Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Konflikti për pronën, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Konflikti për pronën, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konflikti për pronën, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati

2 posters

Shko poshtë

Konflikti për pronën, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati Empty Konflikti për pronën, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 26 Mar 2012 - 4:35

Konflikti për pronën, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati 52704_3TIRANË- Mosmarrja e kompensimit për shtëpitë e prishura ka nxitur 7 gra në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë që në orën 8:15 të mëngjesit të sotëm të ngjiten në katin e 10-të të ndërtesës nga ku kërcënojnë se do hidhen.

Nga pamjet e NEWS24 shihen 7 gratë në tarracën e pallatit ende të papërfunduar. Gratë të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën duken të qeta, ndërkohë që shohin vazhdimisht nga kati i fundit i ndërtesës ku ndodhen, në drejtim të oborrit të ndërtesës.

Sipas informacioneve të policisë, gratë janë bashkëshorte ose nëna të pronarëve të truallit ku është ngritur pallati, të cilët kanë rënë dakort me pronarin e pallatit në ndërtim, të t'ju kompensohej trualli me apartamente, por mosmarrëveshja për apartamentet që do merrnin si kompensim ka nxitur gratë të ndërmarrin aktin e rëndë. Policia ka nisur negociatat me të afërmit e grave për t'i zbritur, ndërkohë janë lajmëruar dhe forcat RENEA. Prej 3 orësh situata ka mbetur pezull, ndërsa banorët deklarojnë se gratë nuk do të lëvizin derisa të marrin një përgjigje për problemin e tyre.

7 GRATË NË TARRACË, SITUATA PEZULL
Ora 10:43 Situata vijon të mbetet pezull në pallatin ende të papërfunduar, në zonën e Tiranës së Re, ku 7 gra që prej orës 8:15 të paradites së sotme qëndrojnë në katin e 10-të të pallatit dhe kërcënojnë se do hidhen nëse nuk kompensohen për shtëpitë e prishura. Gazetari i NEWS24 Spartak Koka bën me dije se është shoqëruar njëri nga bashkëpronarët Aalket Koromani që bashkë me zotin Pelivani kanë fiormosur aktet noteriale që janë firmosur me familjen Lila për 2 apartamente një dyqan dhe garazhd si kompensim për prishjen e shtëpisë. Akti është firmosur në 2009, ku sipas familjarëve pretendohet se zoti Pelivani nuk i njeh këto akte.

BANORI: DUAM HYRJET OSE GRATË DO HIDHEN
Banori i pallatit, nëna e të cilit qëndron bashkë me gratë e tjera thotë për NEWS24 se gratë do vetëflijohen nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.
“Bëhet fjalë për 24 familje dhe kemi bërë kontratë dhe pronari Namik Pelivani thotë nuk ju njoh. Gratë kërkojnë zbatimin e kontratës që ka 3 vite që është nënshkruar, por pronari nuk pranon. Kemi dashur ta cojmë problemin në gjykatë, por pronari është i korruptuar. Zgjidhja është vetëgjyqësi. Kërkojmë zbatimin e kontratës. Kam nënë time atje lart. Ne nuk e kemi diskutuar vendimin e tyre, ato kanë marrë iniciativë vetë për vetëgjyqësi. Ose do hidhen ose të bëhet kontrata”,- tha banori.

BANORI HYSEN PEZA: KOMUNA KASHAR PËRGJEGJËSE
Komshiu i banoreve, të cilat kërcënojnë me jetë nga kati i 10-të i një pallati në ndërtim në zonën e ‘Tiranës së Re’ shprehet për NEWS24 se përgjegjëse për situatën është Komuna Kashar, ndërkohë që thekson se pronari i pallatiti të ri Namik Pelivani ka shkelur kontratën dhe nuk u ka dhënë dëmshpërblim për dëmtimin e banesave.
“Banoret lart janë komshitë e mia. Pallati i ri që po ndërtohet ka marrë leje ndërtimi në vitin 2006 dhe e ka rinovuar në vitin 2009. Ka punuar 1 vit pa leje. Në momentin që është hap gropa jemi ankuar në kryetarin e Komunës së Kasharit. Nga ndërtimi më janë dëmtuar 2 shtëpi, jam ankuar dhe Prokuroria
më ka dhënë të drejtë. Deri tani nuk jemi dëmshpërbly. Komuna e Kasharit është përgjegjëse për këtë dëm. Nuk kam asnjë lloj kontrate. Ne presim zgjidhje nga komuna e Kasharit, se po të zbatohet ligji nuk ka asnjë konflikt të marrin masa, nuk duam asnjë më tepër duam atë që na takon. Përqindjen i dua lekë”,- tha Peza.

SAIMIR TAHIRI NË VENDNGJARJE
Deputeti socialist Saimir Tahiri, njëkohësisht kreu i PS-së për Tiranën ndodhet në vendngjarje dhe po negocion me forcat e rendit dhe banorët.

BANORËT: NUK LARGOHEMI PA MARRË PËRGJIGJE
Kur kanë kaluar rreth 3 orë nga ngjarja në një pallat në Tiranën e Re, ku 7 gra kërcënojnë se do hidhen nga kalti i 10-të i pallatit, pas një konflikti me pronarin e pallatit, familjarët e tyre, deklarojnë për News 24 se gratë nuk do të largohen që aty pa marrë një përgjigje për problemin e tyre.
“Nuk largohemi që këtej pa marrë një përgjigje. I bëjmë ministrit Bujar Nishani dhe deputetëve të na ndihmojnë, duam një takim me kryeministrin Berisha”, theksojnë ata.


LAJM NE VIJIMESI

Balkanweb.com
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konflikti për pronën, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati Empty Re: Konflikti për pronën, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati

Mesazh nga Anakonda Fri 11 May 2012 - 17:14

Ca jan bo keto poun pronash,jan fut njerezit ne hasmeri me njeri-tjetrin
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi