.

Sot e quan veten fatlum që e ka ende vendin e punës, pasi shumë nga bashkëkombësit e tij e kanë humbur dhe disa të tjerë kanë përfunduar duke fjetur rrugëve.

Nëse grekët kanë mundësinë për të apeluar solidaritetin e familjeve të tyre, për emigrantët situata është krejt ndryshe nuk kanë askund ku të mbështeten.

Të rekrutuar gjatë Olimpiadës, kur Athina kishte nevojë për krah të lirë pune, tashmë janë bërë një peshë e rëndë për vendin, aq sa Greqia është detyruar të marrë masa për të shmangur rrënimin.

Eltoni ëndërron sërish të shkojë në Itali. Ka paguar avokatin dhe është në pritje prej tre vitesh që situata të ndryshojë.

Kur u përshëndet me të Luka, nuk pati guxim ti thoshte se në Itali situata për emigrantët dhe për punëtorët nuk është ajo që kanë parë në televizion kur ishin fëmijë.

Gjithsesi nuk do kishte shërbyer shumë...disa ëndrra nuk vdesin kurrë.

a.y/noa.al
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Eltonit... të emigrosh pavarësisht gjithçkaje edhe në Greqinë e krizës Empty Re: Historia e Eltonit... të emigrosh pavarësisht gjithçkaje edhe në Greqinë e krizës

Mesazh nga Anakonda Thu 23 May 2013 - 19:18

sa e trisht a grekve esht me i var te gjall e pak e kannn
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi