Varfëria e ndjenjave dashamirëse nëEvropë
2 posters
Faqja 1 e 1
Varfëria e ndjenjave dashamirëse nëEvropë
Në kohën kur në një civilizim eliminohen besimet fetare dhe tradicionale atëherë, këtij civilizimi i vjen fundi. Mbi këtëWill Dornat, historian amerikan thotë:
" Deri më sot përgjatë historisë nuk është vënë re kurrë që një shoqëri të arrijë të ketë jetë të suksesshme morale, pa u mbështetur në fe". Viti 2012 ashtu si çdo herë tjetër ka nisur me festën e vitit të ri. Në këtë festë ashtu si çdo vit fëmijët presin të marrin dhuratat nga babagjyshi i vitit të ri, ndërsa rrugët e vendeve evropiane dhe perëndimore të prekur nga kriza gjatë vitit të ri, u mbushën me dritat shumëngjyrëshe dhe të fishekzjarrëve. Mirëpo në mesin e këtyre ditëve të hareshme, transmetimi i lajmeve të ndryshme edhe njëherë rikujtoi boshllëkun shpirtëror të njeriut në shekullin e 21. Në media janëtransmetuar pamje nga azilet e pleqve ku shumë nëna, rrinin në pritje tëçastit për tu takuar me familjet. Janë të shumtë ata njerëz që për të mos kaluar jetën e tyre në vetmi, u kanë dhënë para agjencive të ndryshme sociale që për ta të gjejnë nipër e mbesa tëmarrë me qera. Në këtë mënyrë vajzat e reja me veshje uniformë janë futur në azilet e të moshuarve për të takuar burrat dhe gratë që jetonin gjithnjë në pritje. Këto vajza u kanë dhënë dorën gjysheve dhe gjyshërve që ishin të ulur në azil. Këto pamje dëshmuan qartë se njeriut të sotëm i ka humbur një nga virtytet më të larta qëështë ndërgjegjja. Njeriu sot është civilizuar dhe zhvilluar akoma më shumë, mediat janë zgjeruar, mirëpo lidhjet dhe komunikimet mes njerëzve janë ndërlikuar, ftohur dhe janë bërë më falso se kurrë. Të moshuarit janë ata njerëz të cilët gjatë gjithë jetës së tyre kanë punuar, kanë bërë fëmijë të cilët i kanë edukuar dhe ua ka dhënë shoqërisë. Tani kur fuqia fizike dhe fuqia mendore e tyre është ulur, ata kanë nevojë për mirësjelljen dhe dashamirësinë e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tyre. Të moshuarit me vete mbartin një pasuri dijesh dhe eksperiencash. Ata dëshirojnë të shikohen, ndërsa flokët e tyre të thinjura dhe fytyra e tre e rrudhur të përkëdhelet. Gjyshërit dhe gjyshet dëshirojnë të marrin në krah nipërit dhe mbesat e tyre dhe me ta të rikujtojnë vitet e fëmijërisë. Ata kanë dëshira të cilat nuk mund ti plotësojnë dot, nipërit dhe mbesat e marra me qera. E vërteta është se civilizimi në perëndim, mirësjelljen dhe dashamirësinë e pastër njerëzore, e kanë deformuar dhe tjetërsuar me imoralitete. Si rezultat familjet janë shkatërruar. Kur në një organ i cili konsiderohet themeli i shoqërisë, nuk ekziston më dashuri dhe mirësjellje të cilat në Kuranin famëlartë konsiderohen si faktorë të qetësisë dhe dashamirësisë së njeriut, atëherë nuk do të mbetet më lidhja mes burrit dhe gruas apo pjesëtarëve të familjes. Sot shkëmbimi i interesave, lezeteve dhe dëfrimeve, ka zënë vendin e lidhjes mes vëllait dhe motrës, të afërmve, familjarëve, gjysheve dhe nipërve dhe mbesave të saj. Sot nga e gjitha botëtransmetohen lajme tronditëse të cilat flasin për shkatërrimin e spiritualitet dhe moralit. Shitja e njerëzve dhe e fëmijëve nga disa prindër, fëmijët e privuar nga dashuria e babait dhe nënës, të cilët njihen me emrin " Fëmijët pa familje" dhe dobësia e personalitetit njerëzor në shoqërinë perëndimore, janë fenomene të cilat në fund rezultojnë me lodhje, agresivitet, stres, depresion dhe probleme shpirtërore dhe psiqike. Disa ekspertë janë tëmendimit se përkushtimi i perëndimorëve tek disa kafshëështë një forme zbrazje e dashamirësisë dhe e shprehje e sinqeritetit dhe e besnikërisë së tyre tek të tjerët. Në disa raporte thuhet se numri i qenve në Franca ka arritur në 7 milion. Këto kafshë me pronarët e tyre jetojnë në atë formë saqë duket sikur janë të afërmit e tyre. Një prej përgjegjësve të një organi që kujdeset për kafshët në Paris mbi këto lidhje dhe marrëdhënie tepër të afërta thotë: " Njerëzit kanë nevojë që të duan të tjerët dhe të tjerët ti duan ato, mirëpo në mesin e popullit nuk gjejnë këta njerëz dhe nuk duan njeri". Kris Hedges, gazetar dhe shkrimtar amerikan, shoqërinë perëndimorë e vështron të mbuluar nga një pellg me probleme morale dhe spiritualë, shoqëri e cila është duke u fundosur për nga aspekti politik, ekonomik dhe social. Sipas tij shoqëria amerikan përbën një popull që ka humbur rrugën e tij dhe mbi të mbizotëron shpirti konsumator. Ky popull ka dyshime dhe është i lëkundur përsa i përket bamirësisë dhe është përfshirë në një legjendë amerikanë e cila nuk ka themele reale. Ky shkrimtar amerikan në vazhdim thotë: " Ajo shoqëri e cila nuk arrin të kuptojë ndryshimin mes imagjinatës dhe realitetit, është e destinuar të shkatërrohet. Nëse u hedhim një vështrim fundit të perandorive të mëdha, si perandori romake, osmane, austriake, hungareze etj., jo vetëm që vërehet mungesë morali por edhe vihet re edhe mungesa e kapaciteteve për të bërë ndryshimin mes realitetit dhe imagjinatës". Aleks Kolvin, hulumtues i çështjeve sociale thotë: " Në shekullin e 19-të u shfaqën disa mendimtarë me prirje sekulare të cilët mundoheshin të prezantonin kuptimin shkencor të njerëzve dhe botës duke forcuar idenë e ndarjes së njeriut modern nga Zoti dhe duke devijuar mendjen e njerëzve nga kuptimi themelor i moralit. Idetë moderne ndikuan në organet e mëdha të shekullit të 21 në Amerikë dhe krijuan një ambient kulturor dhe moral që çoi në fundosjen e strukturës së familjes përgjatë tre dekadave të kaluara. Nuk ka dyshim se neglizhenca e një kombi ndaj besimeve fetare është shkaku kryesor i fundosjes dhe shkatërrimit të moralit në shoqëri, sepse kultura është krijuar duke u bazuar në shpirtin fetar dhe spiritual. Në kohën kur në një civilizim eliminohen besimet fetare dhe tradicionale atëherë, këtij civilizimi i vjen fundi. Mbi këtëWill Dornat, historian amerikan thotë: " Deri më sot përgjatë historisë nuk është vënë re kurrë që një shoqëri të arrijë të ketë jetë të suksesshme morale, pa u mbështetur në fe".Albanian irib
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Varfëria e ndjenjave dashamirëse nëEvropë
sa keq qe me vjen me te vertet shum keq me vjen.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Hoteli Stanley dhe fantazmat dashamirese qe jetojne aty
» Ditari i Ndjenjave...
» Pasqyre e ndjenjave tona
» NDRYSHIMI I NDJENJAVE GJATË NJË TRAGJEDIE
» Varfëria “këmbëkryq”
» Ditari i Ndjenjave...
» Pasqyre e ndjenjave tona
» NDRYSHIMI I NDJENJAVE GJATË NJË TRAGJEDIE
» Varfëria “këmbëkryq”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi