Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Leja e lindjes, si paguhet ajo? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Leja e lindjes, si paguhet ajo? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leja e lindjes, si paguhet ajo?

Shko poshtë

Leja e lindjes, si paguhet ajo? Empty Leja e lindjes, si paguhet ajo?

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 29 Mar 2012 - 10:39

Leja e lindjes, si paguhet ajo? 35711_3TIRANË-Ditët e lejes së lindjes quhen vjetërsi pune për efekte të lejes së zakonshme, rritjes së pagës dhe për pension.
Eksperti Fadil Kepi, tregon per ATSH se leja e lindjes në vendin tonë është 365 ditë kalendarike kur nëna pret të lindë një fëmijë dhe 390 ditë kur lind më shumë se një fëmijë. Leja e paralindjes është 35 ditë kur lind një fëmijë dhe 60 ditë kur lind më shumë se një fëmijë, ndërsa leja e pas lindjes në të gjitha rastet është 330 ditë kalendarike.

Kushtet për të përfituar me pagesë lejen e lindjes janë dy: para fillimit të lejes së paralindjes, gruaja duhet të ketë punuar e siguruar në sektor shtetëror, privat ose e vetëpunësuar në bujqësi, në vendin tonë, 12 muaj kalendarike me ose pa ndërprerje në një ose disa qendra pune. Gjatë shtatzanisë të ketë punuar të paktën një javë. Mbas mbarimit të lejes së parë të lindjes, për të përfituar me pagesë lejen e dytë të lindjes duhet të kesh përsëri 12 muaj punë të siguruar, me përjashtim të rasteve kur shtatzania e dytë ka filluar gjatë periudhës që gruaja ishte me lejen e lindjes të fëmijës së parë, dhe kështu vazhdon për fëmijën e tretë e me radhë.

Kepi shpjegon se nëse nëna lind pa e konsumuar të gjithë lejen e paralindjes, ditët e mbetura nuk i shtohen lejes së paslindjes. Kur nëna lind mbasi e ka konsumuar lejen e paralindjes ditët e lejes shtesë nuk paguhen.

Ditët e lejes së paralindjes dhe 150 ditë pas lindjes paguhen me 80 për qind të pagës mesatare mujore të vitit kaluar, ndërsa nga dita 151 deri në përfundim të lejes së lindjes me 50 për qind të pagës bruto mbi të cilën janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore vitin e kaluar deri në kufirin maksimal të pagës mujore 87.700 lekë.

Pra, nënat që e fillojnë lejen e lindjes këtë vit, pagesat do të llogariten mbi pagën mesatare që ka marrë vitin 2011. Në rastet kur vitin e kaluar ka punuar pak muaj për muajt e tjerë që s’ka punuar llogaritet sikur është paguar me pagë minimale dhe pastaj nxirret paga mesatare mujore mbi të cilën bëhet pagesa e raporteve mjekësore.

Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur është 50 për qind e pagës minimale në shkallë vendi e barabartë me 10 mijë lekë. Kur një nënë që punon e siguruar, birëson një fëmijë, lejen e paralindjes, 42 ditë pas lindjes dhe shpërblimi i paguhen nënës që lindi fëmijën, ndërsa nga dita që fëmija birësohet me vendim gjykate, nënës biologjike i ndërpritet pagesa e lejes së lindjes dhe i paguhet nënës që e birësoi.

Nëse fëmija që birësohet është binjak, (dhe të dy nënat mbajnë nga një fëmijë) të dy nënat përfitojnë lejen e lindjes me pagesë deri në përfundim të saj. Kur vendimi i Gjykatës për birësim merret ditën e fundit të lejes së lindjes, nënës që birësoi fëmijën i jepen shtesë leje lindje 28 ditë kalendarike mbi 330 ditët kalendarike të pas lindjes.

Raportet mjekësore në të gjitha rastet paguhen kur paraqiten në qendrën e punës brenda 365 ditëve kalendarike. Në rastet kur raportet mjekësore humbasin ose bëhen të pavlefshme për tu paguar, nëna duhet të paraqitet në qendrën shëndetësore që i ka lëshuar raportet duke paraqitur një vërtetim nga qendra e punës që raportet mjekësore për atë periudha nuk janë paguar dhe pastaj pajiset me raporte mjekësore “dublikatë”.

Sipas ligjit “Për gjendjen civile”, kur prindi bën regjistrimin brenda 60 ditëve kalendarike në gjendjen civile përfiton 5.000 lekë për një fëmijë të lindur, ndërsa kur nëna ka lindur jashtë vëndit regjistrimi bëhet brenda 90 ditëve në vendin tonë ose në Përfaqësitë Diplomatike e në Konsullatat Shqiptare. Mos regjistrimi i fëmijëve në afatet e mësipërme i dënon prindërit me gjobë.

Në rastet kur gruaja paralindjes merr raporte mjekësore deri në 6 muaj, ato paguhen me 70 për qind të pagës mesatare mujore të vitit të kaluar kur ajo ka deri në 10 vjet punë dhe me 80 për qind të pagës së mësipërme kur ka mbi 10 vjet.

Sipas “Kodit të Familjes” fëmijët marrin mbiemrin e përbashkët të prindërve. Nëse prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, mbiemrin e vendosin me mirëkuptim dhe kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët marrin mbiemrin e babait.
Nënat që lindin trinjakë përfitojnë nga organet e pushtetit lokal edhe 9.000 lekë në muaj, kur lindin katërnjake 16.000 dhe pesënjakë 25.000 lekë në muaj deri sa fëmijët të bëhen 18 vjeç. Pagesat e raporteve mjekësore të lindjes e shpërblimit të lindjes, bëhen nga qendrat e punës me fondet e sigurimeve shoqërore.

Të ardhurat që përfiton nëna gjatë kohës që është me raporte mjekësore, pavarësisht nga shuma nuk tatohen. Fëmijët deri në 12 muajsh përfitojnë falas barnat mjekësore të rimbursueshme duke paraqitur në farmacitë që kanë kontratë me Institutin e Sigurimit dhe të Kujdesit Shëndetësor përveç recetës së barnave edhe certifikatën e lindjes.

Kur fëmijët sëmuren deri në 7 vjeç, nënës, i paguhen deri në 14 ditë në vit raportet mjekësore për cdo fëmijë konforme “Rregullores për lëshimin e pagesën e raporteve mjeksore” të miratuar nga titullari i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Mbështetur në “Kodin e Punës”, leja e detyrueshme e lindjes janë ajo e paralindjes dhe 42 ditë pas lindjes. Gjatë periudhës që nëna është me leje lindje punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën e punës. Mbas kësaj periudhe nëna vendos vetë nëse do të vazhdojë me pagesë lejen e lindjes, apo të rifillojë pune duke u paguar me rrogë dhe jo me raporte mjeksore.

Ditët e lejes së lindjes quhen vjetërsi pune për efekte të lejes së zakonshme, rritjes së pagës dhe për pension. Për gratë shtatzëna ndalohet puna e natës. Nuk quhet vjetërsi pune për efekte të përfitimit me pagesë të lejes së lindjes periudha e vazhdimit të shkollës së lartë, koha e punuar jashtë vendit, e paguar me asistencë, ndihmë ekonomike dhe e sigurimeve vullnetare.

Kur gruaja nuk i plotëson kushtet për të marrë me pagesë lejen e lindjes, shpërblim e lindjes e përfiton edhe bashkëshorti i saj kur punon i siguruar, duke paraqitur në qendrën e punës certifikatën e lindjes së fëmijës

(d.b/BalkanWeb)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi