Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

+9
mister.albania
tipi engjellor
il conte
Єямєℓiиdå
Maksi
Labja
Oni
Anakonda
WebMaster
13 posters

Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Dashuria në internet. Një realitet i ri ???

Mesazh nga WebMaster Sun 3 May 2009 - 10:28

[You must be registered and logged in to see this image.]"I dashuri miku im. Më pëlqen t'ia fillon shkrimet e mija sikur të ishin në mesin e bisedës. Unë shtirem sikur të jemi miq të vjetër dhe më të ngushtë, përkundër asaj që ne jemi në të vërtet njerëz të cilët nuk e dijmë emrin e njëri tjetrit dhe se jemi takuar në dhomën e bisedave elektronike, për të cilën ne të dy pretendojmë se kurrë më parë nuk kemi qenë atje.

Ç'farë do të më thotë sot ai, unë mendoj. E kyqi kompjuterin, e pres me padurim deri sa të aktivizohet, futem në lidhje dhe fryma më ndale në mushkëri kur i dëgjoj tri fjalë të vogla: "JU KA ARDHUR POSTA ELEKTRONIKE". Nuk dëgjoj asgjë, asnjë zë nëpër rrugët e Nju Jorkut. Vetëm rrahjet e zemrës sime. Më ka arritur posta elektronike, nga ti."

A është "dashuri e vërtetë" dashuria në Internet?

Në realitetin e ri, realitetin virtuel çdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër njerëz. Komunikimi i drejtëpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën do shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet "sy më sy". Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes Internetit është dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët dhe sociologët.

Si njoftohen njerëzit?

Të njoftohesh përmes Internetit, kjo nuk është aspak e vështirë. Mjafton të kyqeni në forume, grupe të ndryshme të diskusioneve, dhoma të diskuioneve, dhe për një kohë të shkurtër do të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër nëse keni faqe personale, vet do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe këshu gjithçka fillon me një bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju, dhe natyrisht nëse ajo bisedë bëhet interesante, me të përsëritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për biseda të këtilla është i pafundë.

Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth dhe për një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet në anën tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet, krejt çka dijmë për personin tjetër janë shkrimet e tija elektronike? Shumëkush mendon se të dashurohesh përmes internetit pa e njohur fizikisht një person, është njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithçka paraqet rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshtri. Por a është vërtet pikërish kështu?

Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë më shpejtë, nga brenda - jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithçka që personin në anën tjetër të rrjetit e bënë të veçantë.

Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t'i fsheh mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë gjithçka duhet të merret me rrezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofronë mundësi për të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë që dëshirojnë kanë çasje në të. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.

Cilët janë përparësitë e njohjes përmes Internetit?

Padyshimë se përparësitë janë më të shumtë, por ne do t'i numërojmë këtu vetëm disa:

1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt botën,

2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e kjo shpesh shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit miqësisë dhe dashurisë.

3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në takimet e drejtëpërdrejta. Njerëzit anojnë t' i zbulojnë më shpejtë mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë mënyrë.

3. Pasi që ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janë më koncize, më përmbajtësore dhe të paramenduara mire.

4. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekzison, ngase gjithnjë del dikush që është në disponim të komunikoj me ju.

Cilët janë mangësitë e njohjes përmes Internetit?

1. Mungesa e gjesteve përcjellëse si: ngjyra e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që flasin shumë, mungesa e afërsisë fizike.

2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.

3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës së shkrimeve në rrjetë).

4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dëshiron të argëtohet në logari tuajin, pastja, gënjimet për punën, luajta e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët, gjininë, moshën… dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që besojnë.

5. Edhepse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive, dëgjimit të zërit etj., prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy, intonimit të zërit dhe vetë fluidi i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh me një person, apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë, madje mund t'ua dërgojnë fotografin e dikujt tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt, shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë etnike, bindjet fetare, gjininë, etj.

Sa është reale dashuria virtuele?

Për t'u përgjigjur se sa është reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë së pari se çka nënkupton fjala dashuri e vërtetë? E këtë për fat të keq nuk mund ta përshkruajm apo jo. Atë vetëm mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për të cilën dijmë pa pyetur asgjë. Edhepse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur se dijmë ta njohim dashurinë e vërtetë. Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë nuk varet nga ne. Ajo vje kur nuk e presim, dhe shkon kur të dëshiroj vet, papritmas.

Dashurinë më kot mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë. Çdo dashuri është unike. Pamundësia e definimit të një ndjenje të tillë e mbështjellë atë me me një vello të misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti është vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe në jetën e përditshme dhe takimet fizike, të gjitha dashuritë nuk janë të vërteta. Disa tregohen si dashuri të mëdha dhe jetojnë përherë, të tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.

E çka është ajo që na tërhjekë te personi tjetër? Çka e bënë të veçantë personin që e duam prej njerëzve tjerë? Pse është në qendër të vëmendjes sonë personi ynë zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrën? Prej çka përbëhet dashuria e vërtetë? Si të dalohet ajo?

Më duhet të pranoj se nuk e di! Ai apo ajo që mundohet ta përshkruaj dashurinë, thjesht gënjen.

Megjithatë mund të vendosim një paralele deri diku mes dashurisë së vërtetë dhe asaj virutele. Ajo që na tërhjek në dashurinë e jetës reale është se njoftohemi me personin në shkollë, punë, fakultet, qytet, autobus etj. Vëmendjen na e fiton pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët, qëndrimi. Edhepse nuk dijmë shumë e ndjejmë tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë, nën ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën seleksionim në bazë të kritereve të pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të përmendura më lartë. Për këtë në shumicën e rasteve gjurmojmë edhe më tej për t'u bindur se personi që na tërhjek është i/e qëlluar çfarë e kemi ëndëruar përherë.

Në dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërhjek stili i të shprehurit, reflektimi i personalitetit të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet ngase më shpejtë mësojmë për të, në bazë të ideve, mendimeve të thëna. Këtu njihemi me personalitetin e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi me shpirta të ngjashëm si ne. Dhe e gjith kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë të dashurohemi në të? Pikërisht sikurse edhe në dashurinë e vërtetë, në bazë të një gjëje të padefinuar, për të cilën din vëtëm zemra. Imagjinata është ajo që i mbushë zbrazëtirat mes reshtave. Rreziku që të jemi të mashtruar është po aq sa edhe në jetën reale të vërtetë.

Edhe në njërën edhe në tjetrën realitet, çifti njoftohet dhe afrohet përmes bisedës. Në të dyja rastet, të dy partnered përpiqen ta tregojnë anëne vetësa më pozitive. Mua nuk më duket se gjithnjë mund ta lexojmë të vërtetën nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të jemi të bindur se e kemi gjetur personin e vërtetë dhe pas një kohe të vërtetojmë se kemi krijuar lidhje me një njeri të huaj? Prandaj kjo është edhe një dëshmi që mundësia e mashtrimit është po aq sa edhe në jetën reale.

Në anën tjetër, gënjeshtrat e servuara përmes komunikimit në Internet më lehtë mund t'i zbulojmë nëse koncentrohemi në fjalët e thëna. Për të na gënjyer dikush, para se të na bëjë të dashurohemi, duhet të ketë motiv të madh dhe të jetë gënjeshtar djellëzisht i mire. Ndërsa në jetën e përditshme, përkundrazi, gënjeshtrat shiten më lehtë, ngase aty vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalë, madje edhe lotët etj.

Kam dëgjuar se kur për të parën here është krijuar biçikleta, mes nesh populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit", orën e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare në Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtësi vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi mes françezëve madje edhe protesta e demostrata. E kanë gjykuar si diçka shumë të rrezikshme për njerëzimin, destruktive që ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!! Sot e dijmë se sa të shpejtë janë trenat, por askush nuk proteston!

Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, është dukuri e kohës së rë. Shumë çifte fillojnë me shkrimin e e-mailave, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të kësaj dashurie virtule, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike, pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore... Pra gjithçka zhvillohet si në jetën private. Interneti është vetëm medium që na bashkon. Gjërat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, çfarë zemre kemi. Natyrish, këtë shkrim po e përfundoj me thënjen: "Nëse dikush më mashtron një here, më vje keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë fajin duhet kërkuar brenda vetes
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Anakonda Fri 11 May 2012 - 4:08

Epo normale;nuk e kuptojn te shkretet qe dashuria ne internet nuk esht thjesht nje kalkim i kohes se lire;un sbesoj tek dashuria ne internet
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga WebMaster Thu 5 Jul 2012 - 5:37

Me
zhvillimin e teknologjisë së internetit dhe botës së tij, të gjithë janë
bërë pjesë, duke përfituar jo vetëm nga sigurimi informativ por edhe ai
zbavitës. Chatimi dhe takimet online janë bërë pjesë e pandashme e
argëtimit të shoqërisë shqiptare e jo vetëm. Sa realizëm ka në dashuritë
online dhe a u duhet besuar gjithmonë? Midis relativitetit të faktit,
mundësia ekziston deri diku nëse dini të bëni një surf të zgjuar... Në
shekullin e 20-të teknologjia e internetit konsiderohet me të drejtën më
absolute si një ndër arritjet më rezultative për mbarë njerëzimin. Të
mirat që erdhën nga interneti ishin informacioni dhe shpejtësia me të
cilën sigurohej tek çdo njeri. Bollëku informativ të linte të kuptoje që
në këtë sfidë të fundit të gjithë kishin arritur një mirëqenie të
domosdoshme, një luks të paprovuar më parë. Fenomeni i teknologjisë së
fundit "internet" trokiti me të njëjtën shpejtësi marramendëse edhe në
Shqipëri, duke servirur format më novatore "çudibërëse". Përveç
informacionit, shqiptarët ashtu sikurse edhe të huajt filluan të
shijojnë me të njëjtën shpejtësi edhe klubet e shumta shoqërore si
facebook, hi5, jahoo, tagged etj., me anë të të cilave jo vetëm që mund
të krijosh shoqëri të reja por mund të jesh edhe shoku i të gjithëve,
falë mundësive dhe rrugëve të shumta që të ofrohen. Por të qenurit
anëtari më simpatik në facebook e klube të tilla, nuk është e vetmja e
mirë që siguroi interneti. Komunikimi me njëri-tjetrin në kohën më reale
përmes chatimit online ishte ajo që mori votat e të gjithëve. Pikërisht
të chatuarit online dhe sidomos dating apo dashuritë online është edhe
dritarja më interesante që ka siguruar bota e internetit, - një dritare
ku të gjithë kanë filluar të vështrojnë.
Të chatuarit, jo më paragjykim
Jo
më kot u ndala te fakti i të chatuarit on-line, pasi aktualisht, jo
vetëm në mbarë botën por edhe në Shqipëri, fenomeni është shtrirë në
hapësirë të papërmasë. Të chatuarit është bërë një ndër zbavitjet më
interesante jo vetëm për të rinjtë, por edhe për moshat e tjera. Kjo do
të thotë që nevoja për të komunikuar tashmë i ka thyer barrierat e
paragjykimit. Mania 'chat' është një ndër manitë më të fundit që ka
kapur shqiptarët, ku të gjithë, mesatarisht të paktën një orë në ditë do
të përdorin chatin qoftë në zyra, shtëpi, salla interneti, bare apo
kafe. Në fillimet e lindjes së fenomenit, realiteti ishte pak i vështirë
për t'u pranuar, pasi edhe paragjykimet shoqërore dhanë shkëndijat e
tyre. Të komunikuarit është gjëja më normale, ndaj nuk ka shumë rëndësi
nëse bëhet në një formë tjetër. Chati sigurisht është mënyra më e
shpejtë për të transmetuar një mesazh, kësaj radhe ndryshe, përmes
ekranit në kilometrat më të afërt e të largët.
"Takimet" online, moda më e fundit
Paragjykimet
e fenomenit 'chat' kanë lindur prej shoqërisë, e cila me sa duket ka
marrë parasysh mënyrat e shumta që të krijon ai për të qenë "afër"
mijëra të panjohurve. Ajo që është përhapur gjerë pas fenomenit 'chat'
është pikërisht dashuria dhe takimet online. Deri diku duket e
pabesueshme, por në shumë raste rezulton e vërtetë. Të chatuarit është
edhe moda më e fundit e frekuentuar midis të rinjve apo moshave të
ndryshme. Duket se interesi për t'u njohur në bare, pube, palestër, apo
kinema ka rënë duke u zëvendësuar me takimet online. Me pak fjalë, këto
takime janë pak a shumë si një katalog me shumë pasuri, apo një dhomë e
mbushur plot me njerëz. Ndryshimi është se të gjithë të interesuarit
online i kanë bërë dëshirat publike si "thjesht miq", "networking", apo
edhe "lidhje serioze", duke bashkëngjitur edhe preferencat, hobet,
dëshirat apo edhe fobitë, duke ndihmuar kështu në përzgjedhje. Realisht
në shoqërinë e sotme ka shumë pak kohë për jetë personale. Ndaj edhe
mënyrat për të arritur në komunikim dhe gjetjen e një dashurie kanë
tendenca të bëhen në kohë të shkurtër, sa më ekonomike.
Funksionon nëse identifikohesh

chatuarit online mund të jetë pozitiv për të njohur dikë, pasi çdo gjë
nis nga biseda dhe komunikimi. Ekzistojnë avantazhe të ndryshme. Kështu,
mund të jetë mundësia për të hequr dorë përpara se të vendosësh të
dalësh realisht me personin në fjalë. Gjithashtu mund të përfitosh nga
fakti se si dikush është apo ngjan në të vërtetë përmes fotove që
shfaqen në internet. Në fund të fundit mund t'i kursesh vetes "çudinë"
që të jep shpeshherë takimi i parë. Shumica e atyre që janë përfshirë në
takime online kanë vendosur të takohen vetëm pasi kanë parë fotot e
njëri-tjetrit, duke krijuar një ide mbi pamjen dhe outlookun e tyre.
Sigurisht, ka ndodhur atëherë kur ka pasur vërtet tërheqje fizike deri
diku, pasi në të kundërtën është vështirë të ndodhë.
Tregohu i zgjuar
Ajo
që sugjerohet për më tepër është të qenurit i zgjuar dhe i rezervuar në
të njëjtën kohë. Mbi të gjitha mundohuni të jini vetvetja. Nëse do të
tregonit "tjetrin tuaj" ose personin që do të dëshironit të ishit,
atëherë do të dukeshit qesharak. Mos abuzoni duke fantazuar projekte dhe
ëndrra të pabesueshme. Nuk do të funksionojë gjithsesi. Nëse kërkoni që
edhe të tjerët të jenë po aq realë, duhet fillimisht të tregoheni vetë
të ndershëm dhe autentikë. Do ishte qesharake nëse do të dërgonit foton
tuaj të preferuar të gjimnazit - ndërsa realisht mund të ishit jo më pak
se 40 vjeç. Gjithashtu, mos sajoni duke u bërë si person i angazhuar e
karrierist, apo të jetuarit e një jete luksoze e magjepsëse kur në fakt
nuk e keni. Në fund të fundit kërkoni dikë që t'ju ngjajë sadopak, dhe
nuk do ta gjeni nëse "rishpikni vetveten". Besojini sharmit tuaj të
brendshëm. Duke qenë real do të mund t'i krijoni mundësitë edhe personit
përballë jush të jetë sa më real dhe vetvetja. Qëllimi në vetvete është
të funksionojë, sepse takimi online nuk është gjë tjetër veçse mënyra
se si mund të lindë procesi "dashuri".
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Anakonda Sat 7 Jul 2012 - 4:17

dashuria shprehet me an te veprave dhe jo me an te fjales;per te fol jan te gjith por varet se kush e ban realitet
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Oni Wed 8 Aug 2012 - 14:30

Pse jo?
Oni
Oni
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemrat e Djajve
Postime Postime : 632
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/08/2010
Hobi Hobi : Te urrehem

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Labja Thu 9 Aug 2012 - 0:45

un i besoj
Labja
Labja
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Gjakun e zemres te Mamit
Postime Postime : 8252
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/12/2011
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Io anziché fare castelli in aria mi faccio templi nel cuore

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Maksi Thu 9 Aug 2012 - 2:55

jo
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 10 Aug 2012 - 0:53

Kohe e veshtire ti besosh edhe asaj ne realitet pale mo ne internet. JO
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga WebMaster Tue 4 Sep 2012 - 18:43

je farewww of mo te keput shpirti aspak dikur mendoja ndryshe po kur pashe gjerat me syrin e realitetit atehere thash mjaft kujt ti besoj genjeshtres apo reales
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga il conte Fri 19 Oct 2012 - 8:11

Dashuria në internet. Një realitet i ri ???..... Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Temat bashkohen ... serish permbajtja e njejte... dashuria ne internet...
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga tipi engjellor Tue 23 Oct 2012 - 11:15

po njohja ketu e dalja ne realitet ...nuk del e kpus edhe u kry puna....vepren dua ...fjalet ben te i vazhdojm perseri ....
tipi engjellor
tipi engjellor
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 907
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/09/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga WebMaster Tue 23 Oct 2012 - 11:18

Hahaha si eshte puna e virtualitet shiko me sy e plas me zemer ore [You must be registered and logged in to see this image.]
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga tipi engjellor Tue 23 Oct 2012 - 11:26

Klea shkruajti:Hahaha si eshte puna e virtualitet shiko me sy e plas me zemer ore [You must be registered and logged in to see this image.]

keq eshte shume virtualiteti ....dikush pretendon shume a ne tjetren ane ka persona qe ndryshe kane realitetin edhe shume pak e trasmetojn ne virtualitet ...se po te ishin te gjithe te hapur ndryshe do te ishte .....
tipi engjellor
tipi engjellor
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 907
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/09/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga mister.albania Tue 23 Oct 2012 - 21:26

Ka pat shume raste qe edhe jane martu nga virtualiteti
mister.albania
mister.albania
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 1079
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga il conte Wed 24 Oct 2012 - 8:03

Varet nga personi qe eshte ne krahun tjeter te monitorit....
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga WebMaster Wed 24 Oct 2012 - 8:04

Jooooooooooooooooooooooooooooooo [You must be registered and logged in to see this image.]
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga WebMaster Wed 6 Mar 2013 - 11:58

Jo as qe behet fjale nje gje e tille ..Pse sepse e nje e zen pastaj do vi dita te thot i dashuri ku te njoha un ty ne internet sikur ka ndodhur ne disa fakte edhe jan ndare haha hihihi
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Robi dashuris Thu 7 Mar 2013 - 1:58

un besoj qe ka dashuri ne internet, per mos besuesit nuk ka dashuri as ne realitet!

nese je real/e je edhe pik. nese nuk je, esht gabim i atije, e jo i besuesit.

un njoh plotttttttt raste qe jan lidhur ne interrnet e sot jan me kalamaj.

ka plot raste qe nuk jan reale, por fallso...

por per nje njeri te besueshem edhe te sinqerte ka lidhje te sinqerte edhe martesa te sinqerta, lidhje ne permjet interrnetit...

nese dikujt i mungon sinqeriteti, ska as realitet ne realitet ku ai jeton apo cka e rrethon..... sinqeriteti esht kryesorja per njeriun. nes enuk ke sinqeritet i bjer qe te jesh mashtrus/e edhe ne internet edhe ne realitet, mashtrimi mbetet mashtrim... nese un nuk jam isinqerte edhe ketu ne interrnet nuk jam as ne realitetin tim e as me njerzit qe me rrethojne per rreth meje... nese nuk ke sinqeritet ketu harroje se ke edhe ne realitet nuk mund te ndryshosh me dy fytyra.... "petulla ne ftere" (tigan). nese je genjeshtar mbetesh po ashtu, nese je injorant mbetesh po ashtu, e ske se si te ndrishosh... sepse nuk ka si te ndrishojne mendimet edhe biogarfia e njeriut ne cdolloj rastesh edhe rrethanash.... i drejti mbetet i drejte kudo qe te jete....

nese un un genjej ketu, jam po genjeshtar edhe me shoqerine jashte kesja teme.... nese un jam i sinqerte ketu jam i sinqerte edhe me shoqerine jasht kesaj teme! studimi esht ky per njerzit me dinjitet, nese ke moral, je i moralshem, nese nuk ke moral nuk je imoralshem kudo qe te vetesh....!


ku ka me mire qe te njohesh njerze te ndryshem ketu, sepse i jep hapsira mendjes edhe te zgjerohet horizonti yt! rri i mbyllur po ashtu edhe mendjen te mbyllur e ke!

ose esht kjo tjetra te fijohemi si ne kohet e baballareve tone qe ne djep, apo qe ne barke te ne nenes...! nese deshiron realitet ke mundesi ti japesh mundesi vetes ku do qe te jeshe sepse nuk te pengon njeri sot, "rrofte e drejta individuale" mos gjyko, e paragjyko, behu i sinqert me veten e edhe me njerzit qe te rrethojne, se do keshe ardhmeri.
Robi dashuris
Robi dashuris
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Itali torini
Postime Postime : 381
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/01/2013
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : Zemra jote ne doren time!!

https://www.facebook.com/meperqafo

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 7 Mar 2013 - 2:26

Mezi po i besohet ne realitet ditet e sotme....
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga WebMaster Thu 7 Mar 2013 - 7:16

Robi dashuris shkruajti:un besoj qe ka dashuri ne internet, per mos besuesit nuk ka dashuri as ne realitet!

nese je real/e je edhe pik. nese nuk je, esht gabim i atije, e jo i besuesit.

un njoh plotttttttt raste qe jan lidhur ne interrnet e sot jan me kalamaj.

ka plot raste qe nuk jan reale, por fallso...

por per nje njeri te besueshem edhe te sinqerte ka lidhje te sinqerte edhe martesa te sinqerta, lidhje ne permjet interrnetit...

nese dikujt i mungon sinqeriteti, ska as realitet ne realitet ku ai jeton apo cka e rrethon..... sinqeriteti esht kryesorja per njeriun. nes enuk ke sinqeritet i bjer qe te jesh mashtrus/e edhe ne internet edhe ne realitet, mashtrimi mbetet mashtrim... nese un nuk jam isinqerte edhe ketu ne interrnet nuk jam as ne realitetin tim e as me njerzit qe me rrethojne per rreth meje... nese nuk ke sinqeritet ketu harroje se ke edhe ne realitet nuk mund te ndryshosh me dy fytyra.... "petulla ne ftere" (tigan). nese je genjeshtar mbetesh po ashtu, nese je injorant mbetesh po ashtu, e ske se si te ndrishosh... sepse nuk ka si te ndrishojne mendimet edhe biogarfia e njeriut ne cdolloj rastesh edhe rrethanash.... i drejti mbetet i drejte kudo qe te jete....

nese un un genjej ketu, jam po genjeshtar edhe me shoqerine jashte kesja teme.... nese un jam i sinqerte ketu jam i sinqerte edhe me shoqerine jasht kesaj teme! studimi esht ky per njerzit me dinjitet, nese ke moral, je i moralshem, nese nuk ke moral nuk je imoralshem kudo qe te vetesh....!


ku ka me mire qe te njohesh njerze te ndryshem ketu, sepse i jep hapsira mendjes edhe te zgjerohet horizonti yt! rri i mbyllur po ashtu edhe mendjen te mbyllur e ke!

ose esht kjo tjetra te fijohemi si ne kohet e baballareve tone qe ne djep, apo qe ne barke te ne nenes...! nese deshiron realitet ke mundesi ti japesh mundesi vetes ku do qe te jeshe sepse nuk te pengon njeri sot, "rrofte e drejta individuale" mos gjyko, e paragjyko, behu i sinqert me veten e edhe me njerzit qe te rrethojne, se do keshe ardhmeri.

Kur njerezit genjejne ne nje lidhje ne realitet si do i besohet virtualitetit jan shum pak te rall historit qe kan perfunduar bashke .Un per vete ne boten virtuale nuk besoj ne nje dashuri nuk do thote se un genjei nuk do thote se themi genjeshtra thjesht secili ka mendimin e ti te mbaj jeten reale te ndare nga ajo virtualia sepse ne shumicen e rasteve ta morin per dobesi .edhe behet objekt thashethemeje .Prandaj mendohuni mire kut ndjeni dicka per dike pertej ati monitori qe shkruani apo bisedoni .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga T_o_n_i Thu 7 Mar 2013 - 7:29

pak e veshtire ti besosh dikujt pas 1 ekrani.... me mire do ishte live live se kshu i shikon e i prek gjerat vete me dore....
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Klio Thu 7 Mar 2013 - 7:32

Kam degjuar shume qe kan perfunduar ne kurorezim !

Mendoj kjo eshte ceshtje fati, dhe ne realitet ndodh te te mashtrojne, e njejta gje dhe ne virtualitet,varet nga karakteri i njeriut qe te bie te perballesh !
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Burrelsja Sat 18 May 2013 - 20:06

nuk i besoj ksaj reales e jo me virtuales di gje un se kush fshihet pas atij personi qe rrin nfb chat apo forume e thot gjoja se me do

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?! Empty Re: Dashuri në internet...T'i besojmë apo jo?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi