Nje simbol i humbur per shkrimtarin e mistereve
Faqja 1 e 1
Nje simbol i humbur per shkrimtarin e mistereve
Kode, simbole, koordinata gjeografike, rebuse: janë këto misteret që përmban romani i ri, i Dan Brown. Ato kanë filluar të gërshetohen dhe të zgjojnë kureshtjen e dashamirësve para datës 15 shtator, kohë kur është parashikuar të dalë në qarkullim nëpër libraritë amerikane me 5 milionë kopje fillimisht. “The lost simbol”, (”Simboli i humbur”) është vazhdim i “Kodit të Da Vinçit” dhe vjen për lexuesit gjashtë vjet pas suksesit të parë të shkrimtarit. Nga data 23 qershor, shtëpia botuese “Knopf Doubleday” shfaq çdo ditë në faqet në internet “Twitter” dhe “Facebook” nga një të dhënë të re për përmbajtjen e librit. E para ishte një kod: T10C; 6POTSOD; 12SOTZ. Fansave të Dan Brown iu desh shumë pak për të deshifruar siglën: “Dhjetë urdhëresat; gjashtë cepat e yllit të Davidit; 12 shenjat e zodiakut”. Më e vështirë për t‘u kuptuar janë referencat te filozofi Francis Bacon, Bonifaci VIII, të piktorit gjerman të periudhës së Rilindjes, Albrecht Durer, te financieri Roberto Calvi, i cili vdiq në Londër në rrethana ende të pasqaruara dhe te një spiun misterioz, i cili mund të udhëtojë me shpejtësinë 5 mijë milje në orë. Detyra për të rikompozuar puzzle-n edhe një herë i takon Robert Langdon-it, Indiana Jones-it e simboleve të protagonistit të thrillerave të Brown, udhëtimi i të cilit nëpër mistere dhe në besimin katolik bëri që “Kodi Da Vinçi” të shitej në 80 milionë kopje të shituara nëpër të gjithë botën. Edhe pse bëhet fjalë për të dhëna të blinduara të librit të ri të Dan Brown, i cili vjen dy vite me vonesë nga data kur ishte parashikuar të dilte, të dhënat e mbledhura janë të mjaftueshme për të kuptuar se cilat do të jenë temat e kësaj vepre të re. Kësaj here Langdon do të ketë vetëm 12 orë kohë për të zgjidhur një mister që do ta çojë në vendet më sekrete të Uashingtonit, ato që të çojnë drejt e në origjinat e masonëve të baballarëve që themeluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adhuruesit e shkrimtarit kanë nisur të interpretojnë madje çdo detaj edhe të dy kopertinave të librit, botimin anglez dhe atë amerikan. Në këtë të fundit, mbi godinën e Senatit të Uashingtonit, bie në sy një vulë e kuqe, në të cilën gjendet një shqiponjë me dy krerë, numri 33 i vendosur brenda një trekëndëshi si dhe motoja “Ordo ab chaos”: të gjitha simbolet janë lidhur me ritin skocez të masonerisë që gjendet në 35 shtete amerikane, Këshilli Suprem i të cilëve përbëhet prej 33 anëtarësh. Elemente talmudike dhe të kabalasë hebraike janë gjithashtu pjesë në ritualet e ritit skocez, si në librin e magjisë që kishte frymëzuar titullin fillestar të librit të Brown “Sekreti i çelësit të Solomonit”. Duke pasur parasysh efektin që pati rileximi i doktrinës katolike që përmbante “Kodi da Vinçi”, masonët amerikanë janë duke përgatitur një website në të cilin do të ketë një analizë të plotë të “The lost symbol”. Megjithatë historiani Robert Cooper thotë se libri i Brown ka një objektiv edhe më të lartë: rileximin e çelësit në kuptimin e komplotit në lindjen e Shteteve të Bashkuara. Cooper shprehet se ka një informacion sipas të cilit në libër, George Washington, babai i pavarësisë amerikane, rrëfen se ka qenë një tradhtar që, gjatë luftës amerikane për pavarësinë, negocionte fshehtazi me anglezët nëpërmjet Bendeict Arnold, një gjeneral që në të vërtetë kishte komplotuar t‘ia linte West Point anglezëve. Në libër, Langdon do të ndihmojë disa agjentë të CIA-s dhe FBI-së për të gjetur provën e rrëfimit të Washington-it, e cila duhet shkatërruar para se të kthejë përmbys integritetin e historisë amerikane. Një tjetër mason nga Nju Jorku, Mark Koltko Rivera, mendon se në historinë e spiunazhit janë përfshirë të tjerë baballarë themelues masonë (sipas disave nëntë prej firmatarëve të Deklaratës së Pavarësisë ishin masonë) dhe se me historinë kryesore, gërshetohet edhe një mister mbi një thesar të fshehur. “Në gjysmën e viteve ‘800 u themelua një shoqëri sekrete, ‘Kavalierët e rrethit të artë‘, objektivi i të cilëve ishte të aneksonin si pjesë e Shteteve të Bashkuara territore në Meksikë, Kubë dhe Venezuelë, në të cilat të mbanin një regjim skllavëror”, kujton Koltko. “Gjatë luftës civile thuhet se kavalierët fshehën një sasi të madhe ari për ta përdorur për një luftë të re civile për të mbrojtur jugun. Shumë të dhëna të çojnë të mendosh se edhe kjo histori do të jetë pjesë e librit. Ashtu si edhe shumë studiues të tjerë, Koltko ka përgatitur dy guida për interpretimin e librit, të cilat janë gati për t‘u publikuar sapo libri të dalë në qarkullim. E kështu, pas templarëve, Brown sjell masonerinë dhe komploti i madh botëror vazhdon të ushqejë narrativën e shkrimtarit. Protagonisti Langdon, eksperti i simboleve, do të merret me një mister që lind prej Çelësit të Solomonit, arkitektit të tempullit të Jerusalemit. “Të përqendrosh pesë vite studimi në një histori që zhvillohet brenda pak orëve është stimulese. Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm. Me sa duket jeta e Robert Langdon lëviz shumë më shpejt se e imja”, ka thënë vetë shkrimtari. Pas publikimit, megjithatë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të priten reagimet. Ashtu siç shumë e kujtojnë, Opus Dei, “Kodit Da Vinçi”, nuk e priti shumë mirë protagonizmin në romanin e tij. Në një komunikatë zyrtare në vitin 2003, thuhej se romani përshkruan anëtarë të Opus Dei që praktikojnë masakra trupore dhe që vrasin njerëz. “Të gjitha këto janë absurde dhe të pabaza”. Por nuk ishte kjo e vetmja furtunë mbi romanin: Michael Baigent, Richard Leigh dhe Henry Lincoln, autorë të “Graalit të Shenjtë”, e dërguan në gjykatë shkrimtarin për plagjiaturë. Më vonë arqipeshkvi i Gjenovës, Tarcisio Bertone, fton lexuesit të mos e blejnë dhe të mos e lexojnë “Kodin Da Vinçi”. E natyrisht që nuk munguan edhe kritikat, të cilat nuk e vlerësonin aspak romanin dhe që sipas tyre ai ishte një shembull i dekadencës së letërsisë. E megjithatë kureshtarët nuk kanë të sosur. Madje Ron Howard, regjisori i dy filmave, subjekti i të cilëve është marrë prej “Kodi Da Vinçi” dhe librit tjetër të suksesshëm “Engjëj dhe Demon”, po përgatitet të sjellë para ekranit të madh një tjetër film, të bazuar mbi romanin e ri të Brown.
Similar topics
» Gjoksi si simbol erotizmi.
» Tatuja e re, simbol i dashurisë së saj
» Pse e kuqja eshte simbol per Festat e fundvitit?
» Emigracioni: simbol i nje bote pa kufinj apo thjesht arratisje nga varferia?
» Kam humbur dy herë virgjërinë
» Tatuja e re, simbol i dashurisë së saj
» Pse e kuqja eshte simbol per Festat e fundvitit?
» Emigracioni: simbol i nje bote pa kufinj apo thjesht arratisje nga varferia?
» Kam humbur dy herë virgjërinë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi