Aurel Amzai: 'Une jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar'
2 posters
Faqja 1 e 1
Aurel Amzai: 'Une jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar'
Dy herë pjesëmarrës te Kënga Magjike, por edhe në shumë festivale të fëmijëve në Maqedoni, Aurel Amzai tashmë është një nga këngëtarët më të dëgjuar nga të rinjtë. Dhe pse studion për Arkitekturë ai asnjëherë si ndahet këngës. Për të, Tirana është kryeqyteti, ku mund të gjesh veten dhe ku mund të kalosh çaste të këndshme. Sipas tij, femrat shqiptare janë më të emancipuara ndërsa ato të maqedonisë (shqiptaret) më tradicionale.
Kush ju nxiti për t’u futur në botën e bukur të këngës?
1.Nuk është se ka pasur një person, i cili ka ndikuar ose më ka nxitur që unë të merrem me muzikë. Ka qenë gjithmonë dëshira,ëndrra dhe zgjedhja ime, por pa dyshim që prindërit e mi më kanë përkrahur dhe më kanë dhënë forcën dhe kurajon e nevojshme. Prindërit e mi besoj se, e kanë vënë re të parët talentin tek unë, por ma do mendja se ata në fillim nuk e kanë marrë seriozisht këtë gjë, por e kanë parë thjesht si një dëshirë prej fëmije. Kjo deri në momentin kur mësuesi im i parë thërret babin tim në shkollë dhe e sugjeron të më regjistrojë në një shkollë muzike sepse unë pavarësisht se sa ishte ora matematikës apo letërsisë unë gjithmonë këndoja. Duke e marrë parasysh që mësuesi im i parë u bë shkak që unë të filloja shkollën e muzikës atë e quaj si zbulues të talentit tim.
Cila ishte kënga e parë që kënduat në skenë dhe ku?
Për herë të parë kam kënduar në pallatin e kulturës të Struges. Ka qenë 7 Marsi dhe unë kam kënduar një këngë për mësuesin. Mendoj se ishte starti im.
Në sa festivale të këngës për fëmijë në Maqedoni keni marrë pjesë dhe a keni zënë ndonjë çmim?
Festivalet shqiptare të Këngës për Fëmijë në Maqedoni gjithmonë, kanë qenë shumë të pakta në numër dhe sot e kësaj dite nuk ekziston asnjë i tillë. Kur isha unë fëmijë kishte vetëm një festival të këngës për fëmijë dhe disa vite më vonë u zhvillua edhe një festival tjetër, por i këngës popullore. Duke marrë parasysh se festivalet ishin në fillimet e tyre edhe pjesëmarrja në to ishte shumë e vogël dhe ndarja e çmimeve nuk ka ekzistuar fare. Më shumë ka qenë një përpjeke për të krijuar një traditë dhe
kulturë të festivalit shqiptar për fëmijë në Maqedoni sesa një garë,por që fatkeqësisht ka dështuar. Nga ana tjetër shkolla e muzikës, që bëja unë ishte një shkollë maqedonase dhe padiskutim që kishte privilegjet për të marrë pjesë në festivalet e tilla. Unë pata fatin që të zgjidhesha solist i korit të shkollës dhe kështu m’u dha mundësia për të marrë pjesë në disa festivale me rang rajonal, ku unë dhe kori kemi marrë disa çmime.
Çfarë festivali është Nota Fest në Shkup dhe me çfarë kënge morët pjesë?
“Nota fest” është festivali i parë dhe i vetëm i këngës shqipe në Maqedoni. Në fillimet e tij morën pjesë emra të dëgjuar të muzikës si nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët e ngritën festivalin në një nivel të lartë. Por me kalimin e viteve këto emra e braktisën festivalin dhe ai sot nuk është në kohërat e tij më të mira. Unë kam marrë pjesë në vitin 2008 me këngën “Letër nëpër shi” të kompozuar nga Vullnet Ibrahimi, ku dhe fitova çmimin për paraqitjen më të mirë skenike.
Keni marrë dy herë pjesë te “Kënga Magjike” çfarë përbën për ju ky eveniment dhe çfarë keni përfituar?
“Kënga Magjike” për momentin është një nga festivalet më prestigjioz që ka Shqipëria. Festival të një niveli të tillë nuk mendoj se, e ka ndonjë vend tjetër në Ballkan dhe këtë e them me bindje të plotë. Pjesëmarrja ime në këtë festival ka qenë një eksperiencë mjaft e vlefshme për mua si një artist i ri,më ka ndihmuar mjaft ne rritjen time artistike.”Kënga Magjike” është mënyra më e mirë e mundshme për t’u promovuar. Është festival i sfidave, përveç se duhet të sfidosh këngëtarët më në zë të momentit, një artist i ri në “Këngën Magjike” në radhë të parë duhet të sfidoj veten. Dhe unë them se ja kam dalë shumë mirë.
Këngëtar, por studioni edhe për arkitekturë, përse ky lloj dyzimi? Pra, përse nuk studioni për muzikë?
Kjo ka qenë një nga dilemat e mia më të mëdha, kur mua më duhej të vendosja për studimet e mia. Dëshira për të vazhduar Akademinë e Arteve ka qenë shumë e madhe, por jam ndikuar shumë nga mendimi i prindërve të mi, shoqërisë dhe profesorëve të mi. Mendova se, më e mira për mua do të ishte të zgjidhja një profesion tjetër më stabël dhe muzikën ta ruaja me një fanatizëm si pasionin tim më të madh. Mirëpo, kjo dëshirë e madhe për Akademinë e Arteve nuk më iku kurrë dhe unë tani bëj leksione kantoje me një nga pedagoget më të mira të Akademisë së Arteve, Alma Strazimiri, e cila ka një ndikim të madh në formimin tim si këngëtar dhe për këtë, dua ta falënderoj pafundësisht. Por studimet e mia nuk do mbarojnë vetëm me 5 vitet e arkitekturës. Në krah të diplomës së arkitekturës them se, do ngjaj shumë bukur edhe me një diplomë nga Akademia e Arteve.
Vajzat shqiptare a janë më të emancipuara se vajzat e Maqedonisë?
Shqipëria dhe Maqedonia janë shtete fqinje, të cilat kanë bërë rrugë të njëjtë drejt zhvillimit të tyre. Kjo ka bërë që deri diku ata të jenë pothuajse të barabarta në të gjitha fushat e jetës. E njëjta gjë ndodh edhe përsa i përket emancipimit të femrës. Në qoftë se do bëja një krahasim të femrave shqiptare të Maqedonisë dhe femrave të Shqipërisë do thoja që femrat e Shqipërisë janë një hap para në këtë fushë. Kjo për faktin se arsimimi i femrës shqiptare në Maqedoni ka filluar më vonë sesa në Shqipëri sepse shkollat dhe universitetet shqiptare në Maqedoni kanë munguar gjatë kohë, kurse në universitetet maqedonase numri për studentë
shqiptar ka qenë i kufizuar. Por në qoftë se do krahasoja femrat maqedonase dhe femrat shqiptare do thoja që maqedonaset janë më mendjehapura. Kurse përsa i përket moshave të reja them se, ne të dy shtetet vajzat kanë të njëjtin nivel emancipimi.
A jeni i dashuruar për momentin dhe n.q.s është shqiptare çfarë të veçante ka në marrëdhëniet e përditshme?
Jo, nuk jam i dashuruar.
Femrat shqiptare a janë më xheloze se ato maqedonase?
Një gjë është e sigurt: të gjitha femrat janë xheloze. Nuk besoj se, mund të bëhet një ndarje e tillë që të thuhet se, femrat shqiptare janë më shumë xheloze se ato maqedonase ose anasjelltas. Më shumë ka të bëjë me natyrën dhe tipin e personit. Femra xheloze ka sa të duash si në Shqipëri ashtu dhe Maqedoni, por unë uroj që mos të kem asnjë të tillë pranë vetes edhe pse më duket e vështirë kjo.
Çfarë preference keni për veshjet?
Gardëroba ime është e shumëllojshme duke filluar nga veshjet sportive e deri tek ato më ekstravagantet. Por në përgjithësi jam tip sportiv. Duke qenë se pjesën më të madhe të ditës e kaloj në shkollë dua të ndjehem rehat në atë që kam veshur. Për arkitektët komoditeti dhe rehatshmëria janë shumë të rëndësishme, edhe kur ata projektojnë. Modën nuk e ndjek pothuajse fare, atë e bëj vet. Për mua modë është kur t’i mund të kombinosh gjerat, për të cilat të tjerët mendojnë se nuk shkojnë. Dhe një arkitekt di ta bëjë më së miri këtë.
A jeni ambientuar me Tiranën dhe si ndiheni në Shqipëri në përgjithësi?
Njeriu është i aftë të përshtatet, pavarësisht vendit, rrethanave apo situatave. Kur bëhet fjalë për Tiranën besoj se, çdokush do e kishte të lehtë të ambientohej duke marrë parasysh që këtu njerëzit janë shumë të dashur, shumë bujar ë dhe shumë ta hapur ndaj shoqërive të reja. Aq më tepër që unë Shqipërinë e quaj si shtëpinë time dhe nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër më të rehatshëm për njeriun sesa shtëpia e tij.
Jeni për bashkimin e pjesës shqiptare të Maqedonisë me Shqipërinë?
Dëshira është e madhe, por besoj se është vështirë. Sa i përket një bashkimi territorial më duket e pamundur. Si Maqedonia edhe Shqipëria që të dyja janë drejt rrugës së integrimit në strukturat euroatlantike dhe kufijtë ekzistues tanimë janë vetëm formal. Ato kufij unë nuk i shoh aspak si barrierë për bashkimin tonë. Ne mund t’i kalojmë kufijtë duke patur sa më shumë bashkëpunim me njëri -tjetrin si në kulturë, arsim, shëndetësi, biznes. Duhet të japim dhe të marrim sa më shumë nga njëri- tjetri. Kështu besoj se do të jemi më të bashkuar se kurrë.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Aurel Amzai: 'Une jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar'
Doli me ne fund nje hajrit................
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Aurel Dasareti: Shqipëria është gjaku im që nuk falet!
» Aurel Plasari, letër Enver Hoxhës për të drejtën e studimit
» Cheryl Cole: Ndjehem shumë seksi
» Je shqiptar kur...
» Shqiptar, dua të jem..

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi