Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet e Ballkanit ku s’mbahen parada gay People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet e Ballkanit ku s’mbahen parada gay People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet e Ballkanit ku s’mbahen parada gay

2 posters

Shko poshtë

Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet e Ballkanit ku s’mbahen parada gay Empty Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet e Ballkanit ku s’mbahen parada gay

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 3:00

Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet e Ballkanit ku s’mbahen parada gay Gay-flag-300x199Në Shqipëri me 17 maj është lajmëruar se do të mbahet për herë të parë një paradë gay. Parada, do të mbahet me rastin e Ditës Botërore kundër homofobisë. Shoqata shqiptare e homoseksualëve janë shprehur se do kërkojnë ngritjen e flamurit simbol (ylber) krah atij kombëtar. Madje është kërkuar edhe një takim për dorëzimin e këtij flamuri edhe kryeministrit të vendit Sali Berisha.

Parada vjen pas më shumë se një vit nga miratimi i ligjit për lejimin e martesave të të njëjtit seks. Mbajtjen e një parade të tillë deri tani e ka kundërshtuar publikisht vetëm zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia. Komunitetet fetare ende nuk kanë dhënë opinionin e tyre.

Për herë të parë në botë një paradë gay është mbajtur në vitin 1969 në Greenuiç, afër Nju Jorkut në SHBA. Sa i takon vendeve të Ballkanit vetëm Sllovenia dhe Kroacia kanë si traditë një gjë të tillë. Në Serbi një paradë e tillë në vitin 2001, u mbyll me gjak nga përplasja mes policisë dhe kundër-protestuesit. Probleme të tilla ka pasur edhe në Sllovaki sa herë është provuar të mbahet një paradë e tillë. Edhe parade e mbajtur në vitin 2008 në Bullgari ku ishin mbledhur rreth 200 persona u sulmuan.

Në Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri nuk është mbajtur kurrë një paradë gay. Në Greqi që prej vitit 2005 nuk mbahet më një paradë gay. Ndërsa në Turqi një paradë e tillë u mbajt në vitin 2011 në qendër të Stambollit, e cila është cilësuar si më e madhja e mbajtur në vendet e Evropës lindore. Në Turqi parada të tilla mbahen që prej vitit 2003. /F.S/

Legalistët: Homoseksualizmi është mallkim dhe fatkeqësi


Partia Lëvizja e Legalitetit vazhdon ti qëndrojë qasjes kundër homoseksualizmit duke e quajtur atë si “mallkim”. Një ditë pas deklaratës së kreut të saj, Ekrem Spahia se është gati ti kapë në hu, homoseksualët të cilët kërkojnë të mbajnë një paradë në Tiranë, PLL ka lëshuar një komunikatë për mediat ku çdo devijim seksual e konsideron si ves, fatkeqësi apo mallkim.

“Përtej natyrës jo-formale dhe vërtetësisë së citimit që gazeta i ka bërë zotni Spahiut, Partia Lëvizja e Legalitetit shpreh publikisht qëndrimin e saj se është kundër çdo aktiviteti që promovon antivlera, cenon moralin shoqëror dhe fyen ndjenjat e kombit. Çdo manifestim i LGBT-ve hyn në këtë përcaktim”, thuhet në reagimin e PLL-së.

Kjo parti zotohet se është e vendosur për t’i prerë rrugën këtij fenomeni me pasoja dekadente dhe shkatërruese për individin, vlerat tradicionale, shenjtërinë e familjes, moralin e shëndoshë dhe përcaktimin hyjnor.

* * *

Zv.Ministri Spahia: Hu gay-ve. AP: Stop gjuhës së urrejtjes LGBT: Të shkarkohet
Deklarata e Ekrem Spahisë, botuar në “Gazetën Shqiptare”, ku sulmon ashpër mbajtjen e një parade gej në kryeqytet ka sjellë reagim nga komuniteti LGBT dhe Avokati i Popullit. LGBT i ka kërkuar kryeministrit të vendit dhe ministrit të Mbrojtjes shkarkimin e Spahisë pasi sipas tyre deklarata e tij përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ndërkohë Komisionerja për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Irma Baraku ka bërë me dije se ka nisur hetimin ndaj zv.ministrit të Mbrojtjes mbi këtë deklaratë. Komuniti LGBT kishte lajmëruar mbajtjen e një aktiviteti me 17 maj në Tiranë.

LGBT: Shkeli Kushtetutën, të shkarkohet
“Deklarata në fjalë përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës së Shqipërisë që e ndalon në mënyrë kategorike nxitjen e urrejtjes përmes shtypit të shkruar. Gjithashtu kërcënimet e hapura për të dhunuar individë të caktuar në Republikën e Shqipërisë përbëjnë edhe vepër penale. Të ndodhur para një fakti të tillë, ne i kërkojmë kryeministrit z. Sali Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes z. Arben Imami që të shkarkojnë urgjentisht Ekrem Spahinë nga posti i lartë që ai mban”, thuhet në një deklaratë të LGTB-së.

AP: Po nxitet urrejtje dhe dhunë
Avokati i Popullit e ka cilësuar deklaratën nxitje të dhunës dhe urrejtjes. Igli Totozani, i kërkon zyrtarit të lartë të shtetit të kërkojë ndjesë publike për deklaratën fyese.

“Avokati i Popullit i kërkon këtij zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare të deklarohet menjëherë mbi vërtetësinë e këtij citimi dhe të kërkojë në mënyrë urgjente ndjesë publike nëse kjo deklaratë fyese dhe denigruese është qoftë edhe pjesërisht e vërtetë”.




Zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia

Deklarata e Spahisë
Ne jemi parti konservatore shqiptare, vlerësojmë trashëgiminë shqiptare si vlera të rëndësishme për një komb. Unë s’kam ndonjë koment tjetër, vetëm t’i kap në hu ato. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkop gome. / Gazmira Ndoja
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet e Ballkanit ku s’mbahen parada gay Empty Re: Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet e Ballkanit ku s’mbahen parada gay

Mesazh nga Anakonda Mon 27 May 2013 - 19:24

Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet e Ballkanit ku s’mbahen parada gay 2343415282 Bosnje, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet e Ballkanit ku s’mbahen parada gay 2343415282pfffffffff homoseklsualet sa i urrej o zotttt
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi