Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria në internet. Një realitet i ri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria në internet. Një realitet i ri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria në internet. Një realitet i ri

+3
Anakonda
Arabela
WebMaster
7 posters

Shko poshtë

Dashuria në internet. Një realitet i ri Empty Dashuria në internet. Një realitet i ri

Mesazh nga WebMaster Sun 1 Apr 2012 - 21:11

I dashuri miku im. Më pëlqen t'ia fillon shkrimet e mija sikur të ishin në mesin e bisedës. Unë shtirem sikur të jemi miq të vjetër dhe më të ngushtë, përkundër asaj që ne jemi në të vërtet njerëz të cilët nuk e dijmë emrin e njëri tjetrit dhe se jemi takuar në dhomën e bisedave elektronike, për të cilën ne të dy pretendojmë se kurrë më parë nuk kemi qenë atje. ë'farë do të më thotë sot ai, unë mendoj. E kyqi kompjuterin, e pres me padurim deri sa të aktivizohet, futem në lidhje dhe fryma më ndale në mushkëri kur i dëgjoj tri fjalë të vogla: "JU KA ARDHUR POSTA ELEKTRONIKE". Nuk dëgjoj asgjë, asnjë zë nëpër rrugët e Nju Jorkut. Vetëm rrahjet e zemrës sime. Më ka arritur posta elektronike, nga ti."

A është "dashuri e vërtetë" dashuria në Internet?

Në realitetin e ri, realitetin virtuel ëdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër njerëz. Komunikimi i drejtëpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën do shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet "sy më sy". Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes Internetit është dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët dhe sociologët.

Si njoftohen njerëzitë?

Të njoftohesh përmes Internetit, kjo nuk është aspak e vështirë. Mjafton të kyqeni në forume, grupe të ndryshme të diskusioneve, dhoma të diskuioneve, dhe për një kohë të shkurtër do të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër nëse keni faqe personale, vet do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe këshu gjithëka fillon me një bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju, dhe natyrisht nëse ajo bisedë bëhet interesante, me të përsëritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për biseda të këtilla është i pafundë.

Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth dhe për një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet në anën tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet, krejt ëka dijmë për personin tjetër janë shkrimet e tija elektronikeë Shumëkush mendon se të dashurohesh përmes internetit pa e njohur fizikisht një person, është njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithëka paraqet rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshtri. Por a është vërtet pikërish kështuë
Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë më shpejtë, nga brenda - jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithëka që personin në anën tjetër të rrjetit e bënë të veçantë.

Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t'i fsheh mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë gjithëka duhet të merret me rrezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofronë mundësi për të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë që dëshirojnë kanë ëasje në të. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.

Cilët janë përparësitë e njohjes përmes Internetit?

-Padyshimë se përparësitë janë më të shumtë, por ne do t'i numërojmë këtu vetëm disa:
1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt botën,
2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e kjo shpesh shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit miqësisë dhe dashurisë.
3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në takimet e drejtëpërdrejta. Njerëzit anojnë t' i zbulojnë më shpejtë mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë mënyrë.
3. Pasi që ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janë më koncize, më përmbajtësore dhe të paramenduara mire.
4. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekzison, ngase gjithnjë del dikush që është në disponim të komunikoj me ju.

Cilët janë mangësitë e njohjes përmes Internetit?

1. Mungesa e gjesteve përcjellëse si: ngjyra e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që flasin shumë, mungesa e afërsisë fizike.
2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.
3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës së shkrimeve në rrjetë).
4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dëshiron të argëtohet në logari tuajin, pastja, gënjimet për punën, luajta e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët, gjininë, moshënë dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që besojnë.
5. Edhepse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive, dëgjimit të zërit etj., prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy, intonimit të zërit dhe vetë fluidi i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh me një person, apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë, madje mund t'ua dërgojnë fotografin e dikujt tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt, shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë etnike, bindjet fetare, gjininë, etj.

Sa është reale dashuria virtuele?

Për t'u përgjigjur se sa është reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë së pari se ëka nënkupton fjala dashuri e vërtetëë E këtë për fat të keq nuk mund ta përshkruajm apo jo. Atë vetëm mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për të cilën dijmë pa pyetur asgjë. Edhepse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur se dijmë ta njohim dashurinë e vërtetë. Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë nuk varet nga ne. Ajo vje kur nuk e presim, dhe shkon kur të dëshiroj vet, papritmas. Dashurinë më kot mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë. ëdo dashuri është unike. Pamundësia e definimit të një ndjenje të tillë e mbështjellë atë me me një vello të misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti është vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe në jetën e përditshme dhe takimet fizike, të gjitha dashuritë nuk janë të vërteta. Disa tregohen si dashuri të mëdha dhe jetojnë përherë, të tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.

E ëka është ajo që na tërhjekë te personi tjetërë ëka e bënë të veëantë personin që e duam prej njerëzve tjerëë Pse është në qendër të vëmendjes sonë personi ynë zgjedhurë Pse na motivon dhe pse ia falim zemrënë Prej ëka përbëhet dashuria e vërtetëë Si të dalohet ajo?

Më duhet të pranoj se nuk e di! Ai apo ajo që mundohet ta përshkruaj dashurinë, thjesht gënjen.
Megjithatë mund të vendosim një paralele deri diku mes dashurisë së vërtetë dhe asaj virutele. Ajo që na tërhjek në dashurinë e jetës reale është se njoftohemi me personin në shkollë, punë, fakultet, qytet, autobus etj. Vëmendjen na e fiton pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët, qëndrimi. Edhepse nuk dijmë shumë e ndjejmë tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë, nën ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën seleksionim në bazë të kritereve të pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të përmendura më lartë. Për këtë në shumicën e rasteve gjurmojmë edhe më tej për t'u bindur se personi që na tërhjek është i/e qëlluar ëfarë e kemi ëndëruar përherë.
Në dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërhjek stili i të shprehurit, reflektimi i personalitetit të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet ngase më shpejtë mësojmë për të, në bazë të ideve, mendimeve të thëna. Këtu njihemi me personalitetin e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi me shpirta të ngjashëm si ne. Dhe e gjith kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë të dashurohemi në tëë Pikërisht sikurse edhe në dashurinë e vërtetë, në bazë të një gjëje të padefinuar, për të cilën din vëtëm zemra. Imagjinata është ajo që i mbushë zbrazëtirat mes reshtave. Rreziku që të jemi të mashtruar është po aq sa edhe në jetën reale të vërtetë.
Edhe në njërën edhe në tjetrën realitet, ëifti njoftohet dhe afrohet përmes bisedës. Në të dyja rastet, të dy partnered përpiqen ta tregojnë anëne vetësa më pozitive. Mua nuk më duket se gjithnjë mund ta lexojmë të vërtetën nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të jemi të bindur se e kemi gjetur personin e vërtetë dhe pas një kohe të vërtetojmë se kemi krijuar lidhje me një njeri të huajë Prandaj kjo është edhe një dëshmi që mundësia e mashtrimit është po aq sa edhe në jetën reale.
Në anën tjetër, gënjeshtrat e servuara përmes komunikimit në Internet më lehtë mund t'i zbulojmë nëse koncentrohemi në fjalët e thëna. Për të na gënjyer dikush, para se të na bëjë të dashurohemi, duhet të ketë motiv të madh dhe të jetë gënjeshtar djellëzisht i mire. Ndërsa në jetën e përditshme, përkundrazi, gënjeshtrat shiten më lehtë, ngase aty vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalë, madje edhe lotët etj?
Kam dëgjuar se kur për të parën here është krijuar biëikleta, mes nesh populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit", orën e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare në Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtësi vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi mes franëezëve madje edhe protesta e demostrata. E kanë gjykuar si diëka shumë të rrezikshme për njerëzimin, destruktive që ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!! Sot e dijmë se sa të shpejtë janë trenat, por askush nuk proteston!

Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, është dukuri e kohës së rë. Shumë ëifte fillojnë me shkrimin e e-mailave, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të kësaj dashurie virtule, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike, pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore... Pra gjithëka zhvillohet si në jetën private. Interneti është vetëm medium që na bashkon. Gjërat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, ëfarë zemre kemi. Natyrish, këtë shkrim po e përfundoj me thënjen: "Nëse dikush më mashtron një here, më vje keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë fajin duhet kërkuar brenda vetes".
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet. Një realitet i ri Empty Re: Dashuria në internet. Një realitet i ri

Mesazh nga Arabela Sun 1 Apr 2012 - 21:22

i paska bere analize te gjere,,,por duhet prauar se njerezit sot jane bere gjithe te zgjuar,,,pa diploma fare bahen artisté dhe artiste,,,aftesia per ta dalluar aktoren nga realja esh shume me e kufizuar se ne realitet,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet. Një realitet i ri Empty Re: Dashuria në internet. Një realitet i ri

Mesazh nga Anakonda Sun 1 Apr 2012 - 23:47

eshgte e vertet qe me an te internetit shum njerez po gjejn dashurin e jetes se tyre,edhe pse shpesh here mund te ndodhin gjera fatale
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet. Një realitet i ri Empty Re: Dashuria në internet. Një realitet i ri

Mesazh nga Sasha Tue 10 Apr 2012 - 17:36

NJE REALITET,PO UN SU BESOJ ASPAK KETYRE DASHURICKAVE
Sasha
Sasha
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 261
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet. Një realitet i ri Empty Re: Dashuria në internet. Një realitet i ri

Mesazh nga Gladiola Mon 23 Apr 2012 - 22:57

Per kete pjese kam nje mos besim extrem,nuk besoj dhe nuk kam per ti besuar ksaj "dashurie",me duket paksa absurde,pa paragjykuar askend,them thjesht ate cfare mendoj une!
Gladiola
Gladiola
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1230
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/04/2012
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet. Një realitet i ri Empty Re: Dashuria në internet. Një realitet i ri

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 23 Apr 2012 - 23:00

S'besoj.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet. Një realitet i ri Empty Re: Dashuria në internet. Një realitet i ri

Mesazh nga Emona Mon 23 Apr 2012 - 23:32

Eямєℓiиdå shkruajti:S'besoj.


As un.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet. Një realitet i ri Empty Re: Dashuria në internet. Një realitet i ri

Mesazh nga Anakonda Mon 23 Apr 2012 - 23:34

se besoj.............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria në internet. Një realitet i ri Empty Re: Dashuria në internet. Një realitet i ri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi