Sado-mazohizmi shqiptar
2 posters
Faqja 1 e 1
Sado-mazohizmi shqiptar
Dr. Vlera EJUPI
Kaloi edhe një ndërrim motmotesh, kush me halle e kush pa halle, por të gjithë së bashku me një hall identik, edhe atë të natyrës kombëtare, ekzistencialiste, pra -a thua do të fillojnë shqiptarët në mënyrë më agresive të ripërtërijnë kërkesat e tyre civilizuese, të cilat ashtu siç e dimë ne janë shuar viteve të fundit. Përderisa ne po shkojmë mbrapa, popujt të cilët po krijohen shumë më vonë, duke glorifikuar me famë të kaluarën tonë, pra me përvetësimin e zbrazëtirës që po e krijon garnitura momentale qeverisëse, këta përvetësuesit së paku po e lënë përshtypjen se po arrijnë zenitin e civilizimit, kurse ne e privuam veten nga të ushqyerit të kërkesave të civilizimit. E dimë të gjithë pse dhe nëqoftëse nuk e bëjmë atë çka duhet bërë, jo vetëm që po e dëmtojnë kombin por do të na dërmohen edhe gjenerata e gjenerata nga gabimet që po i lejojmë të bëhen. Harruam vallë kuptimin e fjalës civilizim, në fillim të vitit 2012? A nuk do të thotë fjala civilizim kombëtar, ruajte me xhelozinë më të madhe gjuhën, historinë dhe elementin kryesor i cili na bëri të mbijetojmë nëpër shekuj, flamurin? E po të gjitha i humbëm, sa herë po mundohemi këtë gjë ta potencojmë edhe te potencojmë, por nëqoftëse përsëritja është nënë e mësimit te ne përsëritja është njerkë, shkatërruese e mësimit. Ne nuk po duam të mësojmë për momentin, respektivisht tu këpusim këmbë këtyre tipave që e kanë shndërruar Shkupin, natyrisht aty ku është koncentrimi i shqiptarëve më i madh, në vende të arnuara, arna këto të cilat aq lehtë janë përforcuar për tokën shqiptare sa që gati janë duke u shkëputur fare. Mirë, mirë se mirë e kemi, atë që mbjell do ta korrësh.
Çka na nevojitet për t’u kthyer në rrjedhën normale të civilizimit, asgjë e rëndë, asgjë e parealizueshme...Vetëm një luftë e ashpër me analfabetët të cilën janë bërë një përditshmëri me plot monotoni të rrezikshme, gati se një dekadë, prej tipave dhe tipeve të tharët, të cilët gënjeshtrën po e shndërrojnë në të vërtetë, në mënyrë shumë lezhere dhe suksesive duke lënë pas vetes pasardhës të pafatshëm, të dënuar nga thatësira e tyre shpirtërore dhe mentale. Dhe kështu lënë pas vetes krijesa me disproporcione anormale, ata po i kap vullneti degjenerik i këtyre kanibalëve, me një epilog të njohur sa njerëzimi- shqiptarët- viktima të tyre. Sa më i madh degjenerimi i përvetësuesve por dhe aspiratat e kanibalëve, aq më i madh numri i viktimave i cili po shkrihet në masë asimetrike, që po lejon tiranizimin e vetes, meqenëse po i shuhet dituria rreth proceseve dhe funksioneve.
Unë kurrë nuk mbaj mend dozë kaq të madhe të sado-mazohizmit tek dhe mes shqiptarëve. Kurë nuk kemi pas kaq vetë-promovime, vetë-koncentrime në imazhe personale pra lloje nga më nënçmueset të vetëfetishizimit, dhe në fund nuk do të mundem ti shmangem të së vërtetës e pa e thënë, vetëmaçoizmit. E kjo e fundit, besa duhet mbajtur me dinjitet se për ndryshe ashtu siç jeni ju shembull i përkryer, ju shpien kah ekstremi tjetër. Prandaj, në bardhësinë e kokës së juaj mund të ngjyrosni tufa , tufa flokësh për të treguar kameleonizmin e mendjes dhe shpirtit tuaj, prej nga buron kërkesa e mirënjohur për famë te “miqtë e juaj ndërkombëtarë”. Ky maçoizëm i juaj ju bëri të harroni se miqtë e vet njeriu i urtë dhe i ditur e bën duke i mundësuar kombit të vet cilësi në identitetin kombëtar, gjë e cila minimalisht do të kishte shlyer josinqeritetin e juaj.
Promotor i këtyre dy proceseve kombëtare, pra tek ne në shuarje e sipër, është pa dyshim dashuria dhe urtësia për të dëshmuar se jemi pjesë e esencës së njerëzimit, edhe pse çdo herë përvetësuesit mundojnë ta thonë dhe po e bëjnë të kundërtën të ndihmuar nga mprehtësia e dhëmbëve dhe kthetrave të kanibalëve, duke harruar se e vërteta ekziston, dhe nevoja për të e animon njeriun ta krijojë botën e tij të prosperitetshme. Në vend të kësaj kjo nomenklaturë qeveritare, promovon në mënyrë të paparë dhelparake agoni, makth, sfidë për vdekje. Shqiptarizmi në Maqedoni, është i stërmbushur me probleme nga më të ndryshmet, duke iluminuar tepër qartë kontroversën e konfliktit 2001, por edhe më shumë të marrëveshje së Ohrit, realizimi i të cilës kaloi në 2004. Sa bajate dhe të pakuptimta këto gjëra shikuar nga perspektiva e sotme, por jo edhe për familjet të cilat nuk kanë bukë për të ngrënë. Mjaft më me justifikime për suksese të arritura, kur ju as nuk keni guxim për të arritur ndonjë sukses. Keni futur në lëvizje format e forcës së zgjatur, me amplitude dhe operacione të molisura, duke shtuar edhe më tepër përvojat e materializimit të juaj. Shenja e vetme virtuale e juaja është mënyra për shpreh mossukseset, zbrazëtirat të cilat për fat të keq kanë implikime të rënda kombëtare. Kështu keni rrethuar shqiptarizmin me vistrin lemeritës të “definicioneve të juaja”, as që keni haber se çka do të thotë kjo, por ju i doni dhe i përqafoni përzemërsisht gjërat të cilat nuk i dini duke i aranzhuar në pseudo-kategori. Shqiptarë, po e harrojmë historinë e vërtetë, po e mësojmë atë të vjedhurën nga ne për ti shërbyer okupatorit tonë, e gjithë kjo po ndikon në rrjedhat normale të popullit. Janë shndërruar në ishuj shkretëtire të paparë kërkesat tona elementare civilizuese. Po harrojmë folklorin tonë, i cili është kushti kryesor për mbijetesë. Akceptimi i këtyre kërkesave tona elementare civilizuese është skajshmërisht subordinues dhe i pamoralshëshm nga ana e përvetësuesve e sidomos kanibalëve. Nëse doni që të gjithë të shkelni krenarinë dhe bërthamën kombëtare, ushqeni këta me flirtet, mirëqenien e juaj dhe të gjeneratave të ardhshme. Kujtoj që një shumicë e mirë e shqiptarëve të Maqedonisë më nuk duan të nënshtrohen. Tregoni me vepër këtë duke ju lutur që mos të jeni më viktima kujdestare. Duhet t’i vije fundi sado-mazohizmit shqiptar. Koha

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Sado-mazohizmi shqiptar
qenka e lezetshme kjo pjesa ketu siper
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Aurel Amzai: 'Une jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar'
» A ka shqiptar të lig ?
» Shqiptar, dua të jem..
» UNË JAM SHQIPTAR
» Je shqiptar kur...
» A ka shqiptar të lig ?
» Shqiptar, dua të jem..
» UNË JAM SHQIPTAR
» Je shqiptar kur...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi