Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Elbasani, qyteti i ikonografëve dhe alfabeteve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Elbasani, qyteti i ikonografëve dhe alfabeteve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elbasani, qyteti i ikonografëve dhe alfabeteve

2 posters

Shko poshtë

Elbasani, qyteti i ikonografëve dhe alfabeteve Empty Elbasani, qyteti i ikonografëve dhe alfabeteve

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 22 Mar 2012 - 10:53

Elbasani, qyteti i ikonografëve dhe alfabeteve Normal_kalaja_elbasan-300x185Albanologu shkruan për kulturën e vjetër të qytetit të lindjes.
Qyteti i Aranitit ku jetoi Onufri, Selenicasi e Shpataraku, e më vonë patriotët e shqipes.
Dhimitri lindi në Elbasan, por jetoi shumë pak në qytetin e tij të lindjes. Edhe vitet e fëmijërisë dhe të rinisë i kaloi më shumë në Korçë dhe shumë pak në Elbasan. Por vendlindja mbeti gjithë jetën dashuria e nostalgjia e tij e përhershme. Sa herë binte fjala për Elbasanin, thosh “Elbasani im”. Pohonte me krenari se Elbasani ishte strehëza e tij, se dashuria për Elbasanin i kishte ushqyer vazhdimisht krijimtarinë. Në një intervistë të vitit 1995 në gazetën “Koha Jonë”, pyetjes së gazetarit “Ç’vend zë Elbasani në krijimtarinë tuaj?”, iu përgjigj: “Nuk di sa vend zë Elbasani në vjershat e mia, por në tregime më se gjysmën e në studime jo më pak. I kushtoj shumë Elbasanit se i njoha dhe i studiova traditën, qëkur fillon, se u dhashë shumë pas shkrimit të shqipes në Elbasan. Kristoforidhin e kisha dajën e gjyshes. Krahinat e Elbasanit i shëtita me pëllëmbë, sidomos gjatë Luftës. Pastaj nëpër male, në Shpat, njoha shoqen time të jetës, pranë shkozës e rrëzë pishës. Në Shelcan, më kishte mrekulluar që në fëmijëri afresku i Onufrit, që nuk dija se qe një piktor i shquar dhe si quhej, po që Krishtin e vogël ma bënte Perëndi të madhe, nën dritën e qirinjve dhe nën tymin e temjanit. Pastaj Shpati ishte vend trimash, si Bërzeshta, si Vërça, si Çermenika dhe unë kam shkruar shpesh për trimat.” Në vitin 1949, Dhimitri si hulumtues i dokumenteve të panjohura të shkrimit të gjuhës sonë, zbuloi një dorëshkrim tepër të rëndësishëm të shekullit XVII me alfabet origjinal të shqipes me autor Theodhor Bogomilin, që fillimisht e quajti “Anonimi i Elbasanit”. Të them të drejtën, më tha atëherë gjithë gëzim, kjo është një ditë e paharruar për mua, edhe sepse ky dorëshkrim shumë i rëndësishëm është i një autori elbasanas. Mynever Shuteriqi
Kështjella e Elbasanit u ndërtua nga turqit në verë të vitit 1466 mbi rrënojat e Skampës antike, të shkatërruar nga barbarët. Emri antik ishte harruar dhe populli i thërriste “Qytet i Valmëve”, shkurt “Valmi”, sipas emrit të një popullate të atyshme. Vetë Valmi ishte domen i të famshmit Gjergj Araniti, vjehërr i Skënderbeut. Sipas dokumenteve dhe historianëve bashkëkohës, sulltani e populloi Elbasanin me banorë të krahinave dhe qyteteve përreth. Banorët ishin të ritit ortodoks. Nuk vërtetohet që Elbasani të ketë pasur ndonjëherë edhe një komunitet katolik, ndonëse ka pasur edhe fshatra të këtij riti. Elbasanasit e parë duhet të kenë qenë kryesisht të zonave në jug të Shkumbinit, ku ushtria turke mundi të depërtonte vetëm më 1466 dhe 67, duke bërë kërdinë në viset e sotme të Librazhdit, në Shpat e më thellë ku zotër ishin Aranitët. Sigurisht duke u bërë qendër administrative të një sanxhaku, Elbasani pati edhe pak banorë turq.
Që në shekullin XVI, Elbasani kishte 3-4 mijë banorë dhe kishte marrë një farë rëndësie tregtare, si stacion midis qendrës së vilajetit të Rumelisë, Manastirit dhe Portit të Durrësit. Kur në shekullin XV me persekutimin e çifutëve në Spanjë, shumë prej tyre erdhën edhe në Ballkan, pati që u vendosën në Maqedoni, sidomos në Manastir. Elbasani si stacioni i tregtisë drejt detit, ishte një vend ku ata pushonin në një han, i cili ishte deri në vitet ’50 të shekullit tonë (XX) përkundrejt shtëpisë-muze të Sejdinëve. Ata aty flinin dhe përdornin një dhomë si faltore: kjo quhej “Havra” (faltorja) e çifutit. Sipas dokumenteve osmane, që ruhen me mijëra për Elbasanin, dhe sipas radhonjëve të esnafëve e të kishave, një pjesë e të cilave ruhen, – dokumentet etj., nisin që nga shekujt XVI e XVII, – në Elbasan nuk ka pasur banorë çifutë ndonjëherë.
Që në mes të shekullit XVI, Elbasani me rrethe njihet si një trevë e fortë e qëndresës antiosmane shqiptare. Prifti Dhimitër premtonte të ngrinte atëherë mbi 6 mijë veta me armë kundër pushtuesve dhe kërkonte bashkëpunimin me fuqitë perëndimore. Në këtë lëvizje do të bënte pjesë pas tij patriku i Ohrit, Athanas Muzhaqi, me origjinë ndofta nga Polisi, i ipeshkvijve katolikë i Arbrit, Nikoll Mjekashi, që selinë e peshkopatës e kishte në Mamël të Krrabës, ka qenë një ndër udhëheqësit kryesorë kryengritës shqiptarë midis shekujve XVI-XVII dhe mund të ishte nga ky rreth. Me myslimanizimin e vendit, Elbasani u bë një nga qendrat ku ndihej veçanërisht ndikimi oriental, ashtu si Berati, Shkodra, Prizreni, Prishtina etj. Në pjesën e dytë të shekullit XVII, udhëtari turk, Evlia Çelebi, na thotë se kultura orientale në Elbasan kishte përparuar. Në shekullin që pasoi aty do të kalojnë disa vjet të jetës dy nga bejtexhinjtë më të njohur të kohës: Nezim Frakulla dhe Sulejman Naibi. Ndër bejtexhinjtë vendës kujtohet Sulejman Pashë Verlaci, që ishte dhe mecen i tyre. Me rëndësi shumë të madhe për kulturën e vendit është se motit në Elbasan jetonte si kryeprift një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës sonë mesjetare, piktori Onufri, i cili punoi në Valësh më 1554 si dhe në Shelcan të Shpatit. Jemi një mot përpara botimit të librit të parë shqip nga Gjon Buzuku në Veri. Onufri është në fillimin e një manifestimi të madh të kulturës në Elbasan e në Berat. Ai u bë i njohur edhe në Kostur e Shkup. I biri, Nikolla, me sa duket ushtroi profesionin gjer larg, në fshatin shqiptar Arbanas të Bullgarisë. Pasardhësit e tyre të talentuar do t’i gjejmë në Shqipërinë e Mesme e të Jugut, por edhe në Malin e Shenjtë të Greqisë, ku u dallua mbi tërë piktorët e fillimit të shekullit XVIII, David Selenica ynë. Është koha kur në Shqipëri bëhet i njohur Kostandin Shpataraku, i cili në veprat kryesore të tij ka një portret të kryezotit të Arbrit të shekullit XVI, Karl Topia. Për varrin monumental të këtij në Manastirin e Shijon Vladimirit, pranë Elbasanit, ka punuar skulptori vendës Dhimitër Shpati. Veprat e Onufrit e të Davidit flasin për një kulturë nga më të shquarat artistike në Ballkanin e kohëve të tyre. Në pikturën kishtare tonën zënë vend shenjtorët ballkanas, jo grekë, ndërsa përmbajtja biblike e veprave, me psikologjinë e saj të protestës së tragjizmit, bashkë edhe me disa elemente vendëse, flasin për qëndresën antiturke në Shqipëri. “I kuqi shqiptar”, siç u quajt së voni, kur u njoh në Paris piktura e Onufrit, është një materializim, por dhe simbol artistik i qëndresës së përgjakur shqiptare fill pas Skënderbeut. Më 1949-n, midis dokumenteve kulturore elbasanase, pata fatin të zbuloj një dorëshkrim të moçëm, i cili dhe u lexua për herë të parë e që e quajtëm “anonim i Elbasanit”, vepër e një Teodor Bogomili, me sa kemi gjurmuar. Me dy alfabete origjinale të shqipes që janë dëshmi e ndërgjegjshme se shqipja, si gjuhë më vete, duhet të kishte dhe një alfabet më vete. Kjo ide jetoi deri në Rilindjen shqiptare, kur Naum Harxhi e Hasan Tahsini u përpoqën për të nëntën apo të dhjetën herë që të shpikin një alfabet origjinal për gjuhën tonë. Ideja është e pakta tre shekuj e vjetër në viset e Elbasanit. Dorëshkrimi për të cilin fola, ka shqipen që dëgjohet midis Shpatit e Vërçës, zonë kalimtare midis të dy dialekteve tona. Nga fundi i shekullit XVIII, nxënësi i të diturit të Voskopojës, Grigori, Dhaskal Todhri, edhe ai me një alfabet të vetin origjinal ripërktheu të dy librat bazë të kishës bashkë me shërbesa të tjera fetare, duke shqipëruar edhe tekste p.sh. të Ezopit për mësimin në shkollë. E tronditur posaçërisht edhe nga përpjekja për një shtypshkronjë shqipe, kisha e Fanarit e vrau Todhrin, të cilin mund ta quajmë me të drejtë dëshmori i parë i gjuhës shqipe. Por ai kishte formuar një togë dishepujsh në Elbasan e në Shijon. Që më 1795 d.m.th. më se 200 vjet më parë nisim e i njohim këta, me një vëlla të Todhrit, Jakov Haxhiun, me një Jakov Popa etj.
Todhri e forcoi kishën shqip dhe përdorimin e gjuhës amtare në shkollën greqishte. Me interes të veçantë qe përpjekja e tij për zëvendësimin e termave fetarë greqisht me të tillë shqip. Kështu, ky pasardhës i Theodhor Bogomilit u bë paraardhës i Kristoforidhit, elbasanasit të madh, që dha shembullin e parë të rëndësishëm gjatë Rilindjes Kombëtare për pastrimin dhe pasurimin e shqipes duke i prirë Naimit, Pashko Vasës me shokë shumë. Dimë se, që përpara Rilindjes, në Elbasan mbahej shqip edhe letërkëmbimi. Elbasani ka ndikuar edhe mbi Beratin e Kavajën sipas albanologut Georg Hahn. Elbasani u bë një e tillë vatër kulturore e shqipes, sa aty rilindësit tanë më 1909, një vit pas Kongresit të Manastirit, me Luigj Gurakuqin, Xhuvanin me shokë hapën Normalen, të parën shkollë të mesme në Shqipëri që përgatiti mësuesit e parë në të katër anët e vendit, por edhe në Kosovë e Çamëri.
Patriotët e mëdhenj elbasanas si Aqif Pasha, ishin në ballë të këtyre përpjekjeve rilindëse, miq të Kristoforidhit e pasardhës të Aranitit.
Dhimitër S. Shuteriqi
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elbasani, qyteti i ikonografëve dhe alfabeteve Empty Re: Elbasani, qyteti i ikonografëve dhe alfabeteve

Mesazh nga Anakonda Wed 30 May 2012 - 23:41

NJIHEN ME KETO TE ELBASANIT...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi