Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A ka shqiptar të lig ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A ka shqiptar të lig ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ka shqiptar të lig ?

2 posters

Shko poshtë

A ka shqiptar të lig ? Empty A ka shqiptar të lig ?

Mesazh nga WebMaster Tue 18 Sep 2012 - 7:59

Ndoshta duke shkelur hapur rregullat e drejt shkrimit, vumë shenjën e pikësimit në kryeartikull.

Jo pa qëllim drejtohemi tek lexuesit me këtë pyetje!

Në ditën e sotme më ka rastisur të lexoj më shumë se pesë “artikuj” të
quajtur kështu nga artikullshkruesit, të cilët kishin përmbajtje
atishqiptare, antipopullore, anti kombëtare…

Nuk çuditem aspak se bie në kontakt të këtyre shkrimeve e sulmeve!

Jemi të vetëdijshëm se jetojmë në një botë që kërkonë t’a bëjë të pa
kufishme lirinë e medies, të fjalës, e cila është një normë demokratike!

Ajo që më shqetëson mua është se; Këta artikuj nuk vijnë as nga serbët,
as nga grekët, as nga turqit, as nga rusët etje…. nga të cilët dihet se
kemi patur dhe do kemi kundërshtime, mos përputhje historike, për arsye
politike, por dhimbja është e dyfishtë kur këta artikuj anti-shqiptar
shkruhen nga disa “shqiptar”!
E si mund të quhen SHQIPËTAR, ata njerëz që kërkojnë të hedhin baltë mbi
historin e kombit të tyre, mbi figurat patriotike, mbi kufijtë
gjeografik, mbi gjuhën kombëtare, mbi simbolet kombëtare, mbi flamurin
kombëtar…?

JO! JO! JO!

Ata njerëz janë turpi i kombit shqipëtar dhe fatkeqësishtë ka pasur dhe ka të tillë…

“ Injorantë nuk është ai që s’di, por ai që nuk do të dijë!” Këtë
këshillë e ka lënë Aristoteli i lashtë, mësuesi i Aleksandrit ë Madh, i
cili e kishte të vërtetuar nga përvoja.

Mendimi im është se të gjithë ata shqipëtar, të cilët ngrihen, shpifin,
rrënojnë, hedhin baltë mbi figurat kombëtare shqiptare, mbi gjuhën
kombëtare shqiptare, mbi historinë kombëtare shqiptare, patriotët
kombëtarë shqipëtar, janë INJORANT, me gërma të mëdha.

Këtë e them hapur, pa frikë, pa asnjë lloj ngjyre politike. Unë
asnjëherë nuk nisem nga ngjyrat politike, sepse për mua ato janë dora e
dytë, para çështjes kombëtare!

Politika ka shumë, të cilat udhëheqin një shtet drejt apo jo drejt
sukseseve, por çështja kombëtare, gjuha, kufijtë gjeografik, identiteti
ynë kombëtar është vetëm një dhe i pa tjetërsueshëm.
Ka patur edhe të tjerë figura të shquara, të cilët kanë konstatuar me
keqardhje se “Shqipërisë, e keqja i vjen nga vetë shqipëtarët”, si
Konica, Fishta, Noli, etje…

Do kthehemi t’i shajmë edhe këta? (dhe s’kanë mbetur pa i sharë!!!)

A duhet ne të tjerët t’ju japim rëndësi këtyre gojëve të liga, apo duhet t’jua kthejmë përgjigjen popullorçe?

Nuk dua të përmend emra këtu, duke paraqitur ndonjë listë se kush
shkruan gjëra të rëndomta, e antikombëtare, por dua t’ju theksoj me
forcë një thirrje, si mik, si shok, si shqiptar, si patriot; Hiqni dorë
nga këto marrëzire dhe mos u bëni dashur-pa dashur vegël e të huajit!

Shqipëria nuk do të egzistonte fare po të mos kishte në gjak mbrojtjen e vlerave kombëtare!

Por këtë duhe t’a kemi të gjithë, të bashkohemi të flasim më fortë.

Nukë duhet të gjej terren urrejtja, përçarja, vëllavrasja, për arsye
bindjesh politike dhe fetare, fatkeqësishtë këta njerëz janë të gjithë
të molepsur nga këto sëmundje gangrenë për kombin tonë.

Politka më e mirë për shqipëtarët është BASHKIMI I TROJEVE ETNIKE dhe feja më e mirë është SHQIPTARIA.

Në këto momente historike që kalojmë, duhet më shum se kurrë të tregojmë
respekt për njëri-tjetrin, dashuri e shkuarje dhe jo të marrim nëpër
gojë figurat e shquara, njerëz që me aktivitetin e tyre sot kërkojnë të
arrijnë qëllimin e madh të bashkimit tonë kombëtar, ne…si të vegjël që
jemi në shpirt, në mendim, në horizontin e botëkuptimit, kthehemi i
qeshim e i përqeshim, duke i bërë qejfin armikut tonë të djallëzuar!
Atëherë po i bashkohem edhe unë Fishtës e Konicës dhe po them se: Kur
shkoj një i mënçur në fshatin e budallenjve, ata thanë njëzëri; Erdhi
një budalla në fshat!!!

JO! Këto veprime duhet të marrin fund. Sotë nuk jemi në shekullin e
XV-të, që njerëzimi vendoste kufijtë dhe pushtetet me forcën e zjarrit
dhe të hekurit! Sotë në shekullin XXI-jtë, është forca e mëndjes, arsyes
njerëzore, arsyes historike, respektimit të të drejtave ndërkombëtare,
janë këto politikat e zhvillimit të mbarë shoqëris njerëzore.

Po të shkojmë me ato mendime obskurrative të disave që hedhin baltë mbi
cilëndo figurë patriotike që ka dalë apo del, hedhin baltë mbi njerëz
mendimtarë dhe patriotë, duke gërmuar se dikush në fëmijëri na paska
vjedhur një zog pule…!

Dikush tjetër na paskësh qënë rrugaç, se kishte tallur mësuesen e fillores…!

Dikush tjetër na paska qënë nxënës i dobët dhe nuk ja vlen ta dëgjojmë tani…!

….për këtë të shikojnë dëftesën e Ajnshtajnit…!

Njerëzimi sot thotë si je! Ç’far bën! Kujt i shërben!

Shkak për këtë shkrim u bë një sulm që i bëjnë z. Koço Danaj, i cili me
punën dhe përpjekjet e tij, sotë mban një peshë shumë të madhe
kombëtare, dhe është për t’u admiruar, mbështetur dhe inkurajuar, e jo
t’a denigrojmë figurën e tij!

Nuk po përmendim emra, po qe nevoja flasim edhe hapur fare, por një gjë
po ju kujtoj këtyre njerzve të veckël se, është më keq kur të dënon
historia si dezertor, tradhëtar, antikombëtar!

Kini shum kujdes bashkëkombasit e mij, sepse kalojmë kohë shum delikate
për kombin tonë, i cili është si një fëmij që kërkon të ngrihet më
këmbë! Kur të eci me këmbët e tij i sigurtë në rrugën e historisë, do ta
gjykojë më mirë e në kthjelltësi e ftohtësi të plotë, secilin nga ne,
kush ka jetuar me dhimbjen dhe kush i ka shkaktuar dhimbje!
Përshëndetje të gjithëve!

(shkruar nga Danel Cana)

Duke pare shum kontradita shqiptari me shqiptarin me duk shum interesante te sillja kete teme ne forumin tone edhe te themi edhe ne mendimet tona ju lutem jo chit chat po kerkoj nga ju qe te jepet nje mendim thjesht .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka shqiptar të lig ? Empty Re: A ka shqiptar të lig ?

Mesazh nga Anakonda Tue 18 Sep 2012 - 8:15

ka si ska;madje shum shqiptar e shesin atdheun dmth vejn interesin para pastaj atdheun;jan boll shembuj te ndryshem qe shqiptart shajn vendin e tyre;po nuk deshem ne vendin ton kush do ta doj ather
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi