Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mamaja e Gracianos: Graciano dhe Lorena janë tipa krejt të kundërt People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mamaja e Gracianos: Graciano dhe Lorena janë tipa krejt të kundërt People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mamaja e Gracianos: Graciano dhe Lorena janë tipa krejt të kundërt

2 posters

Shko poshtë

Mamaja e Gracianos: Graciano dhe Lorena janë tipa krejt të kundërt Empty Mamaja e Gracianos: Graciano dhe Lorena janë tipa krejt të kundërt

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 26 Mar 2012 - 6:59

Graciano deri tani ka emocionu ar jo pak herë publikun nga ekrani me lot gëzimi për hyrjen në shtëpinë e “Big Brother”, me lot mallëngjimi për historinë e tij familjare, e tani me puthje të nxehta që i dhuron e i merr çdo ditë nga Lorena. Këto emocione po i përjeton dyfish njeriu më i shtrenjtë i jetës së Gracianos siç e ka quajtur vetë ai, mikja e tij më e mirë, nëna. Ajo na tregon në këtë intervistë se si po e sheh të birin, ç’mendim ka për Lorenën dhe për historinë e tyre.Zonjë si po iu duket Graciano në “Big Brother”?
Ashtu siç është, ashtu siç e shikoj edhe në jetën e përditshme.
Ju ishit dakord me pjesëmarrjen e tij në këtë reality show? Patjetër që kam qenë dakord. Arritët t’i jepnit ndonjë këshillë atë natë, apo nuk patët kohë?
Atë natë nuk pata mundësinë t’i jepja asnjë lloj këshille. Arsyeja është surpriza që iu bë Gracianos në momentin që hyri në shtëpinë e “Big Brother”.
Ju vjen keq që për shkak të punës nuk keni mundësi ta ndiqni gjithë kohën?
Në fakt unë e ndjek gjatë gjithë kohës Gracianon, pasi edhe në punë më kanë dhënë mundësinë që ta shoh, kështu që gjatë gjithë kohës jam me të.
Keni marrë reagime nga njerëzit që iu rrethojnë? Po në rrugë iu ndalojnë për t’iu pyetur për Gracianon? Çfarë iu pyesin zakonisht?
Reagimet janë të përditshme dhe të paktën ato që më thonë mua janë shumë pozitive. Më pyesin në punë klientët e mi, në rrugë, në lagje, kudo që shkoj. Zakonisht më pyesin për situatat brenda shtëpisë, a thua se unë jetoj me ta dhe duhet ta di patjetër se çfarë ndodh. Gjithashtu, më pyesin për fëmijërinë. Për profesionin dhe sidomos për marrëdhënien e tij me mua.
Ju ndodh të shqetësoheni kur e shikoni djalin të mërzitur ose në ndonjë situatë të vështirë?
Sigurisht që po. Madje unë i përjetoj situatat e atjeshme njësoj si ai. Shpresoj që në fund të këtij spektakli mos të kemi probleme me zemrën ( qesh).
Ia keni ruajtur gazetat ku shkruhet për të? ai për historitë e tij me femrat?
Është e vërtetë që mua më konsideron si shoqen e tij më të mirë. Duke qenë e tillë për të, edhe këto histori të tijat bëjnë pjesë në diskutimet tona.
Edhe pse i ri në moshë, a ka pasur Graciano deri tani ndonjë histori të rëndësishme dashurie?
Për moshën që ka Graciano nuk mund të them se ka pasur një histori të rëndësishme. Por, pavarësisht moshës kam parë tek ai impenjim dhe seriozitet në ato lidhje.
Po për lidhjen e tij me Lorenën ç’mendim keni?
Me aq sa shoh, duket se po lind diçka e bukur mes tyre. Uroj dhe shpresoj që gjithçka t’u shkojë mirë.
Ju që e njihni, a mendoni se ai do dashurohet me Lorenën?
Në fakt janë tipa krejt të kundërt me njëri- tjetrin, por gjithçka mund të ndodhë. Nuk i dihet…
Po ju si iu duket Lorena si vajzë?
Më duket një vajzë e qetë dhe e sjellshme.
Arrini dot ta shihni si nusen e djalit?
Uaaaaaa!!! Është shumë herët qe ta mendoj si të tillë.
Ai është shprehur se midis tyre ka pasur marrëdhënie intime. Ju shqetëson ky fakt?
Absolutisht jo! Për mua nuk ekzistojnë probleme të tilla.
Do kishit preferuar të mos ndodhte? Jo, e pse mos të ndodhte… Ju e paragjykoni Lorenën si femër?
Nuk e paragjykoj aspak. Të rinjtë e sotëm kanë të drejtë ta shijojnë jetën e tyre në maksimum.
Po reagimet e njerëzve lidhur me këtë pjesë ju shqetësojnë?
Nuk ka arsye. Madje tek unë nuk ka pasur të tilla.
Përveç Gracianos kush ju pëlqen nga personazhet? Pse?
Më pëlqen Edgari. Është një njeri serioz, i pjekur dhe shumë i komunikueshëm me të gjithë.
Si e parashikoni, mendoni se djali juaj do shkojë në finale? Do fitojë?
Pse jo! Të paktën deri tani ka treguar që e ka këtë potencial. Uroj që ta shoh edhe fitues.
Pse duhet ta dojë e ta votojë publiku shqiptar Gracianon?
Sepse është një djalë i çiltër, i dashur dhe shumë aktiv. Arsye këto mëse të mjaftueshme që ai të vazhdojë brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Bluetooth
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mamaja e Gracianos: Graciano dhe Lorena janë tipa krejt të kundërt Empty Re: Mamaja e Gracianos: Graciano dhe Lorena janë tipa krejt të kundërt

Mesazh nga Anakonda Tue 27 Mar 2012 - 3:43

njeri me budalla se tjetri,as qe ka konkurrente ky Big Brother.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi