Gratë e rehabilituara nga spitali psikiatrik
2 posters
Faqja 1 e 1
Gratë e rehabilituara nga spitali psikiatrik
Për këto gra gatimi i recetave më të thjeshta të kuzhinës është një arritje e madhe.
Dikur ato jetonin të izoluara në godinën e spitalit psikiatrik në Vlorë, pa shumë kontakte me realitetin. Ka pak kohë që ato janë rehabilituar në këtë shtëpi dykatëshe.
“Jam mjeke patologe me profesion, kam punuar në veri. Fëmijë dhe burrë nuk kam, mbase të dashur kam patur dhe më merr malli për të. Nuk vjen të më takojë se unë jam sëmurë. Po ta marrë vesh vëllai do vijë të më rrahë sepse ai kërkon që unë ta harroj me zor të dashurin. Do shkosh në Shkodër më thotë vëllai. Unë i them as hijen mos ia pafsha Shkodrës, por unë vdes të shkoj në Shkodër”, tregon Orieta.
Hëna nga Vlora është këngëtarja e shtëpisë. Ajo di të këndojë polifonitë labe.
Hyjmë tek një dhomë dhe shohim që njëra lexon Kuranin dhe një tjetër Biblën.
Familjarët e tyre duket se janë njerëzit më të largët për ta pasi nuk ka asnjë interesim nga ana e tyre.
“Jam nga Himara, por kam një hall. Pres dajën të vijë të më marrë se jam shëruar tani. Familja nuk ka ardhur të më takojë sepse janë tek njerëzit në Greqi”, shprehet një tjetër grua.
Jetojnë të lira, lajnë vetë rrobat, bëjnë pazarin, shkojnë tek mjeku i familjes, marrin dhe menaxhojnë paratë e pensionit. Janë të afta të kujdesen për veten, gjë që nuk kanë mundur dot ta bëjnë kur gjendeshin brenda dhomave të spitalit psikiatrik në Vlorë.
Për të thyer monotoninë këto gra bëjnë punime të ndryshme me dorë.
Kjo shtëpi e të mbrojturave është aq e lumtur sa edhe e trishtë. E lumtur sepse këto gra nuk trajohen më njësoj si pacientet e tjera psiqike, por si njerëz normalë dhe e trishtë sepse familjet e tyre kanë vendosur të heqin çdo përgjegjësi nga vetja, edhe atë emocionale, duke i lënë këto gra së bashku dhe të vetmuara.
T.chanel
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Gratë e rehabilituara nga spitali psikiatrik
sa gjynah qe me vjen per keto gra.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Tito i donte gratë e veta... dhe gratë e huaja!
» Dashurohen Në Spitalin Psikiatrik, Kanibali Që Hëngri Të Dashurën Dhe Vampirja Që Vrau Babain
» Lushnje, spitali “stallë”
» Grate, sa te nenperfaqesuara
» Carla Bruni me foshnjën dalin nga spitali
» Dashurohen Në Spitalin Psikiatrik, Kanibali Që Hëngri Të Dashurën Dhe Vampirja Që Vrau Babain
» Lushnje, spitali “stallë”
» Grate, sa te nenperfaqesuara
» Carla Bruni me foshnjën dalin nga spitali
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi