Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëri-Maqedoni, diskutohet liberalizimi i tregtisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëri-Maqedoni, diskutohet liberalizimi i tregtisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëri-Maqedoni, diskutohet liberalizimi i tregtisë

Shko poshtë

Shqipëri-Maqedoni, diskutohet liberalizimi i tregtisë Empty Shqipëri-Maqedoni, diskutohet liberalizimi i tregtisë

Mesazh nga Vizitor Wed 14 Apr 2010 - 3:36

Shqipëri-Maqedoni, diskutohet liberalizimi i tregtisë DoganeTirana dhe Shkupi po diskutojnë për liberalizimin final të tregtisë së prodhimeve bujqësore në të dyja anët e kufirit përmes heqjes së të gjitha barrierave tarifore.



Këtë e njoftoi dje media maqedonase, duke iu referuar burimeve nga qeveria. Protokolli për liberalizimin pritet të ratifikohet së shpejti dhe bazohet në marrëveshjen më të gjerë shumëpalëshe për krijimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore.

Marrëveshja mund të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Ministri maqedonas i Ekonomisë, Fatmir Besimi, u takua së fundmi me homologun shqiptar, Dritan Prifti, dhe ranë dakord në përshpejtimin e procedurave të ratifikimit.

Shqipëria importoi nga Maqedonia 190 mijë tonë mallra me vlerë të përgjithshme prej 7 miliardë lekësh vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Importet qenë 40 për qind më të ulëta se në vitin 2008. Shqipëria eksportoi 2.9 miliardë lekë mallra në Maqedoni vitin e kaluar, por nga këto vetëm 365 milionë lekë qenë mallrat e përfshira në marrëveshjen e lehtësimit të tregtisë përmes heqjes së tarifave doganore.

Në lidhje me produktet bujqësore, Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë konkurrencë direkte në fushën e zarzavateve, pasi Shqipëria prodhon veçanërisht zarzavate të hershme, ndërsa Maqedonia prodhon zarzavate të vona.

Por shqetësues pas liberalizimit të tregtisë mund të jetë konkurrenca në prodhimin e frutave, ku karakteristikat klimaterike të Maqedonisë janë shumë të ngjashme me karakteristikat e Korçës dhe Peshkopisë.

Shumica dërrmuese e frutave të importuara në Shqipëri vijnë nga Maqedonia, ndërsa prodhuesit shqiptarë në zonat malore vuajnë nga sasitë e pakta të prodhuara në pemishte me sipërfaqe të vogla. Në total, liberalizimi i tregtisë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë pritet të sjellë përfitime gjithnjë e më të mëdha, për shkak se ndonëse Shqipëria zotëron një deficit të lartë tregtar me këtë vend, zotëron suficit të konsiderueshëm në sektorin e shërbimeve turistike.
Nga ana tjetër, megjithëse ka pranuar të heqë tarifat doganore për mallrat e importuara, Shqipëria mban nivel shumë të lartë referencash doganore, të cilat janë në kundërshtim me marrëveshjet e tregtisë së lirë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi